
Dje mediat filluan të raportonin, (ato që janë jashtë kontrollit të Erion Veliajt dhe parave të inceneratorëve), që një tufë drejtorësh, pra komplet komanda menaxhuese e bashkisë së Tiranës po arrestohej.
Drejtorët kryesorë ishin vënë në pranga me urdhër të SPAK-ut për një aferë korruptive, për tendera, prokurime me një kompani në pronësi të dy prej drejtorëve, opozita, nëpërmjet Gazment Bardhit shpalli një histori me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama.
Jo se dikush duhet ta kursejë Olsi Ramën, por është një histori e vjetër, e përsëritur, e cila “rastësisht” ndodhi pikërisht ditën kur po arrestoheshin drejtorët e Veliajt.
Pra, një zhurmë më e madhe për të mbyllur një zhurmë të madhe.
Në fakt, historia e Olsi Ramës, nga shumë zëra edhe brenda opozitës, është një ngjarje e konsumuar. Ka nga ata që artikulojnë një “Babale” numër dy dhe këtë e konfirmoi sot vetë Gazment Bardhi, i cili premtoi me të madhe se do të dërgonte një kallëzim në SPAK dhe kallëzim nuk pati por një shkresë drejtuar Prokurorisë së Posaçme që ta hetonte.
Lind pyetja: Për çfarë duheshe dje historia e Olsi Ramës?
Kjo pasi në fakt opozita kishte në dorë një armë të fuqishme, armikun e saj që e kishte akuzuar pafund, që ishte Erion Veliaj. Dhe këtij të fundit dje i ra e gjithë bashkia doli institucion hajdutësh me dokumenta.
Nuk ka më drejtorë në Bashkinë e Tiranës, u arrestuan, janë nëpër burgje. Lali ka shpikur disa të rinj, ndaj dhe historia është mjaft e thjeshtë.
E pakta është se opozita shpiku një “Babale” për të goditur SPAK-un.
Disa javë më parë thanë se SPAK e kontrollonte Edi Rama sepse ka burgosur Sali Berishën, më pas thanë që e ka përdorur Erion Veliaj se kishte burgour një drejtor të Belinda Ballukut.
Tani që arrestohen njerëzit e Erion Veliaj nuk thonë asnjë fjalë, opozita, partia e Berishës, Gazment Bardhi & Co. nuk thonë asnjë fjalë, por nxjerrin historinë e Olsi Ramës.

Më e pakta është që kjo histori banale, që po mbjell një “Babale” të dytë, të jetë një skemë e qartë kundër SPAK-ut për të ulur besueshmërinë e këtij institucioni në hetimet që po kryen.
Më e shumta një ortakëri e Sali Berishës me Erion Veliajn për të nxjerrë një goditje frontale ndaj kryeministrit dhe vëllait të tij që të hiqet vëmendja nga drejtorët e arrestuar.
Në të dyja rastet, opozita duket se ajo që mendon se do të fitojë është thjesht dhe vetëm një humbje e regjistruar, sepse përtej të qenit frontale me faktet dhe dokumentet e luftës kundër korrupsionit dhe krah SPAK, për personat që po marrin përgjigje përballë drejtësisë, shkon dhe shpik “Babale” për të mbijetuar.
Se si shkoi “Babalja” i parë, këtë e dimë të gjithë, por tani me këtë të dytin duket se do të jetë edhe më qesharake historia.
Ajo që kërkohet nga opozita është të mbështesë drejtësinë, jo të justifikohet dhe të shpikë instrumenta për ta goditur SPAK, ndodh sepse opozita nuk pranon që zyrtarë të lartë të pushtetit të korruptuar, të Erion Veliajt, të Edi Ramës dhe kujtdo tjetër të ndodhen pas prangave pa një pult të shtypur politik.
Ky është rasti, të paktën jo më i keqi, por më skandalozi kur opozita vret veten e saj me një zhurmë më të madhe, e cila në fakt i kthehet asaj në vetëpushkatim./ CNA
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ashtu si kreu...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Oktavian Sherban, në nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerin...
Dje SPAK-u, pas vendimeve të dhëna nga GJKKO-ja, zbato...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Himarës ësht...
Të premten është mbledhur Këshilli Bashkiak i Himarës për ...
Arlind Qori, drejtuesi i "Lëvizjes Bashkë", ka reaguar...
Analisti Andi Bushati foli mbrëmjen e sotme për akuzat...
Një makineri vjedhjeje! Kështu e ka cilësuar analis...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi këtë të e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është sh...
Me dirigjim nga Erion Veliaj, në mediat e paguar nga a...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi t'i par...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka drejtuar g...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka “shitu...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti, Belind Kël...
Ministra, ish-ministra, kryebashkiakë, drejtorë e zyrt...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...