Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Me dirigjim nga Erion Veliaj, në mediat e paguar nga afera e inceneratorëve dhe Bashkia e Tiranës kanë filluar publikimet e qëndrimeve të drejtorëve të arrestuar pas vendimeve nga GJKKO dhe hetimeve të SPAK-ut.
Mediat e Veliajt e kanë ditur edhe çfarë kanë thënë drejtorët përpara prokurorëve sot, kur në fakt ata sot janë ndaluar dhe ende s’janë marrë në pyetje.
Sipas mediave të inceneratorëve dhe Veliajt, ata kanë deklaruar se akuzat janë politike nga PD-ja, PL-ja dhe Ilir Meta apo Belind Këlliçi.
“Une Redi Molla, jam Inxhinier Ndërtimi i diplomuar ne Itali, me një karrierë të gjatë në Itali dhe në Shqipëri. Për 4 vjet kam drejtuar UKT me rezultate të shkëlqyera dhe gjatë gjithë kohës që kam qenë në detyrë kam respektuar ligjet e vendit, dhe kam dhënë maksimumin tim. Sot u vura në dijeni për akuzat e ngritura ndaj meje nga SPAK - deklaroj me bindje të plotë që për këto akuza jam i pafajshëm, dhe nuk kam asnjë lidhje interesash me kompaninë në fjalë.
Ky sulm ka nisur ndaj meje prej më shumë se një viti, i frymëzuar politikisht nga PD dhe PL, dhe më vjen keq që pjesë e këtij presioni kanë ranë jo vetëm mediat, por dhe Prokuroria. Pres që drejtësia të veprojë shpejt dhe drejtë dhe pafajësia ime të vërtetohet nga gjykata. Do vazhdojë këtë betejë në çdo instancë i bindur tek pafajësia ime”, ka thënë sipas tyre Molla.

Ndërsa Mariglen Qato ka deklaruar: “Unë Mariglen Qato jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat dhe nuk kam bërë asnjë veprim të kundërligjshëm. Në ushtrimin tim të detyrës, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin.
Ndjehem i keqardhur që SPAK ka rënë pre e presionit politik të Ilir Metës dhe Belind Këlliçit, që kanë nisur këtë sulm politik ndaj meje prej muajsh, pa asnjë fakt real. Mbetem besimplotë që ky proces të mbarojë sa më shpejt, drejtësia të bëjë punën e saj dhe e vërteta e pafajësisë time të dalë në dritë".

Në fakt, ky duket qëndrim i njëjtë si ai i Sali Berishës, i cili thotë SPAK-u më akuzon me akuza politike të montuara nga Rama.
Veliaj dhe drejtorët e tij pretendojnë se janë akuza të Sali Berishës, Këlliçit dhe Ilir Metës.
Të dy palët duhet ta ndajnë mendjen se po bëjnë lëmsh dynjanë.
I kujt është ky SPAK-u, që sipas Saliut e kontrrollon Edi Rama dhe sipas Veliajt, e kontrollon Saliu?
Ndajeni mendjen dhe nuk ju shkon, jeni dhe politikanë me eksperiencë.

Kështu thjesht tregoni që SPAK qenka në rregull dhe hajdutët pas prangave s’kanë çfarë të shpresojnë më.
Thjesht Veliaj po i mban me gajret siç mbajtën Lefter Kokën, i cili po vuan vitin e tretë pas hekurave bashkë me Alqi Bllakon, megjithëse i gënjyen se do rrinin pak muaj që po bëhen disa vite.
Edhe drejtorët e Veliajt rrezikojnë akuza mjaft të forta dhe dënime që mund të shkojnë deri në 8 vite.
Taulant Tusha pas urdhër-arrestit të sotëm ka çështjen e dytë në SPAK, ndërsa Mariglen Qato po hetohet përveç dosjes 5D edhe për çështjen e dherave në inceneratorin e Tiranës.
Drejtori i tretë, Redi Molla është i vetmi që nuk është në detyrë. Në fakt në hetim janë dhe dy drejtorë të tjerë E. T. i kallëzuar dhe E. K. i dyshuar për disa çështje në SPAK.
Këtë herë, Berisha dhe Veliaj janë bashkë, mendojnë që të parin e burgosi i dyti dhe ushtarët e të dytit i burgosi i pari./ CNA
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi t'i par...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka drejtuar g...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka “shitu...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti, Belind Kël...
Ministra, ish-ministra, kryebashkiakë, drejtorë e zyrt...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pas 7 orësh ë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se ka halle të mëdha ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një video-mesazhi ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një video-mesazhi ...
Biznesmeni i varreve, Indrit Sefa, i cili ka kandiduar...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në prote...
Kryeministri Edi Rama, në premierën e “Tirana nga Ajri...
Kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të mërkure, ka nxj...
Drejtuesit politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi...
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e PE-së, Isa...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm, Taula...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Turizimit, Mire...
Kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, nga qelia, në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...