Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi këtë të enjte se si vëllai i kryeministrit Edi Rama lidhet me grupin e kokainës në Xibrakë.
Sipas Bardhit, vëllai i kryeministrit dhe drejtuesit e narkotrafikut përdorën të njëjtën makinë 18 herë.
Për këto akuza ka ardhur një reagim nga Olsi Rama. Ai deklaron se akuzat ndaj tij janë politike, ndërsa pretendon se nuk janë të vërteta.
Olsi Rama e cilëson Bardhin si një të paburrë që po bën teatër kukullash.
Reagimi i plotë:
Nuk jam as i shokuar, as hiç i habitur nga kjo rinxjerrje e një akuze të përsëritur vite më parë prej një njeriu që nuk ka lënë pjesë të familjes time pa prekur paburrërisht. Futja e njerëzve të familjes tonë - nga babai i ndarë nga jeta para se sa Edi të merrte detyrën, tek i biri kur ishte vetëm 10 vjeç - në çorbën e thashethemeve dhe akuzave nga më monstruozet që kundërshtarët e tim vëllai i sajojnë se s’dinë se si ta mundin atë me votë, është një mizerabilitet njerëzor që ne fatkeqësisht e kemi pranuar si një realitet, por të cilin duhet me doemos ta ndryshojmë sa nuk është shumë vonë.
Deri më sot nuk kisha marrë asnjëherë mundimin t’ju përgjigjesha akuzave drejt meje i ndërgjegjshëm se këto ishin dhe janë pjesë e baltës poltike ndaj tim vëllai e jo ndaj meje. Kush më njeh e di sa i pastër jam dhe sa kjo baltë nuk më përket, ndaj dhe nuk kam dashur ta hedh mbrapsht.
Të njohësh njerëz dhe madje edhe të udhëtosh me ta në ndonjë rast apo në shumë raste, nuk është as diçka për të cilën duhet t’i marrësh leje apo t’i japësh llogari kujt, as diçka që të bën fajtor për çfarëdo faji dikush prej tyre mund të kryejë në jetën e tij personale.
As nuk e mohoj dhe as kam asnjë arsye ta fsheh që unë kam njohur në distancë një nga personat në fjalë, po aspak atë për të cilin me aq zell e dëshirë më akuzon ky kanakari i atij sharlatanit famëkeq që na ka sulmuar me qindra herë familjen, ndërsa bën tani prokurorin politik për një çështje të hetuar dhe të gjykuar ku unë s’kam kurrfarë lidhje.
Megjithatë s’është as puna ime, as natyra ime të jap e marr me burra që siç thotë populli, “s’kanë ç’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit”. Unë kurrë s’kam pasur punë me këtë shtet që kur ika në vitin e mbrapshtë 1997 në kushtet e kërcënimit të jetës dhe pasi jam kthyer në këtë vend ku drejtoj klubin e futbollit “Partizani”.
Jam krenar për tim vëlla, e votoj me kënaqësi si pjesë e shumicës së shqiptarëve për kaq vite dhe ia bëj hallall pjesën time të baltës familjare për shkak të detyrës së tij. Po as jam përfshirë ndonjëherë me politikë, apo me hallet e punës së tij dhe as i kam shkuar ndonjëherë në zyrë, apo kam kërkuar ndonjëherë prej tij ose ministrave të tij ndonjë favor. Për shembull, më vjen keq që prej vitesh klubi “Partizani” kërkon pa sukses nga Ministria e Mbrojtjes, kthimin e disa barakave të shkatërruara të ushtrisë në terren sportiv, për t’ia bashkëngjitur kompleksit sportiv që Presidenti i klubit e ka investuar vetë dhe asgjë nuk lëviz Në vitin 2025 Shqipëria do të mikpresë Europianin e të rinjve U-17 dhe stadiumi i Partizanit është përzgjedhur si një nga stadiumet e këtij kompeticioni që vjen për herë të parë në Ballkan. Uroj që qeveria t’ia japë më në fund “Partizanit” ato barraka që kalben mbi tokë pa asnjë ushtar rrotull tyre, që klubi ynë të krijojë një hapësirë të re të gjelbër për shumë djemtë e vajzat që luajnë futboll.
Ndërsa për sa i takon lidhjeve të mia me drogën, ato janë po aq të vërteta sa lidhja me të vërtetën e këtij të paburrit që më akuzon. Kështuqë dhe kaq sa i kushtova këtij teatri kukullash e shpenzova vetëm në emër të dinjitetit të rolit tim si drejtues i një klubi futbolli, ku racizmi dhe droga konsiderohen armiq të njeriut dhe shoqërisë./ CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është sh...
Me dirigjim nga Erion Veliaj, në mediat e paguar nga a...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi t'i par...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka drejtuar g...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka “shitu...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti, Belind Kël...
Ministra, ish-ministra, kryebashkiakë, drejtorë e zyrt...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pas 7 orësh ë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se ka halle të mëdha ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një video-mesazhi ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një video-mesazhi ...
Biznesmeni i varreve, Indrit Sefa, i cili ka kandiduar...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në prote...
Kryeministri Edi Rama, në premierën e “Tirana nga Ajri...
Kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të mërkure, ka nxj...
Drejtuesit politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi...
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e PE-së, Isa...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm, Taula...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...