Si e vlerësojnë shqiptarët punën e qeverisë?
Një në tre shqiptarë (36,2) e vlerëson pozitivisht pun...

Zhgënjimi është i madh te kandidatët nga Ballkani Perëndimor që duan anëtarësim në BE. Prej dekadash atyre u premtohet anëtarësia, por për arsye të ndryshme nuk ecet përpara. Papritur Ukraina dhe Moldavia parakalojnë shtetet e Ballkanit. Në kohë rekord ato bëhen vende kandidate të BE-së.
Zhgënjimi është i kuptueshëm, por ai bazohet në supozime të gabuara. Në të ardhmen në zgjerimin e BE-së do të bëhet fjalë për gjeopolitikë, për mbrojtjen nga etjet imperiale të presidentit rus. Nuk bëhet fjalë më - si në rastin e Ballkanit Perëndimor dhe në masë të madhe rastit special Turqisë - për një përafrim politik dhe ekonomik të shoqërive aspiruese me standardet e BE-së.
Sfidë e nevojshme
Me vendimin historik për dhënien e statusit kandidat një vendi gjeografikisht kaq të madh si Ukraina, e cila gjendet në luftë, BE bën një ridimensionim të politikës së saj. Ky hap përmban rreziqe politike, siç u shpreh edhe politikani me përvojë, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. Por rreziqe që duhen marrë parasysh. Ata që duan të guxojnë më pak, si Franca, Holanda, Portugalia, edhe Gjermania ngushëllojnë veten, se ky hap për momentin nuk kushton dhe një anëtarësim i vërtetë i Ukrainës pas vitesh negociatash i përket një të ardhmeje të papërcaktuar.
Ky hap historik për një kohë do të ketë efekt pozitiv edhe për vendet kandidate të Ballkanit. Sepse për BE-në rëndësi ka për momentin të zmbrapsë ndikimin rus dhe kinez në rajon. Kriteret e pranimit që kërkohen me kaq rreptësi kanë për t'u zbutur disi. Bllokada e panevojshme dhe bezdisëse e Bullgarisë duhet të marrë fund shpejt. Nuk mund të vazhdohet më kështu, që një vend i BE-së problemet e brendshme politike i shfryn duke marrë peng procesin e anëtarësimit. Jo vetëm Bullgaria, edhe Greqia dhe Franca aty ku iu është përshtatur kanë vendosur veton në këtë proces.
Ballkani duhet t'i zgjidhë vetë problemet e veta
Duhet thënë se problemet e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor kanë të bëjnë vetëm në një masë të caktuar me BE-në. Pengesat më të mëdha duhet t'i mënjanojnë vetë vendet kandidate - kthimin në demokraci të stabilizuara, shteti ligjor, zgjidhja e konflikteve me fqinjët - këto probleme nuk i zgjidh BE-ja. Këto duhet t'i zgjidhin vetë këto vende. Bosnje-Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Shqipëria kanë akoma rrugë për të bërë në këtë drejtim.
Do të kishte qenë sigurisht pozitive, nëse 26 vendet e BE-së do të kishin dalë të bashkuar kundër Bullgarisë dhe do t'i kishin çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Parimi i unanimitetit e ka penguar këtë. Në këtë kuptim Samiti në Bruksel sërish ishte një shans i humbur, për t'i dhënë një hov të ri motivimit europian në Ballkan. Por ai dërgoi një sinjal shumë të fuqishëm në drejtim të Rusisë: BE-ja, me gjithë vështirësitë, është e gatshme të ngrihet mbi veten dhe të pranojë Ukrainën. E Moska nuk mund ta ndalë këtë.

Presion për reformim të BE-së
Ky hap i guximshëm do ta ndryshojë BE-në. Ajo duhet të bëhet e aftë për pranime të reja, duhet të lehtësojë proceset e vendimmarrjes. Ndryshe nuk ka për të pranuar dot anëtarë të rinj. Kjo nuk është ndonjë gjë e re, por asgjë nuk është bërë vitet e fundit. Në BE janë shtuar populistët euroskeptikë për shkak të krizës financiare, të borxheve dhe refugjatëve dhe ka rënë aftësia pranuese. Nuk dihet, nëse shoku gjeopolitik me luftë që nisi Rusia do të jetë një pikë kthese në këtë trend apo do ta përforcojë atë.
BE këtë herë duhet ta bëjë më mirë se në rastin e Turqisë, po ashtu një vend i madh potencial për në BE, që pjesërisht në vitin 2005 po për shkaqe gjeostrategjike do të pranohej. Në rrjedhën e këtij procesi të gjatë Turqia ka kaluar në kampin autokratik dhe nuk ka shans që në një të ardhme të parashikueshme të bëhet anëtare. Kjo nuk duhet të përsëritet me Ukrainën./DW
Një në tre shqiptarë (36,2) e vlerëson pozitivisht pun...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në...
Sonte në emisionin “Open” ka pasur një debat mes gazetarit...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka njoftuar se në datën 7 ...
Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, ka komentuar deklara...
Kryetarja e LSI-së pasi paralajmëroi një tjetër dosje ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se opozita g...
Deputeti socialist, Etjen Xhafaj, i ftuar në emisionin “Lo...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka “hedhur poshtë” d...
Kryetarja e LSI-së paralajmëroi dorëzimin e një tjetër...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është përplasur ...
Kryeministri Rama po krijon një frymë antieuropiane dh...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është e ftuar mb...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka deklaruar se e k...
Ish-zv/presidenti amerikan, Mike Pence, deklaroi se ad...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaraj, ka komentuar zh...
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka komentuar zhvi...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundi...
Ekspertja e integrimit europian, Ilda Zhulali, komento...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashp...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...