Berisha, akuza Ramës dhe prokurorëve të SPAK-ut/ “Do të nis procesin kundër bastardit dhe larove të tij”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryemin...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza sot ndaj prokurorëve të SPAK-ut, ku është shprehur se Edi Rama dhe larot e tij, Irena Gjoka, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, shkelin Kushtetutën.
Krajën, Berisha e quajti një xhelat të Sigurimit të Shtetit, i cili sipas tij është një kriminel me të shkuar të zezë.
"Prokurori xhelat i Sigurimit të Shtetit, Kraja që është larguar nga drejtësia me ligjin e lustracionit, iniciativë e Sali Berishës, asokohe President republike dhe që qëndron sot në detyrë si një zuzar, pa ligj dhe moral, në dhunim flagrant të ligjit organik të prokurorisë, i cili i bazuar në nenin 6 të Kushtetutës, e nxjerr jashtë shërbimi këtë kriminel për të shkuarën e tij të zezë", u shpreh Berisha.
Ndërsa, për prokuroren Millonari ai nënvizon se ka lidhje me bandat e krimit dhe është një skllave e Taulant Ballës.
"Prokurorja Enkeleda Millonai, e denoncuar dhjetëra herë nga Sali Berisha për lidhjet e saj me bandën e Elbasanit, dhe që si skllave e Taulant Bego Yaris, mban prej vitesh në sirtar, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dosjen e padisë kundër Taulant të saj, duke i mohuar të drejtën kushtetuese qytetarit kundërshtar dhe paditës të Taulant Bego Yaris, në mënyrë që ai të mos ngrejë padi në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut për Taulantin e saj", shprehet Berisha.
Ai hodhi akuza edhe ndaj gjykatëses Irena Gjoka, e cila ka vendosur ndaj tij masën "detyrim paraqitje" për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani".
"Edi Rama me gjykatësen e shkarkuar për korrupsion nga Sali Berisha, lexoi një trakt të shkruar në zyrat e tij, sipas të cilit, masa e sigurimit personal, e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit, të dhëna ndaj personit Sali Berisha, nuk përbëjnë heqje lirie personale, por një kufizim lirie për të dalë jashtë shtetit. Kjo deklaratë nuk është bërë në Fenianin e Kimit, por në Tiranën e bastardit të xhelatit Kristaq Rama dhe banorët e fermës së tij oruelliane, për të cilët lëvizja nuk është formë themelore e lirisë së individit, dhe për rrjedhojë ndalimi i lëvizjes së individit jashtë shtetit nuk është formë e heqjes së lirisë. Jo për Edi Ramën, edhe njëherë bastardin e xhelatit Kristaq Rama, as dhe për larot e tij Gjoka, Kraja, Millonai që shkelin Kushtetutën në germë dhe frymë, por në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe në një proces gjyqësor shekulli kundër Edi Ramës, rikujtoj se Kushtetuta, në nenin 73, pika dy, sanksionon se deputetit nuk mund t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme, pa autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë", tha Berisha./CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryemin...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rea...
Pas marrëveshjes me Italinë për ngritjen e një kampi e...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, u pyet nga gaz...
Ambasadori i BE, Luigi Soreca, deklaroi gjatë konferencës ...
Zv/kryeministrja Belinda Balluku u shpreh gjatë prezan...
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, në një konferencë të...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, në një konferencë të...
Një situatë kaotike u krijua në seancën plenare të kësaj t...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi...
Për herë të parë në historinë e pluralizimit shqiptar ...
Deputetja Jorida Tabaku reagoi ashpër ndaj qeverisë pë...
Mazhoranca votoi projektligjet pa u ndikuar nga rrëmuja që...
Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbylles së seancës plena...
Vetëm 17 minuta ka zgjatur seanca plenare e kësaj të enjte...
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka vijuar seancën plenar...
Situata në Kuvend shfaqet e tensionuar. Pas flakadanëve të...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në seancën plenar...
Opozita, për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pl...
Vijon kaosi në seancën e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit, L...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...