Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i është drejtuar me një mesazh Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me rastin e çeljes së sesionit parlamentar 2023-2024.
Teksa u uron deputetëve një fillim të mbarë të sesionit të ri parlamentar, Presidenti Begaj shpreh vlerësimin për punën dhe iniciativat e parlamentit, në mazhorancë apo opozitë, dhe nënvizon se çelja e këtij sesioni e gjen Shqipërinë përpara sfidave për zgjidhjen e të cilave Kuvendi ka një rol thelbësor.
Duke u ndalur te cilësia e dialogut politik, Presidenti Begaj vlerëson se cilësia e shkëmbimeve të ideve mes krahëve politike, po aq sa përfshirja në diskutime konstruktive, fatkeqësisht lë ende shumë për të dëshiruar.
“Dua t’ju përcjell kërkesën e qytetarëve tanë, të cilët kanë nevojë që t’ju shohin e t’ju dëgjojnë tek diskutoni për të tashmen e të ardhmen e tyre, pa humbur kohë me personalizimin e debateve dhe fyerjeve reciproke, skena këto që i zhgënjejnë, i bëjnë pesimistë dhe i distancojnë ata nga politika,” - shprehet Presidenti Begaj.
Kreu i shtetit vazhdon më tej në mesazhin e tij:
"Thirrja ime është e thjeshtë: kthejeni Kuvendin në hapësirën e pajtimit dhe në vendin e debateve konstruktive, ku profesionistë të ndryshëm, media, studentët, shoqëria civile, diaspora dhe përfaqësuesit e shtresave të ndryshme sociale e të pakicave kombëtare, të kenë dëshirë të përfshihen për t’u dhënë një shtysë të fortë reformave për integrimin evropian dhe zhvillimin social-ekonomik të vendit.”
Presidenti e konsideron një problem serioz atë të emigrimit të të rinjve dhe të shtetasve të miredukuar e mirëkualifikuar. Duhen ndërmarrë iniciativa ligjore për një zhvillim të qëndrueshëm në fushat prioritare dhe në sektorët strategjikë të ekonomisë së vendit, jo duke plotësuar vetëm nevojat aktuale të shoqërisë, por duke mbajtur në konsideratë edhe brezat e ardhshëm.
“Promovimi i rritjes ekonomike gjithpërfshirëse, me qëllim që të përfitojnë të gjithë shqiptarët kërkon konkurrencë të ndershme, çmime të pranueshme, shërbime cilësore dhe personel të miredukuar dhe të mirëkualifikuar,” - thotë në mesazhin e tij Presidenti.
Sipas Kreut të shtetit, problemeve të zhvillimit ekonomik apo të mosshfrytëzimit të potencialit territorial në disa zona, i shtohen edhe problemet me sistemin arsimor, shëndetësor, si dhe të shërbimeve administrative e sociale. Shëndetësia mbetet në kërkim të rrugës së zhvillimit të qëndrueshëm që fillon me ofrimin në kohë dhe me cilësi të shërbimeve për qytetarët, vlerësimin e figurës së mjekut e infermierit, si dhe me infrastrukturën e cilësinë e ambienteve mjekësore.
Arsimi ka përmirësime të dukshme në disa nivele, por tashmë është nevojë urgjente përmirësimi i mësimit të gjuhës amtare në shkollat publike apo në institucionet private. Për Kreun e shtetit, arsimi shqiptar ka nevojë për politika të vazhdueshme në mbështetje të cilësisë së mësimdhënies dhe nxënësve, studentëve e akademikëve.
“Kuvendi me përfshirjen e të gjitha palëve duhet të kthejë çështjen e nivelit të edukimit dhe të kërkimit shkencor në prioritet kombëtar.”
Barazia gjinore është gjithashtu një çështje e rëndësishme në nivel kombëtar. Teksa në nivel përfaqësimi, sektori publik ka hedhur hapa pozitivë, përmirësimi i legjislacionit për barazinë gjinore nuk e ka ndryshuar situatën e grave në vështirësi ekonomike dhe keqtrajtimi e dhuna mbeten prezente.
Në mesazhin e tij Presidenti Begaj përmend edhe lirinë e medias, që ka rol thelbësor në një shtet demokratik, ndaj gazetarët duhet të kenë çdo mundësi të raportojnë të lirë, si punën e organeve publike, ashtu edhe problematikat e qytetarëve.
Duke u ndalur te drejtësia, Presidenti Begaj shprehet se:
“Rezultatet e reformës në drejtësi janë të dukshme dhe është e domosdoshme që të gjitha forcat politike dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, njëzëri të ofrojnë mbështetje për përparimin e kësaj reforme që i vendos fjalën epilog tranzicionit dhe shënjon një vijë të qartë ndarëse mes të kaluarës dhe së ardhmes.”
Shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit duhet të jenë çështje jo vetëm të agjencive ligjzbatuese, por duhet të mbështeten thelbësisht nga Kuvendi përmes nismave që synojnë identifikimin, parandalimin dhe ndëshkimin e fenomeneve korruptive që privojnë dhënien dhe garantimin e të drejtave themelore të qytetarëve dhe bizneseve.
Në vëmendjen e Presidentit Begaj në mesazhin drejtuar Kuvendit janë dhe sfidat e sigurisë, ku veçon atë të sigurisë kibernetike.
“Sulmet e përsëritura kanë treguar se jemi ende të brishtë ndaj luftës hibride dhe mbrojtjes së kufijve në sistemet digjitale. Ju ftoj të rishikoni dhe të hartoni dokumente strategjike, si Strategjia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, si dhe të miratoni akte konkrete për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave dhe interesave kombëtare.”
Në kuadrin e sfidave të sigurisë dhe të politikës së jashtme, Presidenti ripërsëriti se Aleanca Euroatlantike është boshti dhe themeli i politikës së jashtme dhe asaj të mbrojtjes të Shqipërisë, dhe se integrimi evropian është dhe mbetet prioritet strategjik. Roli dhe përgjegjësitë e Kuvendit mbeten të patjetërsueshme për përparimin e agjendës evropiane dhe për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së.
Presidenti Begaj thekson në fjalën e tij se:
“Orientimi ynë i qartë euroatlantik është një shtysë më tepër për të qenë faktorë paqeje e mirëqenieje në rajon, ku Shqipëria qëndron e vendosur në mbështetje të integritetit territorial të Kosovës dhe të së ardhmes së saj euroatlantike, sikurse edhe ndaj faktorit shqiptar në tërësi. Ndaj, një ndërveprim edhe më i ngushtë bazuar në interesat kombëtare është i nevojshëm në këtë drejtim.”
Kreu i shtetit fton deputetët në aktivizimin më të madh të diplomacisë parlamentare, veçanërisht në forcimin e faktorit shqiptar në rajon, i cili është element kyç në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë: “Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, me frymë e vizion euroatlantik, në mënyrë që shqiptarët kudo që jetojnë në rajon të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre.”
Në fund të mesazhit të tij, Presidenti Begaj ndalet dhe te diaspora, të cilën e konsideron aset të vyer të vendit, dhe që meriton të jetë e integruar plotësisht në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit.
“Qeveria, Parlamenti, bashkë me Institucionin e Presidentit, duhet të bashkërendojnë forcat që diaspora të kthehet në burim zhvillimi për vendin. Një hap themelor në këtë drejtim është marrëveshja për kuadrin ligjor, që do të realizojë bërjen realitet të votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, jo më vonë se në zgjedhjet e ardhshme,” – shprehet Presidenti Begaj./ CNA
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatb...
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment...
Luzim Basha mbajti dje mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ...
Disa ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha denon...
Kryetari i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashk...
Lulzim Basha u rikthye disa muaj më parë, duke theksua...
Në kuvendin e Lulzim Bashës dihej që do të kishte “spektak...
Ish kandidati për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi ka dek...
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka paralajmëruar qytetarët dhe d...
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së , Gazmen...
Sot, Lulzim Basha, njeriu i pakicës së pakicës brenda ...
Lulzim Basha nuk iu ndahet skenareve. Këtë herë i ka v...
Lulzim Basha e ka pranuar publikisht që ka luftuar për kar...
Lulzim Basha është katandisur me 9 “petritë”. Edhe sot...
Ish kryeministri Sali Berisha nuk e përjashtoi mundësi...
Ish deputeti dhe ish kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka iro...
Sot, Lulzim Basha, i njohur si “humbësi serial”, do të...
Deputeti Saimir Korreshi ka zbuluar prapaskenat në Par...
Prej disa ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano është sh...
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...