Nuk shtohen/ Kjo është arsyeja pse nuk duhet të shkulni kurrë një thinjë
Sa herë që shkulni një thinjë edhe më shumë do të rriten n...

Është vlerësuar se në SHBA, 2.5 në 1000 njerëz divorcohen çdo vit. Ndërsa shkaku i çdo divorci është kompleks dhe i lidhur me një mori faktorësh. Psikologët kanë qenë në gjendje të gjurmojnë një sërë sjelljesh që duket se kanë një lidhje të ngushtë me divorcin e një çifti.
Një nga ekspertët kryesorë për këtë çështje është dr.Xhon Gotman, profesor i psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit, që është marrë për dekada të tëra me kërkimet mbi parashikimin e divorceve dhe stabilitetin e martesave. Në librin e tij “Çfarë e parashikon divorcin?”, botuar për herë të parë në vitin 1993, ai përshkroi 4 nga sjelljet më problematike në komunikim që mund të parashikojnë nëse çiftet e martuara do të ndahen:
Përbuzja: Mosmarrja seriozisht e shqetësimeve të partnerit, e shprehur shpesh përmes gjesteve si sharja, sarkazma, humori i hidhur, shikimi plot qesëndi, tallja etj.
Kriticizmi: Sulmet e vazhdueshme ndaj karakterit, besimeve, personalitetit, pamjes fizike apo veprimeve të partnerit.
Kalimi gjithmonë në pozita mbrojtëse: Mohimi i përgjegjësisë kur një nga partnerët përballet me kritika apo këshilla.
Shndërrimi në një pengesë të pakapërcyeshme: Shkëputja e plotë e komunikimit, duke e injoruar apo duke u sjellë me partnerin sikur jeni shumë i zënë.
Gotman i quan këta faktorë “Katër Kalorësit e Apokalipsit”. Bazuar në 7 studime, ku janë përfshirë qindra çifte, Gotman pretendon se është e mundur të parashikohet me mbi 90 për qind saktësi se cilat çifte do të divorcohen dhe cilat do të qëndrojnë së bashku.
Përtej llojeve të personalitetit, këta 4 faktorë luajnë një rol të madh në suksesin e martesave, argumenton ai. “Çiftet që kishin të 4 faktorët e rrezikut, u divorcuan mesatarisht 5.6 vite pas martesës, ndërsa çiftet e shkëputur emocionalisht u divorcuan mesatarisht 16.2 vite pas martesës”, - thuhet në faqen e internetit të Gotman.
Sipas hulumtimit të tij, faktori më vendimtar është përbuzja, pasi ky është parashikuesi më i fortë për një martesë që përfundon me divorc. Fatmirësisht ai ka identifikuar disa kundërhelme të mundshme ndaj këtyre sjelljeve toksike. Në një periudhë afatshkurtër, përbuzja mund të lehtësohet nga njerëzit që përshkruajnë ndjenjat dhe nevojat tuaja për çdo lloj çështjeje të caktuar.
Njerëzit duhet të përpiqen të shmangin përdorimin e deklaratave që fillojnë me “ti”, të cilat mund t’i bëjnë partnerët të ndihen të fajësuar apo të sulmuar. Ndërkohë në terma afatgjatë, është e rëndësishme të zhvillohet një kulturë e dashurisë dhe admirimit për njëri-tjetrin. Megjithatë, ia vlen të kujtojmë se divorci nuk parashikohet vetëm nga psikologjia, por edhe nga një sërë faktorësh kulturorë, ekonomikë dhe ligjorë.
Që nga shekulli XIX, shkalla e divorceve në SHBA ka pësuar një sërë kulmesh dhe rëniesh, të cilat kanë pasur një lidhje të ngushtë me tendencat shoqërore më të gjera. Ndryshimi më dramatik në përqindjet e divorcit ndodhi në vitet 1970, kur në shumë shtete divorci u bë ligjërisht më i lehtë./ Përshtatur nga CNA.al
Sa herë që shkulni një thinjë edhe më shumë do të rriten n...
Një psikoterapist dhe ekspert i marrëdhënieve ka zbuluar t...
Një sëmundje e re e shkaktuar ekskluzivisht nga plastika ësh...
Konfirmimi i ekzistencës së jetës jashtëtokësore, do i...
Nëse mendoni se njerëzit janë thjesht të mirë nga natyra, ...
Zyrtarët egjiptianë të antikiteteve thonë se kanë konfirmu...
Shumë besojnë se është thjesht një mit, të tjerë një reali...
Negociatat për ngritjen e një paneli ekspertësh të Kombeve...
Ne njerëzit duket se kemi një marrëdhënie dashuri-urrejtje...
Ndryshimet e temperaturës dhe shkurtimi i ditës në dimër bë...
Faqja e rezervimit të udhëtimeve Omio, ka zbuluar destinaci...
E keni dëgjuar gjëegjëzën e vjetër: “Cila ka ekzistuar e p...
Më shumë pemë shpëtojnë jetë! Në këtë përfundim ka arritur...
Pavarësisht nëse besoni apo jo te fati, është e vërtetë që...
Gjetja e dhuratës për personin tuaj të zemrës është një pr...
Një imazh i ri mahnitës i Mjegullnajës Tarantula (aka 30 D...
Zakonisht hënat e plota janë faza të cilat ndodhin afërsis...
Gjeografia është një fushë magjepsëse. Ajo përfshin gjithç...
“A mos je i zbehtë nga lodhja, nga ngjitja në qiell dhe sh...
Ndërsa bota po hapet përsëri ndaj udhëtime ndërkombëtare, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...