Kompania që ka shkatërruar jugun
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...

Gjykata e Vlorës ka vendosur të pezullojë nga detyra 4 oficerë të policisë rrugore dhe masën “detyrim paraqitje” për një tjetër me akuzën për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Katër oficerët e policisë, Armir Xhafaj, Renols Mataj, Taulant Kasa, Endri Kasaj, kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me masa administrative jo në proporcion me shkeljen e kryer drejtues të ndryshëm automjetesh; kanë falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari si dhe kanë dekonspiruar operacionet e rrugorëve.
Njoftimi i plotë:
"Më datë 25.07.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masat e sigurimit ndaj 5 punonjësve të policisë në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
Në kuadër të procedimit penal nr. 216/2022 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, i ndjekur me metodat speciale të hetimit për një periudhë disa mujore, regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj;
1. Inspektor R. M., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
2. Inspektor A. XH, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
3. Inspektor E. K., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
4. Inspektor T. K., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish punonjësit të policisë;
5. M. Ç., ish punonjës policie në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
Nga hetimi i kryer në kuadër të këtij procedimi penal është arritur të dokumentohet me prova ligjore se këta shtetas, në disa raste të ndryshme kanë marrë shuma parash për të mos evidentuar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nga qytetarët, duke mos u vënë masë administrative, me qëllim përfitimin e shumave të parave, si edhe kanë fallsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari në kundërshtim me ligjin, duke sjellë si pasojë dëm të konsiderueshëm ekonomik dhe cënimin e interesave të ligjshëm të shtetit.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90."/ CNA.al

Tre shqiptarë janë dënuar me mbi katër vjet burg në Be...
Një turist 37-vjeçar nga Polonia ka ndërruar jetë në s...
Gazetarja Klodiana Lala komentoi situatën e krijuar ng...
Dy emigrantë shqiptarë dhe një serb kanë rënë në prang...
Një fëmijë 4 vjeç ka rënë nga kati i dytë i banesës ku...
Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë,...
Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Ndërshen dhe Orosh...
Më datë 25.07.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka ekze...
Gjatë një operacioni policor janë vënë në pranga dy kontro...
Katër punonjësit e postës së policisë në Velipojë, të cilë...
Policia në Pogradec ka vënë në pranga shtetasin D.A., ...
Të shtëna me armë zjarri u raportuan mesditën e së die...
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në një fshat...
Një person e ka pësuar nga policia, pasi kreu manovra ...
Gjykata e Shkodrës ka marrë sot vendimin për të liruar 14 ...
Policia e Vlorës ka dalë me një reagim zyrtar për të s...
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka lënë ...
Ish-shefi i Rendit dhe 13 punonjësit e tjerë të policisë j...
Të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e sotme në qyt...
Mbrëmja e së premtes u përgjak nga një atentat mafioz. Ng...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...