
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Rusinë se do të ketë “pasoja” për ata që u përfshin në organizimin e zgjedhjeve “të paligjshme” në rajonet ukrainase të pushtuara nga Kremlini, ndërkaq Gjermania tha se ka mundësi që blloku të vendosë sanksione të reja.
Votimet u mbajtën gjatë fundjavës.
Moska pretendoi më 11 shtator se partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, ka fituar zgjedhjet lokale në zonat ukrainase të pushtuara nga Rusia.
Brukseli dënoi votimet që tha se paraqesin “edhe një manifestim të shkeljes së ligjit ndërkombëtar”, duke shtuar se nuk do të njohë as mbajtjen e të ashtuquajturave “zgjedhje”, e as rezultatet e tyre.
“Ne fuqishëm e kundërshtojmë këtë përpjekje të kotë të Rusisë për të legjitimuar ose normalizuar kontrollin e saj të paligjshëm ushtarak dhe tentativën për aneksimin e pjesëve të territoreve të Ukrainës”, u tha në deklaratë.
“Udhëheqja politike e Rusisë dhe ata që u përfshin në organizim do të përballen me pasoja për këto veprime të paligjshme”.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë tha se mund të pritet që BE-ja të sanksionojë personat e përfshirë në organizimin e votimeve.
Që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, BE-ja ka vendosur 11 runde sanksionesh ndaj Moskës dhe personave të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.
Votimi për legjislaturat e instaluara nga Rusia në pjesët e pushtuara paligjshëm në rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës nisi më 8 shtator dhe përfundoi më 10 shtator.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Rusisë tha më 11 shtator se partia udhëheqëse në shtet, Rusia e Bashkuar, ka fituar shumicën e votave në rajonet e pushtuara ukrainase. Asnjë prej rajoneve ku janë mbajtur votimet nuk janë nën kontrollin e plotë të Moskës.
Në shtator të vitit 2022, Rusia tha se ka aneksuar katër rajone, pjesërisht të pushtuara, pasi u organizuan referendume të rreme. Ukraina dhe shtetet perëndimore refuzojnë të pranojnë rezultatet e këtyre referendumeve të rreme./ REL
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ...
Një histori e pazakontë është publikuar nga The Mirror. B...
Presidenti amerikan Joe Biden është shfaqur i rraskapitur ...
Ministria e Mbrojtjes në Taipei njoftoi se 26 avionë kinez...
Në samitin e Procesit të Bërdo-Brionit, të mbajtur në ...
Armenia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitjet ...
Kremlini ka konfirmuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut, K...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Greqia ësh...
Një raporti i ri i Europol-it ka ngritur alarmin mbi ekzis...
Një avion u rrëzua sot gjatë një shfaqjeje ajrore në Hunga...
Momente paniku kanë përjetuar banorët e Marokut për tërmet...
Prej ditësh Greqia ndodhet nën ujë për shkak të motit të k...
Të premten, në mbrëmje, pak pas orës 23:00, Maroku u g...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si ...
Ekipet e kërkim-shpëtimit po luftojnë me kohën teksa gërmo...
Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami kanë paralajmëruar të hën...
Pas tërmetit katastrofik në Marok, ky vend dëshiron fillim...
Numri i vdekjeve të konfirmuara nga përmbytjet e fundit në...
Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 janë një seri sulmesh ...
Foshjat binjake, një djalë dhe një vajzë, të sapolindur në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...