Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Armenia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake që kanë zemëruar Moskën. Stërvitjet po mbahen në kohën e rritjes së tensioneve midis Jerevanit dhe Azerbajxhanit fqinj lidhur me rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.
Ministria e Mbrojtjes së Armenisë tha se stërvitjet e quajtura “Eagle Partner 2023” nisën më 11 shtator me qëllim të përgatitjes së forcave armene për pjesëmarrje në misione paqeruajtëse ndërkombëtare.
Kolonel Martin O'Donnell, zëdhënës i komandës amerikane, tha se stërvitjet “janë një mundësi vitale për ushtarët nga të dyja shtetet që të ndërtojnë një raport të ri në nivelin taktik dhe të rrisin ndërveprimin për operacionet paqeruajtëse”.
Stërvitjet po mbahen në Zar dhe në Armavir afër Jerevanit dhe do të përfundojnë më 20 shtator. Ushtria amerikane tha se 85 ushtarë të saj dhe 175 armenë po marrin pjesë në stërvitje. Ushtria e SHBA-së tha po ashtu se në stërvitje janë përfshirë edhe armët e rënda.
Rusia, që udhëheq Organizatën së Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO) ku bën pjesë edhe Armenia, ka shprehur shqetësime lidhur me stërvitjet e përbashkëta që po mbahen në kohën kur raportet mes Moskës dhe Jerevanit kanë shfaqur shenja të dobësimit.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, më 10 shtator shprehu keqardhje lidhur me “veprimet e udhëheqjes armene” duke thënë se nuk pret “asgjë të mirë” nga stërvitjet e përbashkëta, ndërkaq zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia “do të monitorojë situatën”.
Më 8 shtator, Ministria e Jashtme ruse ftoi në takim ambasadorin armen për të protestuar “hapat jomiqësorë” të ndërmarra nga Jerevani, përfshirë edhe stërvitjet ushtarake.
Në Jerevan, ndërkaq, kryeministri Nikol Pashinian akuzoi Rusinë se ka dështuar të mbrojë Armeninë lidhur me atë që ai e cilësoi si agresion të vazhdueshëm nga Azerbajxhani.
Rusia ka forca paqeruajtëse në rajon, që mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes që i dha fund luftës që Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan më 2020 – lufta e dytë që këto dy shtete kanë zhvilluar që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
Por, Jerevani ka akuzuar forcat paqeruajtëse ruse se po dështojnë të mbrojnë armenët në Nagorno-Karabak, një enklavë që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por që është e banuar nga afër 120.000 armenë etnikë./ REL
Kremlini ka konfirmuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut, K...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Greqia ësh...
Një raporti i ri i Europol-it ka ngritur alarmin mbi ekzis...
Një avion u rrëzua sot gjatë një shfaqjeje ajrore në Hunga...
Momente paniku kanë përjetuar banorët e Marokut për tërmet...
Prej ditësh Greqia ndodhet nën ujë për shkak të motit të k...
Të premten, në mbrëmje, pak pas orës 23:00, Maroku u g...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si ...
Ekipet e kërkim-shpëtimit po luftojnë me kohën teksa gërmo...
Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami kanë paralajmëruar të hën...
Pas tërmetit katastrofik në Marok, ky vend dëshiron fillim...
Numri i vdekjeve të konfirmuara nga përmbytjet e fundit në...
Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 janë një seri sulmesh ...
Foshjat binjake, një djalë dhe një vajzë, të sapolindur në...
Fotot e turbullta të një burri të parregullt që mban një "...
Ministria e Kulturës shpalli 5 vite më parë marrjen në mbr...
Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka lëshuar m...
Qytetarët grekë kanë mbajtur një tubim në sheshin Sintagma...
Policia në Holandë arrestoi mijëra aktivistë të klimës gja...
Të mbijetuarit e tërmetit më vdekjeprurës të Marokut në më...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...