Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Në samitin e Procesit të Bërdo-Brionit, të mbajtur në Shkup, më 11 shtator, Kosovës dhe Serbisë iu bë thirrje që të mos ndërpresin komunikimin, përderisa takimi në Maqedoninë e Veriut u fokusua në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Në një konferencë për media, presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, u pyet nëse është më e rëndësishme zgjidhja e çështjeve të hapura për shtetet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian apo plotësimi i kritereve për anëtarësim. Ai tha se të dyja janë të rëndësishme.
“Ekzistojnë çështje të hapura, veçanërisht mes Serbisë dhe Kosovës, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën. Këto janë dy procese që zhvillohen paralelisht dhe në të njëjtën kohë dhe dua të ritheksoj se mendoj që bisedimet kanë vlerë dhe më e keqja ndodh kur ndërpriten linjat telefonike, ajo është vdekje, vdekje për dialogun, për komunikimin për mirëkuptimin e ndërsjellë, por edhe për keqkuptimin, kur ndodh diçka e tillë. Një nga momentet më të rëndësishme në kohën e fundit ka të bëjë me identitetin dhe vetë respektin e vendeve të këtij rajoni, kjo është kur Ukraina mori statusin e kandidatit para Bosnjë-Hercegovinës, kjo ishte e pashpjegueshme, por ja që ndodhi”, tha Millanoviç.
Në takimin e Procesit të Bërdo-Brionit morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani; presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj; presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç; presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar; presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç; anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiç, Denis Beqiroviç dhe Zhelka Cvijanoviç, dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç.
Presidentja Osmani e cilësoi si një prej takimeve “më konstruktive të procesit të Bërdo-Brionit që e kemi pasur ndonjëherë”, duke theksuar se kryefjalë e samitit ishte integrimi evropian.
“Çështjet bilaterale që i kemi me Serbinë, diskutohen në forume të tjera”, tha Osmani kur u pyet nëse është diskutuar për raportet Prishtinë-Beograd.
Ajo sërish fajësoi Serbinë se ka nxitur tensionet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, teksa shtoi se masat që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave për çtensionim, duhet të hiqen. Kroacia, sipas saj, është një prej shteteve anëtare të bllokut, që duhet të jetë ndër të parat që kërkojë diçka të tillë.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Vuçiç, e cilësoi takimin në Shkup si “korrekt dhe të mirë” dhe theksoi se aty nuk u fol për raportin e shtetit të tij me Kosovën.
“Prishtina dhe ne i lamë problemet tona për të enjten [takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi që do të mbahet në Bruksel], kështu që sot u fol më shumë për raportet e vetë rajonit të Ballkanit Perëndimor ndaj BE-së sesa për çdo gjë tjetër”, tha Vuçiç, duke shtuar se në takimin e liderëve u diskutua për mundësitë ekonomike dhe për tejkalimin e problemeve në të ardhmen.
Në anën tjetër, presidenti maqedonas, Pendarovski, gjatë konferencës për media me Millanoviçin dhe presidenten sllovene, Pirc Musar, tha se në raport me aspirata e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, ekziston një disbalancë e madhe ndërmjet kritereve tradicionale për hyrje në bllok dhe marrëdhënieve bilaterale me së paku dy fqinjët e Shkupit.
“Shpresojmë se kjo do të ndryshojë së shpejti, sepse nëse në Ballkanin Perëndimor insistoni që mosmarrëveshjet thjesht bilaterale të zgjidhen, veçanërisht nëse ato bazohen në histori dhe emocione, atëherë asnjë vend nga Ballkani Perëndimor nuk do të hyjë kurrë në Bashkimin Evropian”, u përgjigj ai në pyetjen se a është më e rëndësishme zgjidhja e çështjeve politike mes shteteve që synojnë anëtarësimin në bllok apo plotësimi i kritereve që kërkohen nga Brukseli.
Presidentja e Sllovenisë, Pirc Musar, theksoi se e ardhmja e të rinjve mbetet në fokus të zhvillimeve të vendeve të rajonit. Ajo shtoi se pas samitit të Bërdo-Brionit do të iniciohen hapa konkretë, sikurse përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj katastrofave natyrore.
“Kemi identifikuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në roamingun e Evropës, si dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmin e Bashkimit Evropian për përgjigje ndaj katastrofave natyrore”, tha ajo.

Procesi i Bërdo-Brionit është një nismë sllovene-kroate, e ndërmarrë në vitin 2010 nga Borut Pahor, atëbotë kryeministër i Sllovenisë.
Qëllim i saj është forcimi i besimit të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë i këtij rajoni në BE.
Presidenti Pendarovski, të dielën, ka organizuar një darkë për presidentët e shteteve pjesëmarrëse me përjashtim të presidentit të Serbisë, Vuçiç, i cili pjesëmarrjen e ka paralajmëruar për të hënën, ditën e mbajtjes së samitit.
Udhëheqësit e shteteve të procesit Bërdo-Brioni takohen të paktën një herë në vit.
Në samitin e vitit të kaluar, që u mbajt në Bërdo të Sllovenisë, pjesë e konkluzioneve të miratuara ishte thirrja drejtuar Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave, ndërsa Bosnje e Hercegovinës statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.
Vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024, ndërsa Bosnje-Hercegovina e ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar./ REL
Armenia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitjet ...
Kremlini ka konfirmuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut, K...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Greqia ësh...
Një raporti i ri i Europol-it ka ngritur alarmin mbi ekzis...
Një avion u rrëzua sot gjatë një shfaqjeje ajrore në Hunga...
Momente paniku kanë përjetuar banorët e Marokut për tërmet...
Prej ditësh Greqia ndodhet nën ujë për shkak të motit të k...
Të premten, në mbrëmje, pak pas orës 23:00, Maroku u g...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si ...
Ekipet e kërkim-shpëtimit po luftojnë me kohën teksa gërmo...
Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami kanë paralajmëruar të hën...
Pas tërmetit katastrofik në Marok, ky vend dëshiron fillim...
Numri i vdekjeve të konfirmuara nga përmbytjet e fundit në...
Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 janë një seri sulmesh ...
Foshjat binjake, një djalë dhe një vajzë, të sapolindur në...
Fotot e turbullta të një burri të parregullt që mban një "...
Ministria e Kulturës shpalli 5 vite më parë marrjen në mbr...
Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka lëshuar m...
Qytetarët grekë kanë mbajtur një tubim në sheshin Sintagma...
Policia në Holandë arrestoi mijëra aktivistë të klimës gja...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...