"Lufta" me zjarret/ Demo: Bonusi për zjarrfikësit do të shpërndahet brenda muajit korrik
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, zhvil...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, zhvil...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se është thelbësore të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës në veri të Kosovës ndërsa u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të shmangin retorikën nxitëse dhe Kosovës të bashkërendohet me mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet në veri.
Ai i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në selinë e NATO-s në Bruksel, pas një takimi në të cilin është diskutuar situata në veri të Kosovës ku në fund të muajit maj mbi 90 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse mbetën të plagosur në përleshjet me protestuesit serbë që kundërshtonin zbatimin e rezultateve të zgjedheve lokale të bojkotuara nga partitë serbe.
“Mirëpresim hapat e fundit të ndërmarra nga Prishtina për të ulur tensionet, përfshirë uljen e numrit të pjesëtarëve të policisë së posaçme në veri dhe planet për të organizuar zgjedhjet e reja komunale. Por, është thelbësore të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm prandaj u bëj thirrje të gjitha palëve që të shmangin retorikën nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi edhe në linjë me angazhimin e tyre”, tha ai.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se rajoni ka nevojë për NATO-n si garantues i paqes dhe mbrojtës i demokracisë. Ajo tha se për shkak që Kosova është një sukses historik i NATO-s, ka forca keqdashëse aq të vendosura për të sfiduar dhe dëmtuar atë.
“Kosova dhe rajoni rrezikojnë të shndërrohen në një pikë zjarri për shkak të ndikimit keqdashës të Rusisë dhe agjendës destabilizuese të zgjatimeve të saj. Kosova po përjeton ndërhyrje të përsëritura të huaja të paligjshme dhe pengim të vazhdueshëm të autoritetit dhe sovranitetit të saj legjitim në veri të vendit. Kjo në shumë raste ka çuar në agresion”, tha ajo duke nënvizuar se veriu i Kosovës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë integrale e Kosovës.
“Ne nuk do të lejojmë që veriu i Kosovës të bëhet fushëbetejë për arritjen e ambicieve hegjemoniste të autokratëve rajonalë. Në vend të kësaj ne jemi të përkushtuar për integrimin e mëtejshëm të komuniteteve lokale, duke ruajtur të drejtat e garancitë kushtetuese dhe duke u ofruar atyre mundësi socio-ekonomike për të përparuar”, tha ajo.
Sekretari Stolteberg tha se në përputhje me angazhimin e Prishtinës nga viti 2013, çdo vendosje e Forcave të Sigurisë në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e KFOR-it. Ai tha se pret këshillim me kohë dhe kuptimplotë edhe për çdo veprim të policisë së Kosovës që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë, ndërsa theksoi se ky nuk është kriter i ri por është qëndrim i misionit të NATO-s për një kohë të gjatë.
“Çdo zbarkim i forcave të posaçme kërkon miratim të KFOR-it dhe ka nevojë për konsultim të afërt mes autoriteteve të Prishtinës dhe KFOR-it për çfarëdo angazhimi që mund të ndikojë në pozitën tonë dhe sigurinë në Kosovë", tha ai, duke ju referuar një marrëveshjeje ndërmjet ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe ish kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të hyjë në veriun e banuar me shumicë serbe “pa një pajtim paraprak” të forcave paqeruajtëse të NATO-s.
“Megjithatë dakordimi i vitit 2013 përqendrohet vetëm në Forcat e Sigurisë së Kosovës, polica e Kosovës ka më shumë se dy dekada që vepron dhe e ushtron madantin e saj kushtetues në të gjithë territorin e Kosovës", tha presidentja Vjosa Osmani.
Zoti Stolteberg tha se NATO-ja mbështetë fuqishëm dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe mirëpret takimin e paralajmëruar nga Bashkimi Evropian për javën e ardhshme ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Kjo kërkon durim, qëndrueshmëri dhe kompromis. Kjo është gjithashtu mundësia që Kosova të tregojë se është një aktor përgjegjës që punon në mënyrë konstruktive në dobi të sigurisë euro-atlantike”, tha ai.
Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova mbetët e përkushtuar në dialog me Serbinë dhe përmbushjen e detyrimeve të saja por kërkoi nga ndërmjetësuesit një qasje të baraspeshuar në mes palëve, si parakusht për suksesin e procesit./ VOA
Bilanci i fataliteteve në Greqi po shtohet me kalimin e ko...
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk planifikon të marrë...
Sekretari Antony Blinken vazhdoi të enjten vizitën në Ukra...
Ligjvënësit amerikanë, të cilët të martën u kthyen nga pus...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe P...
Numri i viktimave nga stuhitë e fuqishme të shiut që kanë ...
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha se ai ...
Shkencëtarët kanë arritur struktura të ngjashme me embrion...
Situata në Greqi e shkaktuar nga përmbytjet duket e rëndua...
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6.2 ballësh ka god...
Kur milingonat e zjarrit për herë të parë emigruan nga Ar...
Në gusht, Moldavia i përzuri 35 diplomatë rusë dhe anëtarë...
Një ish-ushtar i dyshuar për vepra terroriste është arrati...
Bashkimi Europian ka vënë në shënjestër Apple, Amazon dhe ...
Punëtorët e Kinës janë njohur prej kohësh për punë të gjat...
SHBA do t'i japë Ukrainës predha antitank të uraniumit të ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Bruksel. ...
NATO ka thënë se qëndron në “solidaritet të fortë” me Ruma...
Katër muaj pasi juria vendosi se ish presidenti Donald Tru...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Një sipërfaqe e madhe në fshatin Drizë të Fierit është për...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Autoritetet e Kosovës njoftuan se më 30 qershor zhvilluan ...
Europa Jugore po përjeton ditë të vështira për shkak të zj...
Kina ka njoftuar se një nga nëndetëset e saj ka testuar me...
Kanë nisur zyrtarisht ceremonitë e lamtumirës për ish-Udhë...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...