
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk planifikon të marrë pjesë në samitin e grupit të 20 vendeve më të industrializuara në botë, G20, përmes video-lidhjes, ka thënë të enjten Kremlini.
Sipas zyrtarëve rusë, Putin nuk do të udhëtojë në Nju Delhi për takimin e G20-ës, sepse dëshiron të qëndrojë në Moskë dhe të koncentrohet në luftën në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se në vend të Putinit, në samit do të marrë pjesë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Në gusht, Putin ka marrë pjesë në samitin e BRICS-it (Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut) që është mbajtur në Johanesburg, por vetëm përmes video-lidhjes.
Ai nuk ka marrë pjesë fizikisht, për shkak të një fletarrestimi të lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale lidhur me dyshimet për krime lufte, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
Nuk është komentuar nëse shqetësime të njëjta ka pasur Putin edhe për udhëtimin eventual në Indi.
Putin pritet t’iu kushtojë vëmendje këtë fundjavë edhe zgjedhjeve rajonale që do të mbahen në Rusi.
Zgjedhjet do të mbahen edhe në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
As Ukraina, as shumica e vendeve të botës nuk i njohin zgjedhjet që do të mbahen në zonat e pushtuara.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Sekretari Antony Blinken vazhdoi të enjten vizitën në Ukra...
Ligjvënësit amerikanë, të cilët të martën u kthyen nga pus...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe P...
Numri i viktimave nga stuhitë e fuqishme të shiut që kanë ...
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha se ai ...
Shkencëtarët kanë arritur struktura të ngjashme me embrion...
Situata në Greqi e shkaktuar nga përmbytjet duket e rëndua...
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6.2 ballësh ka god...
Kur milingonat e zjarrit për herë të parë emigruan nga Ar...
Në gusht, Moldavia i përzuri 35 diplomatë rusë dhe anëtarë...
Një ish-ushtar i dyshuar për vepra terroriste është arrati...
Bashkimi Europian ka vënë në shënjestër Apple, Amazon dhe ...
Punëtorët e Kinës janë njohur prej kohësh për punë të gjat...
SHBA do t'i japë Ukrainës predha antitank të uraniumit të ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Bruksel. ...
NATO ka thënë se qëndron në “solidaritet të fortë” me Ruma...
Katër muaj pasi juria vendosi se ish presidenti Donald Tru...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, ...
Shtëpia e Bardhë paralajmëroi më 5 shtator se Koreja e Ver...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...