web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mero Baze and Carlo Bollino attack justice to save Erion Veliaj

2026-05-26 19:17:00, Editorial CNA

Mero Baze and Carlo Bollino attack justice to save Erion Veliaj

The Erion Veliaj case is expected to be discussed again in the High Court soon, where the defendant, the acting mayor of Tirana, has requested the replacement of the security measure. In two consecutive days, yesterday and today, the media attack has immediately begun, as CNA has mentioned on many occasions.

As soon as there is a court decision to be announced or a hearing to be held, Erion Veliaj's media, mainly Carlo Bollino's "Shqiptarja" and Mero Baze's "Tema", begin their attacks on justice. They are so "fantastic", in their own way, because only they can compare the incomparable and link everything to Erion Veliaj. To justify that they only have personal issues with Erion, they also take Ilir Meta to their defense, they also include Ilir Beqjan, they are afraid to mention Berisha, but they forget many others. First, they forget that the theses they use have no connection or parallelism with Erion Veliaj.

Erion Veliaj is not in prison for fun and the system is not controlled by the opposition, nor is it controlled by the government in general. It is the majority, the Socialist Party is in power, it made the reform, they all voted for it together. These people act as if the Democratic Party is in power and Sali Berisha put Erion in prison.

They compare it to arrests in the US, to prisons, to people suspected of terrorism, to cases of various prosecutors that have nothing to do with the Erion Veliaj case. Simply and only that there are some people who have been found innocent. Yes, there are dozens of people who have been found innocent by SPAK. There are many people whose charges have been dismissed. There are many officials, including mayors who have been declared innocent and other officials who have been declared innocent. The case of the Mayor of Devoll, Eduard Duro, and Jonaid Myzyri who requested the dismissal of the SPAK case, but they do not compare them to these. They compare them to those abroad.

No, Veliaj, procedurally speaking, if you don't know that, if you know this, justice is being jeopardized. A banal attack on justice, and their most spectacular thing is that they turn to SPAK for everything, they don't deal with the court.

Në fakt, vendimet në Shqipëri i jep gjykata, nuk i jep SPAK-u. Në burg nuk të mban SPAK-u. Nuk mundet, SPAK-u ngre akuzën, në burg të mban gjykata. Dhe sa për tezat e tyre që ka padrejtësi. Si ka mundësi që këta megafonë të pushtetit, megafonë të Erion Veliajt nuk shqetësohen për veprimet e Policisë së Shtetit dhe prokurorive të rretheve, të cilat kanë mbushur burgjet plot e përplot. Nuk thonë asnjë llaf, thjesht dhe vetëm e përdorin në ajër, SPAK-u, SPAK-u, “drejtësia në emergjencë”, që hyri sipas tyre në momentin që u arrestua Veliaj.

Se deri para një viti pa u arrestuar Erion Veliaj, nuk ishte në emergjencë drejtësia, nuk kishte akuza politike, nuk e thoshin këtë qëndrim për Ilir Metën, nuk e thoshin këtë qëndrim për Sali Berishën, nuk e thoshin këtë qëndrim për Ilir Beqajn, nuk e thoshin këtë qëndrim për Arben Ahmetajn. Nuk e kishin këtë qëndrim për asnjë nga zyrtarët e arrestuar që qenë në kërkim apo të akuzuar për çështje penale. Çdo akuzë ndaj drejtësisë dhe çdo sulm me shkrime, që të bëjnë për të qeshur dhe që tregojnë mercenarizëm të pështirë politik, filloi ditën që u arrestua Veliaj dhe jo vetëm nga ata të dy, se ata të dy e dinë sa vlejnë.

Mjafton të bësh ndonjë sondazh e t’i pyesësh shqiptarët dhe del sa është pesha e tyre në opinionin publik se janë kthyer në zëdhënës të një zdromsi që ndodhet në burgun e Durrësit. Thelbi është shumë i thjeshtë. Thelbi i çështjes është: këta akuzojnë në momentin që ka gjyqe. Këta shkruajnë për këto çështje në momentin që ka gjyqe Erion Veliaj. Këta shkruajnë për këtë çështje duke e hedhur poshtë drejtësinë në momentin që u arrestua Erion Veliaj. Këta janë të provuar me dokumente zyrtare se janë paguar nga Erion Veliaj. Këta janë të provuar me fakte zyrtare se këta janë përfitues nga detyra që ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë Erion Veliaj. Kjo është e vërteta, asgjë më shumë sesa kaq.

Kjo është fytyra e Carlo Bollinos, kjo është fytyra e Mero Bazes, të kthyer në ushtarë të paepur të Erion Veliajt kundër drejtësisë. Dhe asnjë nuk shqetësohet për qytetarët siç e thamë më lart, për veprimet e policisë apo të prokurorive të rretheve që i kanë mbushur burgjet plot e përplot me individë për çështje krejt banale, për shkak të presionit dhe egërsisë që tregon pushteti. Që i shërbejnë pikërisht Mero Baze dhe Carlo Bollino, mjafton t'iu krahasosh pasurinë e tyre ditën që ka ardhur në pushtet Partia Socialiste me pasurinë që kanë sot, t'i marrësh në tatime dhe në QKB me deklarimet që bëjnë.

Nuk po merremi me ato mbi dorë e nën dorë dhe e kupton thjesht se si këta individë janë kthyer në makineri të propagandës së pushtetit dhe janë gati të dalin lakuriq të llahtarisin dhe të tmerrojnë dynjanë, thjesht dhe vetëm për t'i shërbyer zdromsave në burgun e Durrësit duke sulmuar drejtësinë. Nuk është se drejtësia nuk ka probleme, por ta sulmosh për llogari të njeriut që ka 13 akuza të rënda penale, ta sulmosh se ai direkt apo vëllai i tij të paguan. Ta sulmosh sot drejtësinë kur dje ke thënë se kjo është e duhura, ta sulmosh sot duke përzierë dhe Ilir Metën po të kesh frikë të përmendësh emrin e Sali Berishës. Ta sulmosh këtë drejtësi të cilës dje i ke ngritur lavde, që ka kapur disa të tjerë dhe i ka futur në burgje, po këta të tjerët s'duhet t'i futë dhe që kur i ndodh Erionit, obobo ç’na ndodhi.

Ndaj jemi përballë një fakti, që po sulmojnë drejtësinë në mënyrë të vazhdueshme, në momentet kur ka gjyqe, për të ushtruar presion ndaj gjykatave, ashtu siç bën dhe avokati i pandehur Plarent Ndreca. Një marri e pandalshme që nuk është parë dhe nuk është dëgjuar më parë, vetëm mediet e Erion Veliajt dhe Erion Veliaj apo avokatët e tij janë të këtij stili, duke ia tejkaluar dhe formatit të Berishës. Ndoshta janë shumë më keq akoma sesa ka qenë Saliu përballë drejtësisë atëherë kur këto medie dhe këta propagandistë të cilët “fërkonin barkun” dhe lavdëronin drejtësinë kur godiste Berishën, kur godiste Metën, kur godiste ata të cilët Rama urdhëroi se kishin gabuar që kishin ngrënë dardha pas shtëpine. Dhe gjithçka ndryshoi kur u arrestua Erion Veliaj.

Këta janë jo thjesht dhe vetëm të pandalshëm. Nuk janë “të çmendur”, se të ishin të çmendur kollaj ishte ajo punë. Problemi është që këta janë gati të shërbejnë edhe si shkatërrimtarë të asaj beteje që po bëhet me korrupsionin në Shqipëri, duke u bërë bashkëpunëtorë në mbrojtjen e të akuzuarve për aferat e rënda, të cilat vazhdimisht do jenë të pushtetit që mban Rilindja prej 13 vjetësh. Problemi është si do bëjnë këta dhe si do t'i zgjidhin këto halle, kë do mbrojnë më parë?! Se, që Erionin sa më shumë e mbrojnë këta aq më keq i shkon çështja, tashmë është e qartë. Problemi është me të tjerët si do bëjnë vallë?!/CNA

 





Lajmet e fundit nga