
Pas shpërthimeve të skandaleve korruptive, dy janë mënyrat klasike të reagimit nga kasta politike.
Një:ajo e dorëheqjes, që në Shqipëri nuk njihet. Standardi i vendosur nga Ilir Rusmajli gjatë qeverisë së parë të Berishës nga viti 2005 në vitin 2009.
Dhe e dyta: bëj pis gjithçka, ndot gjithçka, thuaj “të gjithë jemi njësoj”, trego dhëmbët, për të çuar në opinion publik mesazhin se nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, për të relativizuar, kështu janë të gjithë, kështu ndodh në vendin tonë, është një nga ngjarjet e zakonshme dhe shpërthim pas shpërthimi. Një skandal sjell një skandal më të madh, për të mbyllur skandalin e radhës. Duket si lojë fjalësh, por në fakt është e vërtetë.

Ndërkohë që nga mediat po raportohej se në gjykatë ishin çuar aktet për arrestimet e drejtorëve të Erion Veliajt për aferën “5D”, paralajmërohet një skandal nga opozita dhe risillet dosja famoze e Olsi Ramës, në lidhje me çështjen e Xibrakës, një aferë, një trafik ndërkombëtar droge, me dhjetëra të arrestuar dhe me persona të dënuar. (lexo këtu)
Olsi Rama ishte denoncuar me dhjetëra herë nga Sali Berisha, por dosja sillet këtë herë nga Gazment Bardhi. Pikërisht në të njëjtën orë që po arrestoheshin drejtorët e Erion Veliajt, të cilët ndodhen pas hekurave për aferën “5D”. Njëri prej tyre, Taulant Tusha, dhe për aferën e inceneratorëve.(lexo këtu)

Në të njëjtën kohë, pak ditë më pas, “çmendet” Ilir Meta. Krejt rastësisht, 2 vite pasi ka lënë postin e Presidentit, Ilir Meta e kupton se partinë ia ka zënë nepotizmi dhe servilët besnikë të Monika Kryemadhit, bashkëshortes së tij. Fillon të hipë në paralele, fillon të hipë majë reklamave, fillon me sustat, flet për nepotizmin, dhe në krah nxjerr këtë herë, jo kushërinjtë e Monës, por kushërinjtë e tij, të cilët nuk janë nepotizëm për Ilir Metën. Por, që Ilir Meta nuk është “i çmendur”, këtë e dimë të gjithë.(lexo këtu)

Një skandal tjetër shpallet në media, se si në Lezhë kishte ndodhur fakti që djali i një ish-deputeti (Tom Doshi, sot kreu i PSD) kishte bërë një aksident, kishte ikur, policia e kishte mbyllur. Një "skandal" i madh. Po ta shikoje, ta verifikoje informacionin e publikuar, ngjarja nuk kishte ndodhur para disa ditësh kur u publikua në media, po gati 2 muaj më parë dhe kishte qenë një aksident pa pasoja, nga ato që palët i zgjidhin me njëra-tjetrën. Por, në media shpërtheu disa javë më vonë, pikërisht kur duhej zhurmë pas arrestimeve të drejtorëve të Erion Veliajt dhe akuzave ndaj kryebashkiakut të Tiranës se ishte kreu i organizatës së hajdutëve në institucionin e tij.

Del një emision në “RAI 3”, ku sërish përmendet Olsi Rama, por këtë herë, “tabela e qitjes” është Engjëll Agaçi, i cili akuzohet se është avokat i trafikantëve. Avokatët, trafikantë mbrojnë dhe të korruptuar e kryeministri pati një reagim të drejtë.
Nga ana tjetër, skemat me të dënuarit në Itali, dhe që vijnë në Shqipëri, prej 30 vjetësh janë të ditura, janë klasike, përfitojnë nëpërmjet ekstradimit, përfitojnë ulje dënimesh, e kështu me radhë, dhe të gjitha janë ligjore. Agaçi, prej 10 vjetësh Sekretar i Përgjithshëm dhe dihet se të gjithë njerëzit që braktisin studiot e tyre dhe shkojnë në administratë, studiot i mbajnë persona të tjerë, deri në momentin që largohen.(lexo këtu)
Ajo e Agaçit, tashmë është një histori e ditur, dhe rasti i Olsi Ramës, po njësoj, por e sjellë nga mediat italiane, kishte një “shije” tjetër dhe në këtë rast personi ishte ish-prokurori italian, Giuseppe Mandoi, i cili deri para disa muajsh, ose ndoshta para një viti, ka qenë këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë, i vendosur me rekomandimin e Fatmir Xhafajt, gjatë kohës që ministria drejtohej nga Etilda Gjonaj. Mendoi për 3 vite, ishte këshilltar, prokuror kontakti, mik i ngushtë i Fatmir Xhafajt, njeriut të Erion Veliajt.

Dokumentari ishte përgatitur disa javë më parë, ku janë kontaktuar edhe prokurorë, disa të larguar nga detyra sërish afër kryebashkiakut, apo ish-ministrit të Brendshëm, Xhafaj, i cili e ka të ekstraduar vëllain në Itali pas dosjes famoze “Babale” që në fakt ishte një tjetër skandal i manipuluar. (lexo këtu)

Shpërthehet një tjetër informacion i kontrolluar, ngjarje e disa muajve më parë. Burri i ministres Delina Ibrahimaj ishte konfliktuar me drejtorin e ATK-së. Sipas të dhënave, drejtori i ATK-së e kishte ofenduar nga bashkëshortja. Ai e kishte goditur me një gozhdë, ndërkohë në media u shpërnda lajmi nga zyra e Erion Veliajt se ishin përdorur thika, ngjarja kishte ndodhur pak ditë më parë e kështu me radhë.
Ndërkohë që lajmi sillej pikërisht si shpërthim i kontrolluar, skandal pas skandali, për të bërë një zhurmë të madhe dhe ky ishte një lajm tepër i vjetër, ndoshta i padalë në media, por që së bashku me dosjen e Olsi Ramës, dosjen e djalit të Tom Doshit, të tria këto tregojnë se janë informacione të servirua nga prokuroria, nga një miqësi e ngushtë dhe një hije bashkëpunimi e Erion Veliajt me kreun e Prokurorisë, Olsian Çela, të cilët shpesh janë parë në praninë e njëri-tjetrit muajt e fundit. (lexo këtu)

Pas burrit të Delina Ibrahimajt, një ngjarje e disa muajve më parë dhe të tjera ngjarjeve të shpërthyera, të plasura në publik me abuzime, me gjysmë të vërteta, me dozën e gënjeshtrave brenda, vjen një media belge për një biznesmen, i dënuar në Belgjikë, bërë në Shqipëri investitor strategjik. Një tjetër shpërthim që kërkon vëmendje.
Gjatë gjithë këtyre ditëve, skandali pas skandali, bëj pis gjithçka për të thënë që jemi njësoj dhe për të shkuar në fund te teza e nxjerrë nga Erion Veliaj për kryeministrin Edi Rama. Duhet të godasim për gjithçka, t'i drejtojmë bateritë tek Edi Rama, ta provojë edhe ai sepse kjo është e vetmja mënyrë që të mos na lëshojë. Ndryshe do të ngelemi të braktisur.

Disa të padala, disa me detaje të reja thjesht dhe vetëm për të hequr vëmendjen e opinionit publik nga dosja "5D" dhe dosja e inceneratorëve, apo nga fakti se ai mund të jetë një nga personat e akuzuar në këto afera, ku janë kapur drejtorët e tij me skema dhjetëra miliona euro me kompaninë "5D", apo afera e inceneratorëve, ku me firmat e drejtorëve të tij dhe bashkëpunimin e disa zyrtarëve, bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Erion Veliajt që ky i fundit i merr në mbrojtje, afera e dherave shkon në mbi 60 milionë euro. (lexo këtu)
Skemat janë të qarta, gjithçka tashmë është e lexueshme. Erion Veliaj kërkon të bëjë pis këdo, thjesht dhe vetëm që të tërheqë zvarrë pas vetes në unitet Edi Ramën që ky i fundit ta shtrëngojë, ta mbrojë, që të mos bjerë ai bashkë me 99-çat dhe hajdutërinë e tij në Bashkinë e Tiranës.

Prandaj në ditët në vijim mund të dëgjojmë skandal pas skandali, aferë pas afere, zhurmë pas zhurme që lidhet me çdo ministër, me çdo deputet, me çdo individ të qeverisë apo opozitës thjesht dhe vetëm të sfumohet, të harrohet dhe të hiqet vëmendja nga dosja "5D", por lali Eri do të bëjë të tijën, drejtësia do të bëjë të sajën./CNA
It is clear to the public opinion that a trio of polit...
Chief Prosecutor Olsian Çela was one of the people who...
Gati një javë më parë opozita zhvilloi një protestë pa...
Immediately after the arrests of some of the most impo...
4 years ago, CNA published exclusive documents about a...
In fact, it is surprising, although unfortunately true...
The Meta-Kryemadhi couple, throughout this week, has s...
"Ilir Meta goes crazy", "Ilir Meta rages", "Ilir Meta un...
In the last 48 hours, the head of PL has been appearin...
Prime Minister Edi Rama, in a television appearance, o...
He doesn't do it because he's afraid, he doesn't do it...
In 2007, the former Minister of Justice, Ilir Rusmali,...
Sweaty, tanned, in a monologue with silent journalists...
From the television of the incinerators' partnership, ...
Prime Minister Edi Rama, in his reaction yesterday, "s...
Titulli i këtij shkrimi ndoshta është fjalia e duhur p...
Today was the day when the directors of Veliaj, 6 lead...
Erion Veliaj reagoi dje në një takim me disa nxënës pa...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, found a repeated wa...
"We returned to the Parliament because some internatio...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
The Police Supervision Agency has suspended the former dir...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
US Secretary of State Marco Rubio concluded a three-day vi...
A cargo ship was damaged this Thursday after being hit by ...
A 23-year-old TikTok influencer accused of killing her boy...
The Supreme Court has ruled that migrants arriving at the ...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...
The seasonally adjusted unemployment rate in the euro area...
Tourism marked an acceleration in growth during May, refle...