
Në një shënim të tij për t’u gjetur sërish në punë te pjesa e cepit të "TemA", ku Mero shkruan linjën politike zyrtare të Edi Ramës, ka disa fjali mjaft domethënëse që tregojnë se as Baze nuk i bën dot derman Lalit, i cili nga udhëheqës i organizatës së hajdutëve në Bashkinë e Tiranës po kërkon të kthehet në viktimën e sukseseve të tij.
Në fakt, bashkia mund të këtë pasur shumë zhvillime pozitive dhe suksese, por ato janë sukseset e hajdutëve që vodhën shqiptarët me në krye Erion Veliajn që emëronte dhe shkarkonte sa në një drejtori në një tjetër.
Mero Baze shkruan se “Ai është sot njeriu më i sulmuar nga opozita, shtypi dhe shoqëria civile, dhe nuk ka asnjë tipar të ndonjë njeriu të paprekshëm. Është më shumë se i prekshëm. Kështu që një njeri kaq i sulmuar, i prekshëm nga drejtësia, shtypi dhe politika, nuk ka as arsye dhe as mundësi të dërgojë mesazhe të koduara”.
Në këta rreshta thotë se është i shumësulmuar Lali, kur në fakt “Top”-i, “Klan”-i, “News 24”, “Report” dhe vetë Mero dhe mediat e tjera të pushtetit, në fillim të arrestuarit i quajtën ish-drejtorë, pastaj thanë një ose dy, tani mbahen te shifra tre kur në fakt janë 9 persona, ndërsa 3 të tjerëve u janë marrë pasaportat. Lajm ky që Mero e di, por s'e raporton si dhe arrestimet që donin të kalonin në heshtje.

Për Veliajn dhe hajdutëritë e drejtorëve të tij ka shkruar dhe raportuar vetëm CNA një vit më parë, ndërkohë me tej kanë shkruar “Lapsi” dhe “TPZ” e “Syri”, asnjë tjetër.
Shumica e mediave marrin leje ndërtimi te Veliaj, disa marrin reklama e pagesa nga Veliaj, të tjerët punojnë vetë ose kanë punësuar fëmijët apo familjarë te Veliaj, ajo administratë prej gati 9 mijë personash çfarë nuk mban aty brenda.
Tani llogaria ka një problem: si del shumë i sulmuar Veliaj? Ai nuk është i shumë sulmuar, ai është më i mbrojturi dhe i përkëdheluri nga të gjithë. Më shumë sesa Rama vetë, që i ngasin vajzën, vëllain, babain etj. Njësoj siç bën Veliaj edhe me Ramën, apo siç ka bërë Mero kur flinte me Saliun.
Nga ana tjetër pas arrestimit sërish janë këto katër media si emisioni “Të paekspozuarit” i Ylli Rakipit, “Lapsi” i Bushatit dhe Shkullakut, “Syri” dhe CNA, këta bashkë mund të jenë në linjë editoriale në oponencë, por nuk janë as “Top” e as “News 24”, që në fakt duhet theksuar se kjo e fundit i mban ison Veliajt, përjashto Klodiana Lalën që ruan integritetin dhe profesionalizmin në mënyrë stoike në kosheren e grerëzave bashkiake të Hysenbelliut.
Si gjithmonë Mero Baze nuk mund të shpëtojë nga “dashuria” për Berishën dhe Metën, pa lënë mënjanë dhe faktin se për të, Veliaj është i dorëzuar përpara drejtësisë, sipas versionit Baze.
“Pranimi i ndëshkueshmërisë dhe vendimeve të drejtësisë, është një hendek ndarës sot në politikën shqiptare, mes atyre që janë njësoj të prekur nga drejtësia. Dhe të prekur nga drejtësia sot janë kupola e Partisë Socialiste, zëvendëskryeministra, ministra, deputetë e zyrtarë të lartë, dhe ish-kupola e vjetër e pushtetit Berisha-Meta etj.”, shkruan Baze në rreshta ku jo vetëm nuk e mbron Veliajn, por e shet si leckë në tregun çam me ulje çmimi dukje i dhënë SPAK-ut mesazhin e Ramës se Veliaj tashmë është i dorëzuar dhe mund ta merrni si Tigrin apo ministrat e tjerë.
Në fakt Veliaj ende nuk është dorëzuar, ai ende s’e ka kuptuar se në SPAK nuk e shpëtojnë dot disa servilë pushteti, dhe duhet të pranojë se drejtësia është njësoj për të gjithë. Si për zagarët e gjobaxhinjtë anonimë, ashtu dhe për kryebashkiakun e Tiranës që është kryetari i një organizate hajdutësh të përbërë prej së paku 12 drejtorësh dhe zyrtarësh. Kur Veliajn nuk e mbron dot më as Mero Baze, kryebashkiaku i Tiranës është thjesht i pambrojtshëm./CNA
Skandali i korrupsionit të drejtorëve të Bashkisë së T...
Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme për kompa...
Prej disa ditësh ka shpërthyer skandali në Bashkinë e ...
Riaktivizimi i vatrave të zjarrit si pasojë e erës kanë sh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar pasditen e sotm...
Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratat në një d...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas dekl...
Që kur doli sheshit batërdia e drejtorëvë të Erjon Vel...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mediat të cilat kanë rapo...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërcënimeve të kryeba...
"5D” ishte skema më e re e vjedhjes, e cila ka tronditur t...
Tonino Lamborghini, trashëgimtari i Ferruco Lamborghini-t,...
Tonino Lamborghini, trashëgimtari i Ferruco Lamborghin...
Tonino Lamborghini, trashëgimtari i Ferruco Lamborghini, t...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim m...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ish-kryeministri Fatos Nano është shfaqur për herë të ...
Të pyetur për “Bashkimin Kombëtar”, qytetarët e Kosovës dh...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i është kundërp...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama së bashku me kabinetin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...