
The police continue the "war" with the cameras in Tirana/ 37 people under investigation, the images in the direction of the accused
The police dismantled 155 cameras installed in violation o...
The police dismantled 155 cameras installed in violation o...
“Prestige Resort” u shemb sot si një ndërtim pa leje nga IKMT-ja. Pamjet ndoshta dikujt i lënë një shije të keqe, dikush tjetër ndoshta fërkon barkun, shije shqiptarësh.
Por le të shohim Irfan Hysenbelliun përtej ngjarjes që i ka ndodhur apo përtej këtij konflikti që ai pretendon se plasur për shkak të linjës editoriale me Edi Ramën.
Le ta quajmë sikur fajin e ka Edi Rama. Ia ka shembur Edi Rama për shkak të linjës editoriale të Irfanit. Tani sfidojmë publikisht të gjithë gazetarët, stafin e “News 24” dhe të gjithë kolegët e medias. Të na gjejnë kronika, lajme të forta, kritike, të qëndrueshme ndaj kryeministrit, ndaj qeverisë, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj përpara se të ndodhte përplasja për “Prestige Resort”.
Të gjejnë një kronikë të “News 24”, të “BalkanWeb” apo gazetës “Panorama”, një sulm ndaj Erion Veliajt, një sulm ndaj Edi Ramës, një sulm ndaj PPP-ve, një shkrim kundër inceneratorëve.
Gjithçka ka filluar pasi Drejtoria e Tatimeve i kërkoi të paguante taksat, Drejtoria e Doganave i zbardhi gjobën, Irfani filloi luftën, Qeveria iu përgjigj dhe pas kontrolleve përfundoi këtu ku përfundoi.
Shembja mund të lërë shije të keqe pa asnjë diskutim. Dikush thotë të bëhet spital, dikush qendër sociale e të tjera si këto.
Fakti është që ishte pa leje. Fakti është që ai njeri që është pronar i saj, i cili del në ekran dhe thotë është për shkak të linjës editoriale, duhet të na tregojë cilat janë lajmet e linjës editoriale të tij para se të fillonte ky konflikt, pasi për 8 vite rresht i ka mbajtur ison Edi Ramës. Është njeriu që ka deklaruar dikur, në vitin 2013, koalicioni Rama-Meta ka bekimin tim.
Irfan Hysenbelliu është njeriu që luftoi me ministrin e ndjerë Sokol Olldashi, i cili atëherë i tregonte pallatin pa leje, por Irfani iu vërsul me mediat e tij.
Sulmoi asokohe ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode pikërisht për pullën fiskale të birrës që kontrollonte evazionin fiskal, por edhe për taksën e vendosur në mënyrë të diferencuar që mbronte në fakt prodhimin e birrës vendase. I shkoi deri në fshat te tezja 80-vjeçare - 85-vjeçare.
Sulmoi Majlinda Bregun se ashtu i duheshe Lulzim Bashës. Dilte lart e poshtë e deklaronte se Luli ishte i bukur si Enver Hoxha dhe do ta rrëzonte Edi Ramën, por kjo do donte pak kohë.
Unë jam Berlusconi shqiptar deklaronte Irfan Hysenbelliu dhe qëndroi me Edi Ramën vite të tëra në pushtet dhe ndërtoi dhe atë hotelin në bregdet kur “Mak Albania” nuk kishte godina të tilla, të gjitha ishin me tre kate. Mori një dokument provizor për zhvillim, nuk zbatoi kushtet dhe më pas ia shembën.
Pasi u përplas për lajmet?
Jo kurrë. Nuk i është shembur asgjë Irfanit për linjë editoriale dhe për lajme sepse nuk ka pasur linjë editoriale dhe kritike kundër qeverisë Irfan Hysenbelliu.
Nuk ka pasur linjë kritike kundër Edi Ramës Irfan Hysenbelliu. Asnjë ditë nuk ka qenë kritik ndaj Erion Veliajt dhe bashkisë së Tiranës Irfan Hysenbelliu. Për interesat e tij ka qenë me Erion Veliajn dhe Taulant Ballën dhe sulmonte Saimir Tahirin.
Mos harrojmë kur Irfani çante trafikndarësen në unazën e Tiranës, te kryqëzimi “Jordan Misja” për tu kthyer te hoteli i tij, 100 metra më lart ndodhet shkolla “7 Marsi”. Banorët e zonës dhe fëmijët janë të riskuar nga trafiku se ka vetëm vija të bardha, nuk ka semafor dhe trafikndarësja te hoteli i Irfanit u ça. U bë dhe “luftë”. Sulmonte Irfani Saimir Tahirin.
Në fakt, më lart fëmijët çdo ditë rrezikojnë jetën, nuk ka semafor.
Pse? Se ai është Irfani, ka hotel, ndërsa fëmijët nuk janë Irfani.
Prandaj këto janë standartet e këtij njeriut, këto janë standartet e këtij individi që mund të jetë biznesmen dhe sipermarrës, por përpara se të dalë dhe të kërkojë moral, duhet të shohë veten dhe të shohë moralin e tij në këto vite që ka qenë pronar mediash. Se si uzurpoi “Festën e Birrës” në Korçë, se i mori aksionet e “News 24”, se si e kërcënonte Artan Santon. Mesazhet janë në dosje, i dinë të gjithë.
Se si sulmoi dhe akuzoi çdokënd, gjyqtarë, prokurorë, kur i ngelej qejfi Irfanit. Se si donte të rrëmbente me vendime gjykatash me mijëra katrorë në birra “Korça”. Se si nuk paguante taksa dhe u kap nga Tatimet dhe u dërgua në prokurori.
Irfani i sqetullës së Ilir Metës, Irfani i sqetullës së Lulzim Bashës, Irfani i sqetullës së Edi Ramës. Hyr në çdo sqetull për të përfituar dhe për të abuzuar me pushtetin që të jep media. Tashmë dhe ai u godit, por ndryshe nga të tjerët ai nuk mund të bëjë dhe nuk mund të kërkojë moral në këtë histori shpërdorimesh, ortakërish dhe abuzimesh që i ka bërë vetë me dorën e tij./ CNA.al
The show Stop on TV Klan and Alb Market have brought aid t...
Emisioni Stop në Tv Klan ka ndjekur rastin e shkollës 9-vj...
Selim Tartaraj, only 7 years old, lives in the village of ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thënë ortaku i Edi Ramës, k...
Para disa ditësh “Stop” transmetoi denoncimin e zonjës Rin...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Njësinë Administ...
Një qytetar nga Berati denoncoi në emisionin Fiks Fare se ...
Lushnjë municipality makes contracts that are not compatib...
“Stop” ka shkuar në Peshkopi për një çështje që ka nisur n...
Regarding the problem of construction without a permit in ...
Dajana Prifti and Gjergji Kola, both residents of Unit Num...
Në datën 19 shtator 2022, Fiks Fare transmetoi problematik...
Anëtarët e familjes thanë për Fiksin se nuk e njihnin kujd...
Plarent Berxha ka dërguar një video mesazh në redaksinë e ...
“Stop” ishte në Fllakë të Durrësit për shqetësimin e zotit...
E zuri covidi dhe shkoi 10 ditë me vonesë për të tërhequr ...
“Stop” rikujton mënyrën, sesi ish-prokurori Emëror Kasaj d...
In 2019, "Stop" published the case of Luan Nikollari, who ...
Në datën 6 tetor 2022, Fiks Fare transmetoi një investigim...
An unusual event has brought the show "Stop" to Dimal, as ...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi is a citizen who previously worked in the Alb...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraine reported that Russian rockets killed at least 10 c...
Stefano Pioli admits that his team is not working at the mom...
The head of the High Council of Prosecution, Alfred Balla,...
Harta e re gjyqësore është një arritje e viti 2022, sipas ...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
The police dismantled 155 cameras installed in violation o...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
A person has been handcuffed by the police of Kurbin, ...
A serious incident happened in district 17 in Korça. ...
Until the afternoon hours, Albania will be under the influ...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
From Germany and France to the Czech Republic, many Eu...
Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e k...
As few mistakes as possible, not being noticed for bad...
The United States Embassy in Turkey warned Americans on Mo...
French President Emmanuel Macron said on Monday that he do...
The first four Afghan journalists have been sheltered in K...
Today, the analyst Aleksandër Çipa congratulated the maste...
Ismail Kadare, the master of the Albanian pen, turns 86 to...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin Janar në vlerat e 116 L...
The governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, has p...
Today, on January 30, 2023, the US dollar is bought at...
Foreign currencies end the week at low values. The America...