Hita's absence from the commission irritates the opposition: If he is not capable, he should leave
The Head of the State Police, Skënder Hita, did not appear...
The Head of the State Police, Skënder Hita, did not appear...

“Stop” ishte në Fllakë të Durrësit për shqetësimin e zotit Muhamed Muça, i cili është në konflikt me drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare “Bajram Gashi”, Merita Difi.
Sipas Muhamedit, drejtoresha kërkon që ai të heqë kioskën afër shkollës, ku shet produkte të gatshme për fëmijë, por asgjë të rrezikshme.
“Arsyeja e drejtoreshës është se pse komshia këtu, ka këtë kioskën dhe insiston me këmbëngulje që kjo koskë të hiqet nga këtu në një kohë që unë këtë kioskë kam tash 25 vite të vendosur këtu, që mund të verifikohet, e mund të konstatohet. Tregtoj lapsa, stilolapsa, fletore, molto, patatina, çokollata, të cilat ka ardhur AKU se ma ka sjellë vjet dhe ka bërë verifikim të të gjitha këtyre materialeve e produkteve dhe ka ikur me konkluzionin që i ke çdo gjë brenda standardit. As nuk gatuaj hamburger, as nuk gatuaj sanduiçe, as nuk gatuar byreqe, as nuk kam bylmete. Me logjikën e kësaj, unë duhet të ngrihem me kioskë dhe me shtëpi e të iki nga këtu”, u shpreh ai.
“Stop” e pa vetë nga afër se çfarë tregtohet brenda në kioskë.
“Dal me nxjerr bukën e gojës”, tha denoncuesi.
“Në mëngjes, ku vijnë kalamajtë nga shtëpia me autobus, hyn ndonjë fëmijë me ble ndonjë fletore, ndonjë stilolaps, ndonjë çokollatë, ndonjë molto, ndonjë patatinë. Nuk po e imponoj fëmijën të vijë të blejë tek unë, ama fëmija shkon e blen edhe tek dyqani tjetër. Deri para disa kohësh drejtoresha vinte tek kjo koskë që shihni ju, se nuk është dyqan ky, vinte edhe vetë, edhe i kapte gjërat me dorë vetë, jo kjo bën, jo kjo s’bën. Nuk paguante asnjë lek”, tha Muça më tej.
Drejtoresha nuk është konfliktuar vetëm me zotin Muça, por edhe me punonjësit e pastrimit. Ajo nxjerr fëmijët, për të lëvizur koshat e mbeturinave jashtë shkollës dhe ulëret në rrugë.
Drejtoresha: Ta kam tregu ty e Vangjushit! Unë të kap zvarrë dhe të marr jetën, derisa të vijë policia.
I del para autobusit të nxënësve në prani të policisë.
Drejtoresha: I përgjigjem unë rendit. Lëre këtu! Këtu!
Konfliktohet me punonjësin e pastrimit, sepse lëviz pozicionin e koshit, drejtoresha jep urdhër, fëmijët lëvizin koshin.
Punonjësi: Çdo shkollë ka koshin e vet.
Drejtoresha: E kam në shkollë koshin.
Punonjësi: Po s’je ti, që i heq këto, është tjetërkush.
Drejtoresha: Ndrysho vendimin e Këshillit Bashkiak!
Punonjësi: Ka mundësi motra ime, ti të bësh punën tënde, unë timen?!
Drejtoresha: Unë bllokoj shkollën!
Sharje e ofendime ndaj Muçës.
Drejtoresha: Ndyrësirë! Nuk e heq nga puna unë atë, o plehrë!
“Stop” mori takim me drejtoreshën Merita Difi, por komunikimi me të ishte shumë i vështirë. Në vend që të merret me gjërat brenda shkollës, ajo kërkon të komandojë edhe komunitetin përreth.
Drejtoresha: Jam drejtoresha më me këmbë në tokë në një institucion shtetëror. Nëse institucionet shtetërore, duke filluar ZVA, Bashki Durrës, DAP, ministri janë duke dalur shumë keq në këtë moment, jam unë ajo që po të them, jam drejtoresha e shkollës që kam dalur më mirë se gjithkush. Po kërkoj mosdhunimin e nxënësve të kësaj shkolle. Këta i kam mbretër. Këta janë mbretërit e mi, nuk janë biznesmenët. Fëmijët nuk dalin nga dera.
Gazetarja: Po pikërisht pra. Nëse nuk dalin nga dera nuk blejnë as tek kioska ngjitur, asgjë tjetër. Futen në 8 dhe dalin në orën 1.
Drejtoresha: Futu pak brenda të lutem. Kjo është brenda shkollës? Të shet tek hekurat?
Gazetarja: Nëse të shet tek hekurat, më jep filmimin dhe do vij unë të verifikoj zotërinë.
Drejtoresha: Ja ku i ke provat. Do fara?
Gazetarja: Këto mund t’i kenë blerë përpara.
Drejtoresha: O “Stopi” filmoji. Më largo kioskën ti si media 50 metra nga ambienti shkollë, ose i kërkoj parlamentit shqiptar moszbatimin e ligjit. O media, hajde këtu, filmoje pak.
Gazetarja: Ky nuk është vend për të parkuar makinën.
Drejtoresha: Është “Benzi” im. Ato fotot merri se t’i ka çuar ai.
Gazetarja: Nuk e di fare i kujt është “Benzi” t’i më thua është makina ime. Nuk lejohet aty pra. Pashë 2 fëmijë këtu që ishin me kazma në dorë duke punuar. Me çfarë të drejte?
Drejtoresha: Mos vallë, kur isha unë në drejtori është hequr kjo me dashje që ata…
Gazetarja: Ç’punë ke ti jashtë shkolle?
Drejtoresha: Kam nxënës, nuk kam lepuj. Kam fëmijë shkolle.
Gazetarja: Merru me fëmijët brenda shkolle.
Drejtoresha: Me këta do merrem.
Gazetarja: Mos bëj këto lloj skena.
Drejtoresha: Me këta do merrem dhe nuk ka “Stop”…, por stop korrupsionit, stop miqve dhe shokëve nëpër institucione.
Në lidhje me këtë situatë, DRAP Durrës shpjegon, që kompetencat e drejtoreshës janë vetëm brenda shkollës dhe nuk i takon asaj të dalë jashtë shkolle dhe të kërkojë gjëra që nuk lidhen me detyrën e saj./tvklan.al
E zuri covidi dhe shkoi 10 ditë me vonesë për të tërhequr ...
“Stop” rikujton mënyrën, sesi ish-prokurori Emëror Kasaj d...
In 2019, "Stop" published the case of Luan Nikollari, who ...
Në datën 6 tetor 2022, Fiks Fare transmetoi një investigim...
An unusual event has brought the show "Stop" to Dimal, as ...
Tre persona janë ankuar në redaksinë e Fiks Fare se janë m...
“Stop” u ndal në familjen e zotit Ilir Krekeza, i cili vet...
Prej disa muajsh emisioni “Stop” transmeton problemet e pa...
Kukës Municipality together with the National Housing ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ndryshimet e pr...
Fatma Banka tells the investigative show "Stop" that s...
In the middle of June, the investigative show "Stop" o...
Rina Qyra (Hajrie) is a debtor since she could not repay a...
Gëzim Ndou nga Puka tregon se djali i tij ka ndjekur për 4...
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçu...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për 11 urdhër-arre...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fond...
On August 6, 2022, 71-year-old Milkë Kroza was killed ...
Ai tha se ka jetuar për vite me radhë në Itali dhe prej 7 ...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, while warn...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
A serious incident has occurred in Morina, Kukes. Citizen...
The bad weather that swept the country on Tuesday evening ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...