Fati i trishtë/ Bashkëshortët të sëmurë e djali me prapambetje mendore
“Stop” u ndal në familjen e zotit Ilir Krekeza, i cili vet...

Tre persona janë ankuar në redaksinë e Fiks Fare se janë mashtruar dhe kanë paguar mijëra euro për të ikur për punë jashtë Shqipërisë.
Një i ri ka paguar 3 mijë euro për punë në Gjermani, por s’mori kurrë kontratën e punës. Një tjetër ankohet se ka paguar një shumë të madhe për në Angli, rreth 10 mijë sterlina. Ka parë një njoftim në internet, në “Tik Tok”.
Ka kontaktuar me këtë person, por pas pagesës së lekëve te noteri dhe në dorë, mashtruesi është zhdukur. Rasti i tretë është i një 45 vjeçari nga Bubqi, Fushë Krujë.
Ka paguar plot 5500 euro për në Suedi, pasi ka parë një njoftim në internet. Personit i ka dhënë me noteri një shumë të majme, pasi do ti nxirrte vizë në ambasadën e Suedisë.
Ardit Moshi ankohet në Fiks Fare se një person, i quajtur Emiliano Tresa, e ka mashtruar për ta punësuar në Gjermani. Ai thotë se me personin i ka njohur vëllai i tij, pasi ky ishte në Gjermani shofer në një firmë të mirë. Emiliano i kërkoi 3 mijë euro Arditit, ku 1500 euro duhet ti paguante në Shqipëri dhe pjesën tjetër në Gjermani. Emiljano do ti mundësonte kontratën e punës, të cilën do e dorëzonte punëdhënësi gjerman në Ambasadën Gjermane në Shqipëri. Shumën prej 1500 euro e ka pagur te “Pallati me Shigjeta”, ku Emiljano i thotë se “tani do të vish të rrish 3 muaj dhe do punosh në të zezë në Gjermani dhe më pas të nxjerr kontratën e punës”.
Arditi ka shkuar në Gjermani bashkë me një person tjetër që edhe ai kishte paguar 3 mijë euro. Qëndroi disa ditë dhe Emiljano i tha se “pronari nuk do që të punoni në të zezë, pasi ka kontroll”. Ai i thotë se duhet të ikë në Shqipëri dhe se ai do ti nisë Ambasadës Gjermane kontratën e punës. Por, për kontratën do edhe 1500 euro të tjera. Arditi thotë se s’donte t’ia jepte, por vëllai i tij këmbënguli dhe ai ia dha. Erdhi në Shqipëri, por kontrata s’erdhi kurrë!
Më tej, Arditi ka kontaktuar disa herë në telefon me Emiljanon, në telefon e rrjete sociale. Komunikimi i fundit ka qenë në fundvitin e kaluar, pra të vitit 2021. Në ato komunikim, Emiljano Tresa pranon se i ka marrë Arditit shumën dhe se “do t’ia kthejë, pasi ka qenë pa punë”. Por, më tej ai i ka bërë bllok Arditit, në telefon dhe rrjete sociale dhe është “zhdukur”. Fiksi telefonon numrin, por ai del i paarritshëm. Gazetarët i shkruajmë në “facebook”, ku e pyesin se përse i ka marrë paratë dhe s’ia kthen. Por, deri më tani s’na ka kthyer përgjigje.
Një 34 vjeçar u ankua në Fiks Fare se ka paguar një shumë të madhe për në Angli, rreth 10 mijë sterlina. Ka parë një njoftim në internet, në “Tik Tok”. Ka kontaktuar me këtë person, por pas pagesës së lekëve te noteri dhe në dorë, mashtruesi është zhdukur.
Ai thotë se i ka dhënë një personi të quajtur Amarildo Jaku, një shumë 6500 sterlina me deklaratë noteriale dhe një shumë 3500 euro në dorë pasi ky person i ka premtuar se do të ikte me dokumente dhe me avion për në Angli.
Ai ka të gjitha bisedat në telefon me këtë person, i cili e mashtron jo do të dalë tani dokumenti, jo do të presë biletën. Por në fund zhduket dhe s’i hap më telefonin. “Më thoshte se mbaron për 10 ditë. Më tha se kam njerëz brenda në ambasadën angleze në Tiranë. Më dërgonte mesazhe me persona, sikur ata kishin ikur në Angli. I besova, se s’doja të ikja me gomone. Por, më mashtroi. S’më dërgoi në Angli dhe s’më ktheu mbrapsht paratë” thotë 34 – vjeçari, teksa ka edhe një video ku personi që i ka marrë paratë i pranon se ia ka marrë.
“Te deklarata noteriale shkruhet se banon në Lezhë. Shkova atje po më thanë nuk e njohim. Të gjithë e njihnin, po askush nuk e tregonte se ku ishte” thotë i riu.
Rasti i tretë, i cili u ankua në redaksinë e Fiks Fare është i një 45 – vjeçari nga Bubqi, Fushë Krujë. Ylli Hoxha deklaron se ka parë një njoftim për punë në Suedi si hekur thyes, nga një person i quajtur Emirjan Gilani.
Ka kontaktuar në telefon me këtë person, ku kanë shkuar te një noter dhe i ka dhënë 1000 euro. Më pas, nëpërmjet 9 transfertave i ka dhënë edhe një shumë 3700 euro për “dokumente shtesë”. “Njoftimin e këtij personi e pashë në rrjetin ‘Tik Tok’. Më pas folëm në numër telefoni dhe në ‘facebook’. E kam takuar në qendër të Tiranës, ku më pas kemi shkuar te ‘Rruga e Dibrës’ për të bërë një deklaratë noteriale. I kam dhënë 1000 euro dhe të tjerat duhet t’ia jepja në Suedi, pasi më tha se ka të vëllanë sipërmarrës atje. Atje do punoja dhe do paguaja shumën e mbetur, rreth 4 mijë euro të tjera” thotë Ylli.
Pas pagesës së parë, personi nga ana tjetër e telefonit i deklaronte se “kam shkuar në konsullatën në Suedi, do dalë sot, do dalë nesër”. Por në fakt ai po vijonte mashtrimin, pasi kërkonte para’ vazhdimisht nga Ylli, me justifikime se “duhet për vizën, pagesa te Ambasada e Suedisë në Maqedoni”.
Megjithatë, Ylli ka edhe një video ku Emirjan Gilani i thotë se “të mora 1 mijë euro për punë në Suedi”. Ndërkohë, ka të gjitha faturat e transfertave që i ka dërguar. Personi e ka mashtruar disa herë që do ti jap tani dhe më vonë, por asnjëherë nuk ia ka dhënë./ tch
“Stop” u ndal në familjen e zotit Ilir Krekeza, i cili vet...
Prej disa muajsh emisioni “Stop” transmeton problemet e pa...
Kukës Municipality together with the National Housing ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ndryshimet e pr...
Fatma Banka tells the investigative show "Stop" that s...
In the middle of June, the investigative show "Stop" o...
Rina Qyra (Hajrie) is a debtor since she could not repay a...
Gëzim Ndou nga Puka tregon se djali i tij ka ndjekur për 4...
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçu...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për 11 urdhër-arre...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fond...
On August 6, 2022, 71-year-old Milkë Kroza was killed ...
Ai tha se ka jetuar për vite me radhë në Itali dhe prej 7 ...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, while warn...
Former MP Myslim Murrizi has denounced a police chief ...
Sipas nenit 21 për kriteret e pranimit në Gardën e Republi...
A citizen, who wishes to remain anonymous, tells us that a...
Monika Kryemadhi, MP of PL, in a statement to the media, r...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar një konflikt pronësie...
Disa punonjës të policisë së burgjeve, kanë hapur agjenci ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred this Monday evening in the Shk...
Tirana Police have announced that criminal proceedings hav...
Citizen BS, who was wounded by gunfire this Monday in P...
The perpetrator of the injury of 35-year-old BS in Pograde...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
A strong aftershock shook Venezuela this Monday following ...
US President Donald Trump said today that Iran has request...
Five people have died after a shooting in Stade, northern ...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...