Second victim of bad weather/ Fisherman drowns in Ksamil
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...

Disa punonjës të policisë së burgjeve, kanë hapur agjenci funerale, ndërkohë të tjerë kryejnë edhe rolin e sekserëve me të ashtuquajturin “biznes me vdekjen”.
Kamera e Fiks Fare faktoi me zë dhe figurë këtë fenomen. Gazetarët kërkojnë informacion një punonjësi të policisë tek morgu, se cila është proceduara që kryhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore me njerëzit që ndërron jetë në spital.
Gjatë bisedës polici i këtij institucioni, pasi i tregon proceduarat ligjore, i ka ofruar gazetares një kartëvizitë të një agjencie funerale. Ai i thotë të lidhet me agjentin funerale “ Doçi”, pasi të tjerët që rrinë përreth morgut janë sekser dhe matrapazë .
Gazetarja e Fiksit telefonon agjencinë që i dha polici në telefon, pronari i saj i ka afruar të gjitha shërbimet, si arkivol, veshmbathje dhe transportin e trupit pa jetë deri në banesën e fundit. Pronari i agjencisë është shprehur se merret me të gjitha madje edhe me marrjen e skedës vdekjes, këtë do e bënte duke ndërhyrë tek mjekët.
Në momentin që gazetarja i ka kërkuar pronarit të agjencisë vendin ku ndodhet agjencia funerale për t’i parë nga afër çfarë do zgjidhte për kufomën, pronari i agjencisë i ka dalë përpara me ambulancë për t’i hapur rrugën me sirena ndezuar për të mos e vonuar atë.
Pas mbërritjes së gazetares në ambientet e agjencisë së funeralit, pronari i ka afruar të gjithë shërbimet, ndërsa është shprehur se punonjësit të policisë që i ka dhënë numrin dhe e ka lidhur me të, do ja jepte ai kafen dhe nuk kishte përse gazetarja të paguante atë.
Ndërsa rasti i dytë është një tjetër punonjës i policisë së burgjeve, i cili është Veli Hoxha. Ai është edhe shef për punonjësit e policisë së burgjeve që merren me ruajtjen e objekteve. Ndërsa Hoxha ndodhej në vendrojen e Institutit të Mjekësisë ligjore, gazetari i Fiks Fare ka kontaktuar me të, duke i kërkuar se ku mundet të gjente një agjenci funerali afër, pasi i kishte ndërruar jetë vjehrri i tij. Fillimisht Hoxha është kujdesur për të marrë të dhënat se nga ishte gazetari, për të bërë lidhjet me njerëzite tij. Pas marrjes së të dhënave Hoxha, i ka afruar një kartëvizitë gazetarit të një agjencie funerale “ Landi”, ku sipas tij duhej ta merrte në telefon. Ndërsa e ka porositur që të mos bjerë pre e sekserëve, pasi ata ishin afër Institutit të Mjekësisë Ligjore. Madje Hoxha është kujdesur duke e urdhëruar gazetarin që mos ta shohin kur i ka dhënë kartëvizitën gazetarit. Menjëherë gazetarët e Fiks Fare kanë marrë në telefon agjencinë që punonjësi i policisë së burgjeve u ka dhënë numrin. Gjatë bisedës pronari i agjencisë është shprehur se e kishte marrë punonjësi i policisë Veli Hoxha për rastin dhe se ai mundet të afronte të gjithë shërbimet që nga arkivoli, transporti dhe veshjet për viktimën, por pa treguar vendndodhjen e agjencisë.
Pas dy ditësh gazetarët kanë kanë gjetur vendndodhjen e agjencisë funerale “Landi”, por që në këtë rast në hyrje mbante tjetër emër.
Në bisedë e sipër pronari i kësaj agjencie u ka dhënë gazetarëve të njëjtën kartëvizitë me numrat e telefonit që u kishte dhënë polici Veli Hoxha. Gjatë bisedës pronari ka treguar se polici Veli Hoxha është bashkëpronar i agjencisë funerale dhe numri i parë i telefonit është i tij, ndërsa i dyti është numri i policit. Sipas pronarit të agjencisë polici Veli Hoxha është shefi që vendos rojet tek Ministria e Drejtësisë dhe objekteve të cilat mbulohen nga ana e Policisë së Burgjeve./ tch
Gjendja është po e njëjtë edhe sot pas 81 vitesh nga 8 nën...
Në 7 Shtator “Stop” solli historinë e një zonje, që iu dre...
Një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar n...
Fiks Fare brought to everyone's attention a fairly widespr...
Eleni Marsela, only 10 years old, lives in the town of Shi...
On July 5 of this year, the show Stop on TV Klan dealt wit...
Rrjeti që ka marrë para nga inceneratorët, nga afera më e ...
Në Qershor 2022, emisioni Stop në Tv Klan trajtoi prob...
Një qytetar në Dibër është ankuar pranë emisionit Stop në ...
Banorë të fshatit Orizaj, të Njësisë Administrative Otllak...
Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e Fiks Fa...
24-vjecarja nga Sukthi i Durrësit, Marinela Zani disa ...
Residents of the area at the bend of Kamza complain to the...
The Fiks Fare show brings a case of abuse in Karavasta...
Në Kosovë nisur të zbatohet vendimi i Qeverisë për targat ...
Fiks Fare denounced on Monday evening the degradation ...
The payment schemes from the incinerator companies als...
Operation "Knock Down 1", a routine police work, has been ...
Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar doku...
This is support for wheat cultivation for the new planting...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...