Second victim of bad weather/ Fisherman drowns in Ksamil
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...

Në Kosovë nisur të zbatohet vendimi i Qeverisë për targat ‘ilegale' serbe të automejeteve, megjithë thirrjen e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar që ky vendim të shtyhet edhe për 10 muaj. Në tre javët e para do të vlejë masa e "qortimit”, për të kaluar më vonë në fazën e dytë të dënimeve, ndërsa faza e tretë parashikon legalizimin e plotë të targave ilegale. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sve?la, shkroi se “pronarët e automjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, duhet të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS”.

"Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale "PR”, "KM”, "PZ”, "GL”, "UR”, "PE”, "DA” apo "?A” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”, shkruan ai në Facebook. Sveçla inkurajon qytetarët "që të mos mbesin peng të interesave politike dhe grupeve kriminale por të shfrytëzojnë të gjitha lehtësirat dhe të regjistrojnë automjetet e tyre në të gjitha Qendrat e Regjistrimit, pa marrë parasysh vendbanimin apo vendqëndrimin”.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan qeverisë së Kosovës që të ketë shtyrje të zbatimit të vendimit për 10 muaj, dhe jo implementim të vendimit në faza. Vetëm pak orë para se vendimi të fillojë së zbatuari, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se "SHBA-ja është e zhgënjyer që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve ndërkombëtar për çështjen e zgjatjes së afatit për targat”.
"Ne kemi qenë të qartë si në publik ashtu dhe privatisht se bashkësia ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, kërkojmë shtyrje të plotë në aspektin e implementimit. Pra, ne nuk kërkojmë implementim të pjesshëm apo edhe në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës, shtyrje të plotë”, u shpreh Ned Price.
Qeveria e Kosovës: Vendim i përgjegjshëm

"Me vendimin ndarje në faza dhe shkallëzimin e sanksioneve për zbatimin e vendimit pararendës për targat ilegale, Qeveria ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme në raport me obligime për respektim të sundimit të ligjit dhe në të njëjtën kohë në raport me përkushtimin për paqe dhe siguri”, tha zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu. Sipas tij, me partnerët ndërkombëtarë janë diskutuar brengat që kanë qenë të përbashkëta, dhe "duke marrë ato në konsideratë kemi ardhur deri te zgjidhja që vendosë krah për krah sundimin e rendit dhe ligjit dhe paqen dhe sigurinë”.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kritikuan vendimin e qeverisë dhe paralajmëruan rezistencë ndaj gjobave që mund të shqiptohen pas datës 21 nëntor. Ndërsa partitë opozitare në Kosovë kritikuan qeverinë për siç thanë dëmtimin e interesave strategjike të vendit.
Kosova dhe Serbia më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pritet të hyjnë në një fazë vendimtare të dialogut bazuar në një plan të propozuar nga Franca e Gjermania, plan ky që mbështetët nga Shtetet e Bashkuara. Hollësit e planit ende nuk janë bërë publike. Autoritetet e Beogradit thonë se Plani franko-gjerman parasheh normalizim të marrëdhënieve pa njohje të ndërsjellë, ndërsa autoritetet në Prishtinë thonë se marrëveshja Kosovë-Serbi mund të funksionojë vetëm nëse në qendër të marrëveshjes është njohja e ndërsjellë./DW
Fiks Fare denounced on Monday evening the degradation ...
The payment schemes from the incinerator companies als...
Operation "Knock Down 1", a routine police work, has been ...
Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar doku...
This is support for wheat cultivation for the new planting...
The program "Stop" was this Friday in Tirana, where a lady...
Në Rrugën e burgut në Durrës dritat rrinë ndezur gjatë dit...
Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, ka ngritur akuza nd...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e dy grave të...
Dy zonja janë drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” dhe...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video ku ...
Fiks Fare denounced on Thursday evening a scandal with...
Plot një javë pas transmetimit të dëshmisë së tmerrshm...
Ndriçim Muça denoncoi në “Stop” firmën “Kurum”, e cila...
Some time ago, we broadcast the case of the elderly, 69 an...
Universiteti Bujqësor i Tiranës, hapi një tender për s...
Tonight on the "Fiks Fare" show, the case of a patient...
Residents of a 10-story building in Vlora complain to ...
Elton Bardhi, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste ...
Fshati Panaja në Vlorë është i njohur për vreshtari dhe ul...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...