LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti/ Si i dha ish-kreu i qarkut Vlorë 12 mijë m2 tokë familjes së tij

2022-10-29 20:43:09, Denoncim CNA
Dokumenti/  Si i dha ish-kreu i qarkut Vlorë 12 mijë m2 tokë
Anesti Dhimojani

Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar dokumentin në të cilin shihet se si ish-kreu i qarkut të Vlorës, Anesti Dhimojani i ka dhënë familjes së tij, 12 mijë metra katrorë tokë në pronësi.

Tjetërsimin e pronës, Dhimojani e ka kryer teksa mbante këtë detyrë publike.

Ky dokument, po hetohet si i falsifikuar nga Prokuroria e Vlorës.

Dhimojani u arrestua më 20 tetor, pas përfundimit të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bredgdet. Gjykata e Vlorës lëshoi për ekzekutim edhe 7 urdhër arreste të tjera.

Këto arrestime, vijnë pas arrestimit të një sërë funksionarësh publikë në Vlorë, si ish-Kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, 2 punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës./ Euronews Albania

Dokumenti/  Si i dha ish-kreu i qarkut Vlorë 12 mijë m2 tokë
Dokumenti i falsifikuar

Lajmet e fundit nga