LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ervin Goci denoncon ABCom/ Kam gjithë ditën pa internet, akush nuk më jep përgjigje

2022-10-28 21:42:00, Denoncim CNA
Ervin Goci denoncon ABCom/ Kam gjithë ditën pa internet, akush nuk
Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci

Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, ka ngritur akuza ndaj kompanisë së internetit “ABCom”.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Goci tregon se ka probleme me internetin, por askush nuk i përgjigjet në telefon për t’i dhënë një zgjidhje.

Ai denoncon se pavarësisht se internetin e ka paguar, ditën e sotme nuk ka pasur akses. Pegagogu ka publikuar edhe disa mesazhe në “WhatsApp” me ABCom, ku këta të fundit nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje.

“Kam gjithë ditën që dua të marr përgjigje nga ABCom, tek linja telefonike deri tani kam dëgjuar 6 albume muzikore… Iku e tërë dita pa internet, megjithëse e paguar. Mirë kjo, po nuk të hap njeri telefonin. Ore ç'bëhet kështu, mos na kanë pushtuar?”, shkruan Goci./ B.A. – CNA.al

Ervin Goci denoncon ABCom/ Kam gjithë ditën pa internet, akush nuk

Ervin Goci denoncon ABCom/ Kam gjithë ditën pa internet, akush nuk

Lajmet e fundit nga