Territorial Reform/ Berisha warns Rama: We will get Albania back on its feet
DP leader Sali Berisha has spoken about extending the dead...
DP leader Sali Berisha has spoken about extending the dead...

Një sipërmarrëse në Tiranë i është drejtuar emisionit Stop në Tv Klan për një problem që ka me biznesin e saj privat në bulevardin “Gjergj Fishta”, ose tek zonja e njohur ndryshe si “Shallvaret”.
Qytetarja Nora Vukaj ka në pronësi një dyqan dhe përpara biznesit të saj ka një vend të rezervuar për klientët, që e paguan për 1 vit në Bashkinë e Tiranës. Ajo thotë se makina të tjera private parkohen në hapësirën që ajo paguan, ndërsa Policia Bashkiake e Tiranës vendos vetëm gjobë por nuk largon mjetet me karroatrec për t’i liruar hapësirën e dedikuar.
Kontrata që ka firmosur me Bashkinë e Tiranës është që nëse dikush tjetër i zë parkimin, automatikisht ai automjet gjobitet dhe hiqet me karroatrec, por kjo e fundit duket se nuk ndodh dhe abuzuesit e kalojnë vetëm me një gjobë.
Nora Vukaj: Kemi aktivitetin e produkteve sportive me vite dhe mendova që duke shtuar dhe një parkim timin të blerë nga bashkia, mund të lehtësoj klientët mos marrin gjoba sepse shumë shpesh marrin gjoba se rrinë në parkim të dyfishtë. Bleva parkimin për 1 vit te Bashkia e Tiranës. Ndodh që unë s’kam vëmendjen, jam me klientë, më zihet parkimi gjithmonë nga qytetarë të ndryshëm. E lenë aty makinën dhe ikin. Heqin dhe tabelën, rrinë aty. Në momentin që marr, e para e punës do shumë kohë që të më vijë policia bashkiake, por këta nuk ma heqin mjetin. Vjen policia bashkiake, vë gjobën dhe ikën. Domethënë, unë kam dëmtuar atë por unë parkimin nuk e kam asnjëherë, parkimi është i zënë. Më është thënë dhe në kontratë, në momentin që më është zënë parkimi im, duhet të marr policinë dhe duhet të më lirohet me karroatrec, ma kanë thënë te Tirana Parking këtë gjë.
Emisioni Stop bisedoi edhe me shefin e qarkullimit në Policinë Bashkiake të Tiranës, i cili shpjegoi të gjithë procedurën. Ai pranoi se shqetësimi i qytetares është i drejtë, por ka raste kur karroatreci nuk ndërhyn dot për shkak të hapësirës së pamjaftueshme. Në këtë rast procedohet me gjobë ose me bllokim gome kur automjetet janë me targa të huaja.
Shefi i qarkullimit të Policisë Bashkiake, Gentian Vocaj: Nora është e interesuar që këtë vend ta ketë bosh, jo që të marri gjobë personi. Në rastin që ne heqim mjetin, ne e heqim mjetin me gjobë, por përveç gjobës ai paguan dhe tarifën e karroatrecit. Në rast se ti bën një telefonatë në sallën operative të Policisë Bashkiake, menjëherë grupi i policisë bashkiake vjen të verifikojë ankesën. Në rast se ka hapësirë për karroatrecin që ta marri mjetin në 100% të rasteve mjeti do merret me karroatrec. Por në rast se këtu nuk ka hapësirë, se karroatreci do hapësirë ose para ose mbrapa mjetit që ta marri, atëherë ne do t’i vendosim masë administrative gjobë. Në rast se mjeti është me targa të huaja, atëherë do t’i vendosim bllokues në gomë. Por në 100% të rasteve në rast se ka vend, ne e marrim me karroatrec. Nga sot e në vazhdim dhe në rast se ka vend këtu dhe nuk e marrim me karroatrec, atëherë e kam unë ngarkesën.
Por ky problem nuk është vetëm i subjektit të Nora Vukaj, por e kanë edhe shumë subjekte të tjera në zonën e “Shallvareve” dhe jo vetëm. Fale insistimit të Stop, na u premtua nga shefi Gentian Vocaj se jo vetëm denoncuesja por edhe bizneset e tjera që vuajnë nga kjo problematikë, nuk do të kenë më këto shqetësime. Shefi i qarkullimit në Policinë Bashkiake premtoi se kjo zone do të jetë në fokusin e tyre.
Shefi i qarkullimit të Policisë Bashkiake, Gentian Vocaj: Për të gjithë subjektet është e njëjta situatë si në rastin e zonjës. Në rast se ka vend për t’u marrë me karroatrec, mjeti do merret me karroatrec. Në rast se nuk ka vend, atëherë do vendoset masa administrative, qoftë bllokuesi në gomë qoftë masë administrative në xhamin e makinës. Ne e kemi orientuar patrullën që të lidhet vazhdimisht me subjektet të cilët kanë vende të rezervuara. Mjeti që ka zënë parkimin largohet dhe subjekti vendos mjetin e vetë. Që mos të marri gjobë subjekti vetë në xham, atëherë ne e orientojmë patrullën që të kontaktojë me subjektin. Sidoqoftë, duke qenë se kjo zonë ka shumë parkime të rezervuara dhe shumë subjekte që kanë paguar në Bashkinë Tiranë për vendin e rezervuar, kjo zonë do mbahet në një kujdes të veçantë nga Policia Bashkiake./ tch
An employee of the Divjaka Post Office is missing more...
Fiks Fare denounced on Thursday evening the degradatio...
For a long time, news has been repeatedly broadcast in...
The police of Vlora have reacted in relation to the ca...
Electric skateboards are the newest trend of transport...
Fiks Fare denounced on Tuesday evening a scandal with ...
Problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve nuk ...
At the Stravaj village health center in Librazhd, one ...
A stratospheric price, previously unimaginable, is reporte...
SPAK has arrested a minister, a general secretary of t...
Një denoncues, përfaqësues i shtetases Eva Dilo tregon shq...
Leonora Karaj is an elderly woman who has worked for 4...
Fshati Malas Breg, ndodhet në Njësinë Administrative ...
On September 7, we brought the story of a lady who went to...
Fiks Fare solli mbrëmjen e së enjtes një investigim se...
Gëzim Korani said that he chose the beach of Borsh to ...
Fiks Fare denounced a scandal on Wednesday evening, wh...
Waste has become a serious concern for residents in the ne...
Në Mars 2022, “Stop” transmetoi një rast dhune në fsha...
In April of this year, a citizen denounced the private...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...