LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunoi fqinjen pasi qeni i saj i hante delet, gjykata dënon me 2 muaj burg agresorin

2022-10-11 21:41:35, Denoncim CNA
Dhunoi fqinjen pasi qeni i saj i hante delet, gjykata dënon me 2 muaj burg
Brunilda Gaxhi

Në Mars 2022, “Stop” transmetoi një rast dhune në fshatin Kodër të Bashkisë Tepelenë. Brunilda Gaxhi, nënë e dy fëmijëve u dhunua rëndë në fytyrë nga djali i fqinjit, Stavri Xhima.

Ditën e agresionit më 24 Shkurt 2022, Brunilda ishte duke nxjerrë rrënjë bimësh medicinale afër banesës me bashkëshortin Jani. Drejt tyre u afrua Stavri, i cili i akuzoi, se qeni i tyre u kishte ngrënë delet.

Më pas ai e qëlloi me dru në fytyrë zonjën, e cila ra pa ndjenja. Bashkëshorti e transportoi gruan në komisariatin e Tepelenës.

Gazetari: Si ka qenë vendimi, që ju keni dhënë, të cilin e keni përcjellë, ose nuk e keni përcjellë akoma?

Mjeku ligjor: Nuk e kam përcjellë, se dje doli ajo. Nesër do ta çoj.

Mjeku ligjor: Do ta shohim.

Ka qenë “Stop” që kërkoi mjekut ligjor që të dorëzojë menjëherë pranë prokurorisë aktin e ekspertimit dhe në fund prokuroria e akuzoi për plagosje të lehtë me dashje autorin.

Familja Gaxhi kërkoi drejtësi.

Sot bashkëshorti i Brunildës, Jani Gaxhi denoncoi faktin, se për këtë vepër të rëndë, prokurori kërkoi 9 muaj burg, me shkurtim 6 muaj. Por më pas, gjykata vendosi vetëm dy muaj heqje lirie për agresorin Stavri Xhima.

Gazetari: Duam të dimë se si kanë rrjedhur gjërat, pra çështja kaloi në gjyq, si përfundim çfarë u diskutua dhe çfarë u vendos?

Jani Gaxhi, denoncues: Vajtëm në disa seanca gjyqësore, pesë a gjashtë, nuk e mbaj mend mirë dhe në përfundim, para tri a katër seancash, prokurori vendosi 9 muaj burg, me shkurtim 6 muaj. Më pas, gjykata, në seancën e fundit, e la një herë 2 muaj, pastaj vendosi 2 muaj, përfundimisht. Po, po!

Gazetari: Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, ju po thoni që ka vendosur ta dënojë palën tjetër me dy muaj burgim apo jo?

Jani Gaxhi, denoncues: Në kërkimin e së vërtetës, unë, po ta kërkoja vetëm, nuk do të realizoja dot asnjë gjë. Falë Stop-it ka arritur kjo punë, se unë e kam humbur komplet besimin te drejtësia. Vetëm “Stopi” e ka bërë këtë. Faleminderit edhe juve! Faleminderit për ndihmën!/ tvklan.al

Lajmet e fundit nga