He returns from Greece/ He discovers that his neighbor has occupied his property
A complaint from a citizen of Piqeras in Himarë, who h...

Stop trajtoi problemin e qytetarit Petrit Lulo në Piqeras, Bashkia Himarë, për një tokë që ia ka zaptuar komshiu i tij.
Ai nuk po mundet të rrethojë pronën e vetë, edhe pse ka një leje për këtë. Inspektori i policisë së zonës dhe polici bashkiak i pezullojnë punimet për rrethimin e pronës me pretekstin se ka një konflikt me palën tjetër, Eduard Veliun, i cili në fakt është zaptuesi i tokës së Lulos dhe që për ironi të fatit punon në IKMT-në e Bashkisë Himarë.
Polici bashkiak i Himarës i thotë gazetares së Stop se do t’i prishë rrethimin qytetarit, kur në fakt kjo gjë nuk është fare në kompetencat e tij. Kompetencat e policit bashkiak në lidhje me pronat i specifikon më së miri edhe specialisti i policisë bashkiake të Tiranës.
“Në lidhje me pretendimet për pronën, çdo gjë që ka lidhje me pronën private policia bashkiake nuk ka kompetenca”, thotë specialisti i policisë bashkiake të Tiranë, Toni Beni.
Gazetarja e Stop pyet zaptuesin e rrugës, Eduard Veliu, se çfarë dokumentesh ka për tokën. Ai pretendon se ka përfituar servitutin me vendim të Këshillit Bashkiak në vitin 2014, por nuk tregon asnjë dokument për këtë.
“Ka një servitut kalimi nga këshilli bashkiak i asaj kohe dhe nga Prefektura. Unë i kam dorëzuar letrat dje. E kam në proces legalizimi. Sa për informacion, kjo është tokë e rrëshkitshme. Dhe këtë tokë e kam mbajtur unë sepse më rrezikonte te shtëpia. Dhe ky zotëria nuk ka leje për atë gardh që po bën. Qenke bilbil nga goja ti, i paske mësuar shumë mirë ligjet ti”, shprehet Eduard Veliu.
Për të konfirmuar se çfarë dokumentesh ka Eduard Veliu, gazetarja e Stop, Odeta Gjevori, iu drejtua Bashkisë së Tiranës. Në një komunikim në telefon me shefin e Urbanistikës në këtë bashki, ky i fundit shprehet skeptik që Eduard Veliu të ketë dokumentin që pretendon nga ana e Bashkisë së Himarës.
Sipas tij, dokument për servitut kalimi nuk aplikoheshin shpesh nga Bashkia e Himarës, pikërisht për faktin se shkaktojnë konflikt mes palëve.
“Ka marrë ndonjë gjë nga bashkia ky personi se mua s’më tingëllon i njohur si emër domethënë. Ka ndonjë shkresë? Këshilli Bashkiak, të paktën në dijeninë time që nga 2015 nuk jep më servitute. Nga 2015 e këtej ajo ka kaluar në Kodin Civil, dhënia e sevitutit. Pra, gjithmonë me vendim gjykate. Më përpara miratohej në Këshill Bashkiak servituti i kalimit. Pra kur dikush kishte një shtëpi dhe nuk shkonte dot apo dikush kishte një tokë bujqësore ta punonte dhe nuk shkonte dot. Këto ishin dy rastet. Në qoftë se ka, sipas atij, një vendim të Këshillit Bashkiak që atij i lejohet servituti i kalimit në një skicë përkatëse bashkangjitur, ai duhet ta paraqesi te ju. Zakonisht Këshilli Bashkiak i ka shmangur këto historisë e servituteve sepse gjithmonë sjellin konflikte dhe duke qenë se zonat janë të pa menaxhuara nga ana e pronësisë gjithmonë ka pasur probleme mbivendosje interesash dhe pretendimesh. Kështu që Këshilli Bashkiak vetëm në ndonjë rast shumë ekstrem mund të ketë marrë ndonjë vendim. Në raste të tjera i shmang këto se mund të ndodhi t’i zgjidhë në terren. Bashkia e Himarës në 2015 është bashkuar me zonën e Lukovës. Ai po e ka marrë para 2015, i bie ta ketë marrë nga Këshilli Bashkiak i Lukovës që ka qenë komuna e Lukovës dikur”, thotë shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Himarës, Gentian Stratobërda.
Emisioni Stop ka bërë kërkesë zyrtare për të marrë informacion lidhur me dokumentet dhe do ta ndjekë deri në fund problemin e qytetarit Petrit Lulo të cilit i kanë zaptuar tokën. /tvklan.al
A complaint from a citizen of Piqeras in Himarë, who h...
The earthquake of November 26 also affected many famil...
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra thotë populli dhe nd...
Në redaksinë e emisionit “STOP” në Tv Klan ka mbërritu...
Me anë të një regjistrimi të fshehtë, emisioni investi...
Fiks Fare does not stop at investigations regarding pe...
Fiks Fare denounced on Monday evening the actions of a...
The journalists of the investigative show "Stop" were info...
The teachers of the "1 Maji" school in the capital do ...
On September 7, the show "Stop" brought the story of a...
Fiks Fare denounced the actions of the Saranda Police ...
On September 20, 2022, Fiks Fare broadcast the story o...
A prosecutor, who calls herself "iron", as she has been pa...
A building in the city of Durrës in district No. 17 wa...
In Kamez, there is the problem of overcrowding of stud...
The government's promise at the beginning of the secon...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e qytetarit Qemal ...
Problematika e radhës e emisionit Stop në Tv Klan ësht...
Since the donor of the kidney is the sister, specific ...
A citizen from Elbasan has fallen prey to a fraud for ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...