Fix Fare/ 9 months waiting for the analysis, the dialysis patient cannot do the kidney transplant
Since the donor of the kidney is the sister, specific ...

Problematika e radhës e emisionit Stop në Tv Klan është në Cërrik. Një i moshuar që kishte 50 kokë dhi ra pre e një mashtrimi nga 3 persona të cilët i premtuan investim për kompleks blegtoral në tokën e tij.
Është fjala për qytetarin Qemal Shabani, i cili produktet e bulmetit i shiste tek një person i quajtur Sula. Ky i fundit e prezantoi me 3 persona nga Tirana të cilët premtuan se do të bënin investimin.
Qemali thotë për Stop se Arben Mera dhe Adem Zalla i morën 13 milionë Lekë të vjetra për të fituar një projekt, pasi njihnin zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë. Njëri prej tyre, pikërisht Arben Mera iu prezantua si drejtor në AZHBR.
Në projektet që zotëron Qemali, është shkruar sikur ato janë miratuar nga Bashkia dhe kanë foto të ndryshme, por nuk kanë asnjë vulë dhe asnjë firmë.
“Këta më thanë se ne kemi një të njohur nga AZHBR-ja, drejtor i bordit për zhvillim. Më thanë që do të bëjmë stallë të madhe dhish, do të të biem dhi dhe ti duhet të bësh një parapagim 10 mijë Euro që me lekë shqiptare bënin 13 milionë e 700 mijë të vjetra. Unë ato nuk i kisha, i dhashë 3 milionë Lekë të vjetra, i bëmë me noter, i mori i ati atij menaxherit. Arben Mera ishte ai që u paraqit si drejtor i bordit, Ilir Zalla ishte menaxheri, Adem Zalla është babai i menaxherit. Pjesën tjetër ja kemi dhënë pasi erdhi projekti, ja kemi dhënë pak nga pak. Në projekt përfshihej të kishte 200 kokë dhi. Mirëpo unë kisha 50 kokë dhi dhe u detyrova shita ato që u dhashë lekët këtyre. Projekti qe në plan që do të bëhej brenda vitit 2016. Sot jemi 2022, nuk u bë asnjë gjë fare. Këta gjithmonë më mbanin me shpresa se do të bëhet. Fillimisht ata vinin një herë në dy muaj, më mbrapa nuk vinin më veçse flisnin në telefon. Unë i thashë ose më kthesh lekët ose unë do t’ju ndjek penalisht. Ai më tha mua asnjë llaf mos hap gojë se janë bërë gjithë ato projekte. Ne jemi dy pensionista, ramë pre e këtyre mashtruesve”, thotë Qemal Shabani.
Ata premtonin ta realizonin projektin, i cili edhe pas 6 vitesh nuk u finalizua kurrë. Në momentin që Qemali kërkoi paratë mbrapsht, ata i thanë se pagesat kishin shkuar për projektet.
Emisioni Stop u interesua tek AZHBR-ja për punonjësin Arben Mera, por rezultoi se aty nuk figuron asnjë person i tillë.
Stopi: Si kalove? Arben Mera, ku e ka zyrën?
Punonjësja: Keni lënë takim?
Stopi: Jo, s’kam lënë takim. Doja të flisja, ta takoja pak!
Punonjësja: Tek AZHBR-ja nuk ka një punonjës me emrin Arben Mera.
Qemali tregon se Arben Mera i kishte dhënë një numër protokolli për projektin. Më datë 21 Shtator 2021, Qemal Shabani iu drejtua Gjykatës së Tiranës ku ka kërkuar lëshim urdhri ekzekutimi për deklaratën noteriale të datës 13 Korrik 2016. Sot ende nuk ka asnjë veprim.
Stopi: Një urdhër ekzekutimi, i cili është regjistruar më datë 11.10.2021 me gjyqtare Blerina Muça. Çfarë është bërë me këtë çështje?
Sekretarja: S’ka asnjë veprim!
Stopi: Ngaqë afati është 31 ditë, prandaj.
Sekretarja: Nuk ka asnjë veprim./ Tv Klan
Since the donor of the kidney is the sister, specific ...
A citizen from Elbasan has fallen prey to a fraud for ...
The State Police reacted after the denunciation in Fik...
Among the "large" range of businesses operating in Albania...
In the past, the evidence of the penalty, which is a p...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Ferras t...
Një i ri, 26 vjeçar, rrëfeu për Fiks Fare, mënyrën si ...
He walks with difficulty, not because of his age, even...
A well-known professor of the Agricultural University ...
Një denoncim është bërë nga nënkryetari i PD-së, Luçia...
Bledar Teferiçi, the former director of the school in Kava...
Today marks the 80th anniversary of the Peza Conferenc...
The "100 tourist villages" project, one of the governm...
"Stop" went to Korça for the problem of the citizen Pa...
One of the most recent investments in Albania has been...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka ripublik...
Lawyer Idajet Beqiri sued the Meta-Kryemadhi couple in SPA...
Lawyer Idajet Beqiri has referred the former President Ili...
In May of this year, the program "Stop" aired the case...
Fiks Fare reported on Wednesday evening a serious inci...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...