LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkia i merr godinën për qendër shëndetësore/ Nuk paguan ujë e qira

2022-10-14 23:12:50, Denoncim CNA

Bashkia i merr godinën për qendër shëndetësore/ Nuk

Një denoncues, përfaqësues i shtetases Eva Dilo tregon shqetësimin e kësaj të fundit. Ajo ka me certifikatë pronësie një godinë, që sot shfrytëzohet si qendër shëndetësore në Yzberisht.

Në vitin 2017 lidhet një kontratë me Bashkinë e Tiranës, por më pas bashkia kërkon ndërprerjen. Në 2019-ën po bashkia kërkon rinovim dhe në 2020-ën sërish ndërprerjen e kontratës, me arsye tërmetin.

Por pas tërmetit, kontrata u ndërpre, qiraja nuk u pagua dhe punonjësit e Qendrës Shëndetësore nuk u larguan. Prej 5 vjetësh, përdoruesit nuk paguajnë as ujin, dhe fatura ka shkuar mbi 2 milionë e gjysmë lekë.

Denoncuesi: Kjo zonja që unë përfaqësoj ka bërë një kontratë qiraje me Bashkinë e Tiranës për marrje me qira e ambientit për qendrën shëndetësore, fshati Yzberisht, në vitin 2017. Pastaj në vitin 2018 kam edhe një procesverbal që e ka marrë Bashkia në dorëzim. Pas kontratës 1-vjeçare kjo u rinovua atuomatikisht. Në vitin 2020 na dërgohet një kërkesë për ndërprerje kontrate në mënyrë të njëanshme. Bashkia e Tiranës vendos për ndërprerjen e kësaj kontrate, për tëmretin që ndodhi atë vit. Sipas bashkisë thuhet që është e pabanueshme ka rrezik për personat që e frekuentojnë atë qendër. Megjithatë rrezikshmëria ishte vetëm në letra, sepse punonjësit nuk dolën kurrë nga ajo godinë meqenëse kërkuan vetë të ndërprisnin kxontratën.

Gazetarja: A ja paguante bashkia e Tiranës, qiranë kësaj zonje?

Denoncuesi: Ka 2 vjet që nuk e paguan, që kur dërguan këtë shkresën për ndërprerje kontrate, ndaluan edhe pagesat. Punonjësit rrinë brenda. Vazhdon aktivitetin e përditshëm megjithëse ka një godinë të re aty në Astir.

Pronarja e godinës hapi gjyq fitoi në Shkallën e Parë, ndërsa bashkia e ankimoi. Tani zonja nuk merr as qira dhe as objekti i saj nuk lirohet.

Denoncuesi: Megjithëse ata nuk dalin që aty na kanë lanë debitorë tek ujësjellës kanalizime rreth 2 milionë e ca lekë. Klientja ime është e detyruar të paguajë 2 milionë e ca lekë sepse ata nuk kanë paguar as ujin.

Gazetarja: Klientja juaj përveçse nuk ka marrë qiranë e dy viteve, ka marrë peshqesh gjithë këtë faturë tek UKT? Si e keni ndjekur këtë rast?

Denoncuesi: Ne iu drejtuam me nja dy shkresa bashkisë. Bashkia nuk ktheu përgjigje kështu që u detyruam të shkonim në gjykatë ku kemi kërkuar dorëzimin e objektit dhe pagesën e gjithë atyre viteve qira. Gjykata ma pranoi kërkesë-padinë dhe vendosi në favorin tonë që Bashkia e Tiranës duhet të lirojë ambientet dhe të paguajë dy vite qira, të paguajë dhe shpenzimet e gjyqit dhe çdo gjë ishte në favorin tonë. Ata punonjës rrinë aty, nuk kanë ikur.

Gazetarja: Vendimi është ankimuar në Apel nga Bashkia e Tiranës?

Denoncuesi: Çuditërisht Bashkia e Tiranës e ka apeluar megjithëse ka qenë vetë ajo që ka kërkuar ndërprrjen e kontratës.

Denoncuesi: Kërkoj me ndihmën tuaj që të lirohet objekti. Personat që janë atje, nuk kanë faj se u kanë thënë që të rrinë atje, por prona është e zonjës që unë përfaqësoj  dhe duhet ta lirojnë atë objekt, bashkia e Tiranës duhet ta lirojë atë objekt. Përveç kësaj të paguajë edhe taksat, ujin, qiranë, të gjitha detyrimet që ka Bashkia e Tiranës.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore Bledian Pistolia, thotë se nuk ka dijeni për këtë situatë, pasi është i ri në detyrë.


Bledian Pistolia: Unë një vit kam, që kam filluar drejtor dhe domethënë vjet jam njoftuar për këtë problem. Kështu që, për këtë duhet të marrësh njoftim nga Bashkia!

Gazetarja: Po për pjesën e faturës së ujit? 2 milionë e gjysmë lekësh fatura.

Bledian Pistolia: Më thuaj…! E kam vivavoce dhe e kam ekonomistin në zyrë në këto momente. 

Ekonomisti pranon se nuk është paguar uji, por kjo është përgjegjësi e shtetit, sipas tij.

Ekonomisti: Unë jam ekonomisti. Tashi ne s’kemi paguar ujë fare, se i ka paguar Bashkia.

Gazetarja: E di atë, e di. E di që nuk keni paguar ujë fare.

Ekonomisti: I ka paguar Bashkia.

Gazetarja: Jo nuk i ka paguar bashkia.

Ekonomisti: Po pra, s’e lidh dot unë me certifikatën. E ka Bashkia.

Gazetarja: E ka pronarja certifikatën e pronësisë, Eva Dilo.

Ekonomisti: Po pra… Po, po pra, ta paguajë ajo! Ç’punë kam unë?

Gazetarja: Qysh ta paguaj unë mo zotëri. Ti harxhon ujin ajo të paguajë ujin tënd?

Ekonomisti: Tashi mos më bërtit njëherë shumë, se…

Ekonomisti: E pra, po m’tremb!

Gazetarja: O zotëri unë e marr vesh që ti nuk je trembur se po të ishe trembur do kishe paguar ndonjë kokërr ujë.

Ekonomisti: Kontratën me atë zonjën ka përfunduar mbi 1 vit.

Gazetarja: Po ikni, pse rrini këtu pra? Këtu po shoh mjekët.

Ekonomisti: Ne rrimë se na le shteti.

Gazetarja: A ju le shteti? A ju lumsha në shtet, o ça përgjigje më ke dhënë, bukur fare.

Ekonomisti: Po pra po, ne presim nga dita ditës, për të ik prej aty!

Gazetarja: Kur të ikni do paguani edhe ujin se nuk ka shanse mos ta paguani.

Ekonomisti: Po mirë, mo mirë, se ka shtet për këtë punë. Nuk kemi kontratë.

Gazetarja: Ka shtet, por ka edhe “Stop”, mos harro! Si ajo shprehja ha, merr dhe ik sistemoheni këtu nuk paguani as qira dhe ujë. Ore e di si është puna, unë bëj 90 kilometra çdo ditë që vij nga Elbasani në Tiranë, ta zë një dhomë këtu se as qira, as ujë?

Ekonomisti: Nuk kemi kontratë.

Gazetarja: Po ik pra, futja vrapit.

Bledian Pistolia: Atëherë, se jam drejtori, mund të kalosh tek zyra dhe flasim në zyrë bisedë dhe jo nga telefoni!

Gazetarja shkoi që të takonte titullarin e qendrës shëndetësore.

“Do diskutojmë, do komunikojmë me eprorët. Do gjendet një zgjidhje, çdo gjë do të zgjidhet, dhe jemi të prirur që ta zgjidhim sa më shpejt”, u shpreh drejtori Pistolia.

“Shërbimin për ujin e ka pasur detyrë njësia bashkiake. S’kam asnjë lloj informacioni për këtë. Do kontaktojmë me njësinë administrative dhe do t’i japim zgjidhje”, tha ekonomisti.

Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë Tiranë thotë se do të informohet për këtë situatë e do të japë një përgjigje.

Nënkryetarja Anisa Ruseti: Duhet të pyesim njëherë Drejtorinë tonë të Kontratave, Drejtorinë tonë Juridike, Njësinë administrative atje. Pra, më duhet të marr pak më shumë informacion nga njësia, që e ndjekin direkt këtë punën edhe të të kthej përgjigjie zyrtare, çfarë ka ndodhur, pse kemi këtë situatën. Mbajta shënim të gjithën. Tani më duhet të nis nga kontrata në njësinë administrative, nga ndërprerja, që në 2018, apo ankimimi, që ka ndodhur pas vendimit të gjykatës, që pavarësisht, që qytetarja mund të ketë të drejtë, ne e kemi detyrim ligjor, që i ankimojmë vendimet.

Gazetarja: Duke qenë se e keni prishur ju kontratën domethënë prapë ju i bie që nuk po dilni.

Nënkryetarja Anisa Ruseti: Ne kemi marrë godinën! Stafi mjekësor nuk është i Bashkisë Tiranë.

Shfrytëzohet nga stafi mjekësor është ideja dhe ata duhet të dalin.

Nënkryetarja Anisa Ruseti: Nuk e di, cila është arsyeja, pse stafi mjekësor vazhdon edhe qëndron aty. Me siguri, sepse duhet të ofrojnë shërbimin. Me logjikë po e them këtë gjë, jo me letra.

Gazetarja: Thjesht ngaqë shoh një kontratë të prishur më shkon mendja që ata nuk duhet të jenë aty.

Nënkryetarja Anisa Ruseti: Po, po, po, po e kuptova.

Gazetarja: Të lutem më shiko dhe pjesën e faturave. Kur pyeta ekonomistin e qendrës shëndetësore më tha që funksionon kështu, marrim godinën e shfrytëzojmë, por taksën e paguan ish-njësia administrative, sot Bashkia e Tiranës, ujin. Nuk është paguar uji. Nëse zgjidhet pas komunikimit që kemi bashkë dhe dalin ata punonjës është ideja se asaj i ngelet debia 2 milionë lekë më kupton?

Nënkryetarja Anisa Ruseti: Odetë! Më lër të marr informacion! Të mbledh të gjithë ku, si qysh edhe të të kthejmë mbrapsht, por besoj kjo do ngelet të hënën!/tvklan.al

Lajmet e fundit nga