Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e dy grave të cilat kanë denoncuar se ish-bashkëshortët e tyre, të cilët janë vëllezër, nuk u lenë që të takohen me fëmijët dhe për më tepër i kanë larguar nga shkolla. Baballarët kanë vepruar në kundërshtim me vendimet e gjykatës.
“Stop” i është drejtuar dhe vëllezërve për të pasur pretendimet e palëve të tjera në këtë çështje. Gazetarja komunikoi me anë të avokatit të dy vëllezërve Hilaj, Petrit Morina. Ky i fundit ka thënë se duhet pritur vendimi i formës së prerë.
Petrit Morina: Në momentin që ka vajtur policia, shërbimi social i bashkisë dhe zyra përmbarimore për të ekzekutuar urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, nuk është ekzekutuar. Kanë marrë kontakt me fëmijën në bashkëpunim edhe me nënën e fëmijëve. Fëmijët kanë qenë shumë të irrituar dhe nuk kanë dashur që të takojnë nënën e tyre.
Gazetarja: Të lutem interesi i fëmijëve është parësor për prindërit dhe për ne si “Stop”. Nuk kam ardhur që të kundërshtoj vendimin e fëmijëve. Unë kam ardhur sepse jam e shqetësuar sepse klientët e tu nuk zbatojnë vendimin e gjykatës, nuk njohin vendimin e gjykatës.
Petrit Morina: Jam konsultuar me klientët e mi dhe i kam thënë që të drejtën për të takuar nëna fëmijët e saj, ia kam thënë edhe në gjykatë…
Gazetarja: Të drejtën e kujdestarisë, jo takim.
Petrit Morina: Në gjykatë kur është divorci nga zonja është kërkuar thjesht kërkesë për lënie dhe rritje për edukim fëmije si dhe divorci. Nëse do të shikojmë sipas objektit të padisë atëherë gjykata në vendimin e saj, ndaj është ankimuar në Apel, ka dalë jashtë objektit të saj.
Gazetarja: Ti bëj ca të duash me vendimin e gjykatës, por në momentin që je në proces, fëmijët i kalojnë nënës. Ti ankimoje bëji çfarë të duash.
Petrit Morina: Këtë vendim e kemi çuar në Apel.
Gazetarja: Kush janë këta dy persona që nuk njohin institucionin qoftë edhe Gjykata e Shkallës së Parë, më vjen keq?
Petrit Morina: Jam shumë dakord me ju. Atëherë po të them nga ana proceduriale e kam ndjekur këtë problem. Se çfarë bëjnë personat që unë i përfaqësoj, nuk mund t’ia imponoj zotërinjve në fjalë… Ua kam thënë tekstualisht, zotërinj të nderuar, takimi i nënës me fëmijët duhet të bëhet sepse tek e fundit është nëna biologjike, ashtu sikurse ju keni të drejtën tuaj”. Ia kam thënë në sallë të gjyqit. Më kanë thënë ne do të ndjekim këtë rrugë deri në përfundim të procesit të gjyqësor, deri në Apel.
Njëri nga prindërit që ka shkaktuar këtë problem, Ilir Hilaj, në një komunikim me gazetaren e “Stop” nervozohet kur gazetarja e pyet se pse i ka lënë fëmijët pa shkollë dhe i hakërrehet kësaj të fundit.
Gazetarja: Përshëndetje zoti Hilaj si jeni?
Ilir Hilaj: Si ia kaloni? Keni një zë shumë melodioz.
Ilir Hilaj: Të përgëzoj! Je e mrekullueshme! Tani më dëgjo pak me kujdes! E di, çfarë do marrësh, e di çfarë do thuash.
Thjesht këtë doja të thoja, zotëri duke qenë se jeni njohës edhe i ligjit.
Ilir Hilaj: Jo të lutem! Të lutem, të lutem…! Nuk më flet mua kështu ti! “Komunikimi Publik”, është një lëndë që mësohet në shkollën e Gazetarisë. Në qoftë se ti, do të bësh presion përmes mikrofonit, i kam thënë zotit Saimir…
Të lutem mos bëj pedagogun e gazetarisë se e ka bërë dikush tjetër, kam mbaruar shkollën, jam diplomuar. Dalim tek problemi që kemi. Për të qenë e balancuar duke qenë se njihni leksionet e gazetarisë.
Ilir Hilaj: Atëherë, balancim po ju kërkoj! Balancim!
Balancimin është kur flas dhe me palën tjetër.
Ilir Hilaj: Balancimin unë do ta jap në studio.
Ilir Hilaj: Bravo! Qëndrojmë tek kjo pikë, tani?
Po! Vendimin e gjykatës pse nuk e njihni?
Ilir Hilaj: Atëherë, këtë do ta shpjegojmë atje, kur është në emision live.
Fëmijët pse nuk shkojnë në shkollë zotëri?
Ilir Hilaj: Zonjë, zonjë, ti, ti…më fal, ti je rrugaçe! Ti je rrugaçe!
Gazetarja: Kjo “rrugaçja”, e kupton vetë ti, të informon se ke shkelur dy nene 320 pra pengimin e ekzekutimit të vendimit të gjykatës si dhe nenin 127 mosdorëzimin e fëmijës prindit tjetër. Të lutem zbatoji.
Institucionet përgjegjëse pas publikimit të rastit kanë reaguar. Ato kanë kërkuar arrestimin e dy baballarëve të fëmijëve për veprat penale veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, neni 121/1 i Kodit Penal si dhe neni 124/b2 “keqtrajtimi i të miturve”. Mirëpo “Stop” njofton se njëri prej tyre, babai që punonte si auditues, është arrestuar, ndërsa vëllai tjetër është shpallur në kërkim.
“Bëhet fjalë për audituesin e KLSH që sipas burimeve të “Stop” është pezulluar nga detyra. E di çfarë po mendoja që nëse Saimir Kodra, drejtori i emisionit investigativ “Stop” do t’i jepte atë kohën televizive këtij personi jam kurioze ta di si do t’ia bënte se është nën arrest. Mirëpo emisionit “Stop” nuk i vlen arrestimi i askujt, por mirëqenia e 6 fëmijëve”, raportoi gazetarja.
Nëna: Pas insistimit të emisionit “Stop” patëm një reagim të menjëhershëm të institucioneve shtetërore, Gjykatës, Prokurorisë, Komisariatit të Policisë dhe kemi ndërhyrë në banesë për marrjen e fëmijëve, dhe fëmijët sot janë me nënat e tyre!
Gazetarja: Si është gjendja e tyre?
Nëna: Gjendja normale, nuk është shumë e mirë.
Gazetarja: Janë nën asistimin e psikologëve flas?
Nëna: Po, janë. Janë nën asistimin e psikologëve, dhe duhet ta vazhdojmë për një kohë të gjatë të fëmijëve në asistimin e psikologëve, sepse gjendja nuk paraqitet e mirë.
Gazetarja: Me t’u përmirësuar besoj do t’i ktheni në shkollë?
Gazetarja: Më bëhet shumë qejfi që ky rast u zgjidh.
Nëna: Faleminderit dhe juve!/tvklan.al
Dy zonja janë drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” dhe...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video ku ...
Fiks Fare denounced on Thursday evening a scandal with...
Plot një javë pas transmetimit të dëshmisë së tmerrshm...
Ndriçim Muça denoncoi në “Stop” firmën “Kurum”, e cila...
Some time ago, we broadcast the case of the elderly, 69 an...
Universiteti Bujqësor i Tiranës, hapi një tender për s...
Tonight on the "Fiks Fare" show, the case of a patient...
Residents of a 10-story building in Vlora complain to ...
Elton Bardhi, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste ...
Fshati Panaja në Vlorë është i njohur për vreshtari dhe ul...
Në mes të Shtatorit, emisioni investigativ “Stop” transmet...
On September 30 of this year, the investigative show "Stop...
Mbeturina që rrethojnë qytetin e Elbasanit i bëjnë karshil...
Një sipërmarrëse në Tiranë i është drejtuar emisionit Stop...
An employee of the Divjaka Post Office is missing more...
Fiks Fare denounced on Thursday evening the degradatio...
For a long time, news has been repeatedly broadcast in...
The police of Vlora have reacted in relation to the ca...
Electric skateboards are the newest trend of transport...
Under the guise of a massage center, prostitution is pract...
64 out of 216 paraplegics and tetraplegics in Berat are in...
"Stop" traveled to Nikla after concerns about the 9-year s...
The editorial office of "Stop" has received the denunciati...
In Albania, the reform of the judicial system dismissed ov...
The Institute of Political Studies has conducted an an...
The judge of the Court of Tirana, Lazër Sallaku, was d...
The High Prosecution Council accepted the proposal of the ...
The police issued an official announcement regarding t...
Several gunshots were recorded this evening in Shkodër. S...
The police have released footage of the arrest of 42-year-...
The police handcuffs the perpetrator of the gunshot wo...
Ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kus...
For Thursday, our country will be under the influence of r...
In Albania, the textile and footwear fashion industry, whi...
High blood pressure could cause 76 million "avoidable" dea...
According to a study by this platform, in the first six mo...
A French journalist was handcuffed on September 19 by poli...
An unusual event has occurred in Almyros, in central Greec...
Storm Daniel in Libya has caused thousands of victims, whi...
The well-known writer Besnik Mustafaj celebrates his 65th ...
The 10th edition of the film 'KO:SH FILM FEST 2023' was op...
A rare photo from 1991 is revealed where the leader of the...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
The world is on the brink of an olive oil crisis. Olive o...
Population reduction is causing imports to decline in some...
A salaried employee in Albania worked an average of 43...