Drunk and at breakneck speed/ Fines are increasing, thousands of measures for drivers
Over the last 24 hours, Traffic Police services across the...
Over the last 24 hours, Traffic Police services across the...

Në mes të Shtatorit, emisioni investigativ “Stop” transmetoi rastin e një aksidenti të ndodhur në 20 Shtator 2021 në segmentin rrugor, që të çon nga kthesa e Kamzës drejt Vorës. Për pasojë në aksident humbi jetën e moshuara Drita Hakorja.
Bashkëshorti Myrvet Hakorja tregoi se ka qenë duke bërë pazaret së bashku me gruan e tij. Në momentin që kanë dalë, Myrveti ka kaluar i pari rrugën për të shkuar tek furra e bukës dhe më pas tentoi të kalojë gruaja e tij. Por një kamion që ishte i ndaluar është nisur dhe aksidentuar Dritën për vdekje. Kamioni drejtohej nga një shtetas maqedonas. Ekspertiza nxorri viktimën fajtore.
Dëshmia e Myrvet Hakorja më 13 Shtator 2022: Më 20 Shtator ishim në QTU bëmë pazare të vogla siç bëjnë pensionistët. Dhe erdhëm poshtë! Kur vijmë tek kjo firma më thotë kur të kalojmë mbikalimin ik ti merre bukën se e marr në Katund të Ri te furra se e marr të ngrohtë se i marr unë këto të tjerat. Ajo u ndal të rregullojë kuletën tek çanta, unë erdha. Erdha deri tek ky vendi këtu për të kaluar matanë dhe po prisja. Ishte trafik i lartë. Në moment vjen një maune dhe më bën shenjë për të kaluar. U ndal. Kalova andej! Kur kaloj matanë kthej kokën të shoh gruan. Kur kthehem shoferi e kishte kokën nga unë. Gruaja sapo kaloi makinën dhe erdhi përafërsisht me centimetra në pozicionin që isha unë. Unë thashë se do ta mbajë. Po tërhiqej do shmangej. Atëherë kam bërtit me të madhe. E përplasi. Iku ajo poshtë. Sa kishte paralelet e sistemit të drejtimit dhe siç ishte me çantën në sup ashtu ishte shtrirë, me kokën nga mbikalimi. “Atëherë bëri gabimin e dytë kur hipi në makinë dhe i futi indietro në vend që të merrte një krik se nuk ka makinë pa krik që të lëviznim. Atëherë pashë tmerrin e madh se isha gërmuar dhe po e shihja atje. Bërtiti me të madhe. Kjo më ka ngel në kokë mua dhe më xhiron filmi. Në orën dy të natës të më dalë gjumi mua më rri mendja tek kjo. Pasi e varrosëm gjetëm një avokat dhe shkoi çështja në prokurori. Dëshminë time dhe të shoferit e kishin ata. Shoferi ishte i një firme maqedonase. Ekspertiza, kjo është më e çuditshme, sepse nxorrën fajtore viktimën. Gjithmonë i merr me vete ai që vdes. Kam dyshimet e mia që këtu luhet ndonjë lojë e madhe. Unë nuk e kuptoj. Ata kanë përdorur argumentin që shoferi ka dhënë rrugëkalimi për mua, ndërsa gruaja ishte me vonesë dhe nuk e ka parë atë sepse ka fushëpamje. Ama në deklaratën e shoferit thuhet që unë shoh mbi një gjysmë metri në një kohë që gruaja ishte rreth 4-5 metra larg.

Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes, por gjykata vendosi për rihetim dhe kryerjen e riekspertizës eksperimentale. Prokuroria e kundërshtoi në apel.
Dëshmia e Myrvet Hakorja më 13 Shtator 2022: Prokurorja kërkoi pushimin. Ne e hodhëm në gjykatë dhe gjykata dha vendimin që të rihetohet çështja dhe të bëhet ekspertizë eksperimentale. Prokuroria e ka çuar në Apel dhe nuk është dakord me gjyqtaren. Mua më thahen krahët. Kam ngelur vetëm me faqet e murit, atë e kisha gjithçka. Kam besimin se vetëm “Stopi” ma zgjidh këtë problem mua, të shkojë e drejta në vend sepse mua më duket se abuzohet me kockat e të vdekurve këtu”.
Hetimet i drejtoi prokurorja Elsa Miha, ndërsa për ekspertizën auto-teknike u caktua eksperti Arjan Janku. Sipas tij, konkluzioni është, që viktima nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit, pasi në atë zonë shoferi nuk kishte shikueshmëri.
“Përshquarja e këmbësores në raport me trajektoren e përshkruar prej saj ka qenë në brendësi të zonës së vdekur, pra plotësisht e paidentifikueshme”, thuhet në raportin e Jankut.
Më tej theksohet se, “Pra, me shpejtësinë prej 10 km/orë, aksidenti ishte i paevitueshëm pasi jemi në kushtet e befasisë së ndërprerjes së rrugës nga këmbësorja”.
Ndërsa në konkluzion thuhet: Shkaku determinant teknik i ardhjes së aksidentit është mos respektimi i normave të sjelljes së qarkullimit nga ana e këmbësores dhe pikërisht shkelja e kërkesave të nenit 188, pika 2, 5 të Kodit Rrugor të kryera nga kjo përdoruese rruge e përfshirë në incident.

Gazetarja e “Stop” ka bërë një eksperiment, duke treguar se drejtuesi i kamionit ka patur shikueshmëri nga të gjitha anët.
Gazetarja: Kjo është një fletë e shkëputur nga ekspertët Arben Luzi dhe Mark Gjonpalaj dhe për të gjithë ata që kanë pasur një pyetje apo e kanë dyshuar faktin e pasqyrës së 5-të, kjo është një foto ku ndodhet kamioni i cili e ka shkaktuar aksidentin dhe pikërisht këtu duket se e ka pasqyrën e 5-të.
Gazetarja: Meqë ekspertët e quajtën zonë të vdekur vendin ku e ndjera, Drita Hakorja po kalonte dhe gjithashtu prokurorja nuk pranoi që të bënte një ekspertizë eksperimentale, ne si “Stop” me metër në dorë do të bëjmë eksperimentin. Kemi zgjedhur një kamion të rastësishëm i cili e ka pasqyrën e 5-të dhe do të inskenojmë aksidentin e ndodhur. Pasi bashkëshorti ka kaluar rrugën, e ndjera është përpjekur të futet për të kaluar sepse kamioni kishte ndaluar, megjithëse në këtë pikë ku unë jam vendosur, ekspertët mendojnë se është zonë e vdekur, por unë dukem nga pasqyra e 5-të. Pikërisht ajo pasi ka parë kamionin që është nisur, është përpjekur që të shmanget, ku unë tashmë dukem nga vendi ku ai është ulur dhe nga fushëpamja e tij më e madhe. Unë këtu jam në një largësi shumë të madhe me kamionin dhe pse shoferi nuk ka fushëpamje nga timoni, mund të më shohë shumë mirë nga pasqyra e 5-të. Jam 1 metër larg nga kamioni dhe përsëri vazhdoj të dukem nga pasqyra e 5-të. Pra, me metër në dorë, këmbësori larg nga kamioni 2,3 metra, kaq arrin që të shohë pasqyra e 5-të. Në këtë pikë ku jam vendosur shoferi nuk arrin që të më shohë nga pasqyra e 5-të, por ka fushëpamje që unë të jem e dukshme./tvklan.al
On September 30 of this year, the investigative show "Stop...
Mbeturina që rrethojnë qytetin e Elbasanit i bëjnë karshil...
Një sipërmarrëse në Tiranë i është drejtuar emisionit Stop...
An employee of the Divjaka Post Office is missing more...
Fiks Fare denounced on Thursday evening the degradatio...
For a long time, news has been repeatedly broadcast in...
The police of Vlora have reacted in relation to the ca...
Electric skateboards are the newest trend of transport...
Fiks Fare denounced on Tuesday evening a scandal with ...
Problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve nuk ...
At the Stravaj village health center in Librazhd, one ...
A stratospheric price, previously unimaginable, is reporte...
SPAK has arrested a minister, a general secretary of t...
Një denoncues, përfaqësues i shtetases Eva Dilo tregon shq...
Leonora Karaj is an elderly woman who has worked for 4...
Fshati Malas Breg, ndodhet në Njësinë Administrative ...
On September 7, we brought the story of a lady who went to...
Fiks Fare solli mbrëmjen e së enjtes një investigim se...
Gëzim Korani said that he chose the beach of Borsh to ...
Fiks Fare denounced a scandal on Wednesday evening, wh...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...