Rruga ‘u mori’ tokën!/ Pas 7 vitesh, banorët ende nuk janë kompensuar
Banorë të fshatit Orizaj, të Njësisë Administrative Otllak...

Një qytetar në Dibër është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan se policia i ka bllokuar makinën që sapo kishte blerë dhe nuk i japin asnjë sqarim apo shkresë. Bëhet fjalë për një makinë Toyota Yaris hibrid të vitit 2018, që u ble në muajin Qershor.
U zhdoganua pasi ishte me targa italiane, u kolaudua dhe u pajis me të gjithë dokumentacionin shqiptar. Dy muaj më vonë, në Gusht, makina u bllokua nga policia nën dyshimin se numri i shasisë mund të jetë i dublikuar, pavarësisht se mjeti ishte zhdoganuar dhe pajisur me targa shqiptare.
Efektivët e mbajtën makinën dhe i thanë pronarit të mjetit se duhej të bëhej verifikimi nga Policia Shkencore, pasi dyshonin se kishte ndryshim të numrit të shasisë. Në këtë mënyrë automjeti u mbajt pa asnjë dokument dhe qytetarit Jashar Dauti i thanë se po hetohej për trafikim automjetesh.
Jashar Dauti tregon se në periudhën që makina mbahej e bllokuar, policët lëviznin me të në qytet.
Tani i zoti i automjetit nuk ka as makinën, as paratë dhe informacion, pasi ka edhe një dokument të Policisë Shkencore, ku thuhet se numri i shasisë është fshirë gjatë elektrolizës.
“Kam blerë një makinë në muajin Qershor, ishte me letra italiane dhe i paguajti doganën ai që ma shiti. E çova te kolaudimi dhe ishte në rregull çdo gjë. Pastaj e bëmë me targa shqiptare. Makina ishte Toyota Yaris hibrid e vitit 2018. E bleva 18 milionë Lekë të vjetra. Në muajin Gusht 2022 më ndalon policia e Bulqizës dhe më thotë duhet të shkosh për verifikim pranë Policisë së Peshkopisë. Pastaj më kanë thënë do të njoftojmë të nesërmen për një ekspertim më të thelluar nga Tirana. Ata thonin se kemi dyshime se ka ndërhyrje në shasi. Thjesht llafe goje, jo në bazë të shkresave. Kam biseduar me një polic gjyqësor që më tha makina është e trafikuar dhe se kush po hetohej, ose unë ose ai që ma ka shitur, nuk kam asnjë lloj të dhëne tjetër. Problemi qëndron se policët kanë lëvizur me makinën time, jo 1 ditë por disa ditë. Kanë prurë një dokument se është i fshirë numri i shasisë për shkak të elektrolizës. Unë bleva makinën edhe s’kam as makinë, as lekë, asnjë gjë, as informacion çfarë ndodh”, thotë denoncuesi.
Qytetari shkoi të takonte Oficerin e Policisë Gjyqësore Sadik Topuzi, i cili nuk i jepte informacion se çfarë po ndodhte me makinën e tij, dhe se me këtë automjet, ishin filmuar policët duke lëvizur nëpër qytet. Sadik Topuzi u justifikua duke thënë se duhej ta lëviznin për të liruar vendin e parkimit.
OPGJ: Ti e di, se për makinën, janë referuar materialet në prokurori.
Qytetari: Po në emër të kujt?
OPGJ: Si në emër të kujt, o vlla?! Në emër tat.
Qytetari: Kush është i akuzuar ndaj makinë, unë a kush?
OPGJ: Tani, ti kush je, që vjen e më kërkon mua informacion për sekret hetimor? Kush është i akuzum, kush s’ështëi akuzum. Do merrem përditë unë…
Qytetari: Po me makinën kush ka lëvizur?
OPGJ: Kush ka lëvizur? Makinën e ke në Bulqizë, o vlla!
Qytetari: Jo, para se me e cu në Bulqizë.
OPGJ: Ta kemi sqaru njëherë, se pse ka lëviz makina, me dal me liru vendin e me shku makina në Bulqizë.
Qytetari: Makina ka lujt, ka dalë në Peshkopi.
OPGJ: A do merremi përditë me ty, o Jashar, a si e ke hallin? Në qoftë se ke pretendime, vlla atje e ke AMP-në, vazhdo tek AMP-ja. Të jetë e para dhe e fundit herë, që më thirr mua për punë të makinës!
Pas këtij takimi shkoi gazetarja e Stop në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës, ku zëdhënësja e këtij institucioni, siç ndodh përherë në raste të tilla, kërkoi që të lihet një kërkesë me shkrim.
Gazetarja: Jam Viola Lito, gazetare nga emisioni Stop. Dua të takohem pak me Opgj Sadik Topuzi!
Zëdhënësja: Jam Bora, zëdhënësja e Policisë! Oficeri nuk është këtu. Është me shërbim.
Gazetarja: Kur iku me shërbim?
Zëdhënësja: Të lutem, cfarëdo lloj informacioni…
Gazetarja: Kur iku me shërbim?
Zëdhënësja: Tani nuk jam unë…
Gazetarja: Po nuk mund të më gënjeni iku me shërbim, kur ai ishte para pak. Po pres sipas procedurës, për ta takuar zotërinë, për të marrë një shpjegim…
Zëdhënësja: Cfarëdo lloj…
Gazetarja: E di! Cfarëdo lloj gjëje, që të keni, bëni një kërkesë me shkrim! Kam ardhur deri në Dibër, jo që të bëj kërkesë me shkrim.
Qytetarit i është dhënë një proces verbal nga OPGJ, ku numri i shasisë është fshirë gjatë elektrolizës nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore, pra është e paidentifikueshme. E megjithatë, qytetari u drejtua pranë Prokurorisë së Dibrës për të kërkuar informacion.
Sekretarja: Po! Edhe çfarë do?
Qytetari: Më është bllokuar makina, për trafikim.
Sekretarja: Kush prokuror e ka?
Sekretarja: Ma ke lënë një shkresë ti këtu. S’kishe lënë as periudhën, kur është ndalur makina, asgjë, asgjë. E kam lënë kërkesën aty. Nuk fusim fall sa makina ndalen.
Qytetari: Po nuk ma kishin dhënë këtë letrën e bllokimit fare. Tani ma kanë dhënë.
Qytetari: Polici gjyqësor. Kur do më ktheni përgjigje?
Sekretarja: Nuk të kthejmë fare përgjigje.
Sekretarja: Makina brenda, në qoftë se është kap për trafikim, brenda kur të mbarojë hetimi i prokurores!
Të nesërmen qytetari shkoi sërish në Prokurori. Sekretarja e Prokurorisë së Dibrës ishte indinjuar pasi denoncuesi kishte njoftuar emisionin Stop për problemin e tij, dhe i kërkoi atij që të tërheqë denoncimin që ka bërë pranë emisionit.
Sekretarja: Dje erdhe, vune emrin, mbiemrin tek shkresa. Dhe ishte faji im, se unë nuk flas në telefon shumë me njerëzit, sepse nuk du të konsumohem.
Qytetari: Kuptoj, por prandaj thashë të takoj prokuroren, se me makinën time është bo…
Sekretarja: Këta nuk dinë gjë.
Qytetari: Kanë lëviz policët me të.
Sekretarja: Po shko e bëj kallzim tek policia!
Qytetari: Po polici ka lëviz me të.
Sekretarja: SHKB-në more. Po Stopin pse e prune?
Qytetari: Po Stopin, se nuk më japin…
Sekretarja: Je anku për prokurorinë?
Qytetari: Për policinë!
Sekretarja: Ankohu për veten tate, se do e cosh atje, jo këtu! Që nga dje unë do bëj kallëzim penal ndaj teje, bashkë me personelin këtu, se ajo ka qenë një letër hallve. Tashi këtë punë do bësh! Të tërheqësh atë, që ke bërë atje, se pastaj ti i ke bërë vetes tënde dëm! Mu s’më ke bërë asnjë gjë. Pse e prune Stopin këtu? Se Stopi dje ka qenë këtu tek ne, ka depozitu kërkesë në emrin tënd. Bën mirë t’i tërheqësh, se këto mediat jo se të ndihmojnë, po të prishin punë!
Por gazetarët e emisionit Stop nuk tërhiqen dhe janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes. /tvklan.al
Banorë të fshatit Orizaj, të Njësisë Administrative Otllak...
Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e Fiks Fa...
24-vjecarja nga Sukthi i Durrësit, Marinela Zani disa ...
Residents of the area at the bend of Kamza complain to the...
The Fiks Fare show brings a case of abuse in Karavasta...
Në Kosovë nisur të zbatohet vendimi i Qeverisë për targat ...
Fiks Fare denounced on Monday evening the degradation ...
The payment schemes from the incinerator companies als...
Operation "Knock Down 1", a routine police work, has been ...
Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar doku...
This is support for wheat cultivation for the new planting...
The program "Stop" was this Friday in Tirana, where a lady...
Në Rrugën e burgut në Durrës dritat rrinë ndezur gjatë dit...
Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, ka ngritur akuza nd...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e dy grave të...
Dy zonja janë drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” dhe...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video ku ...
Fiks Fare denounced on Thursday evening a scandal with...
Plot një javë pas transmetimit të dëshmisë së tmerrshm...
Ndriçim Muça denoncoi në “Stop” firmën “Kurum”, e cila...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...