Denoncimi: ‘Koka’ e aferës së inceneratorëve mban nën presion SPAK
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për 11 urdhër-arre...

Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçur prej ditësh,pasi një nxënëse e klasës së 8 akuzon mësuesin se e ngacmoi seksualisht dhe e puthi në buzë me dhunë.
Pas kësaj dite, mësuesi jep dorëheqjen, me arsyetimin se e kërcënuan familjarët e të miturës. Policia dhe zyra arsimore edhe pse në dijeni janë mjaftuar me dorëheqjen e mësuesit dhe kanë fshehur ngjarjen.
Në shkollën 9-vjeçare të fshatit Barç mësonin 5 fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe kishin vetëm një mësues,z. Servet Bejo, i cili ishte edhe banorë i fshatit. Për shkak të episodit të ndodhur mes mësuesit dhe nxënëses, shkolla qëndron e kyçur.
Fiksi solli me zë dhe figurë dëshminë e vajzës dhe familjarëve të saj. E mitura tregon se mësuesi e kishte ngacmuar dhe një vit më parë me fjalë, por këtë herë sipas saj mësuesi e puthi me zor. “Atë orë kishim fiskulturë, por unë hyra në klasë dhe po mësoja fizikën, mësuesi më tha qenke bërë shumë e bukur, m’u afrua, më kapi flokët dhe më puthi në buzë” tregon e mitura.
14 vjeçarja thotë se mësuesi e ka kërcënuar që të mos tregojë për episodin, por në fakt vajza ka bërtitur dhe në ato momente ka shkuar motra e saj, po nxënëse e asaj shkolle një vit më e vogël . Bashkëpunëtorët e Fiksit biseduan me hallën e të miturës dhe gjyshen e saj të cilat ishin prezente gjatë deklaratës së vajzës, po ashtu halla ka qenë personi i parë që ka shkuar në shkollë pas të bërtiturave të mbesës.
Gjyshja tregon se kishin frikë të bënin denoncim, sepse djali i saj është i vetëm, ndërsa fisi i mësuesit janë me shumë meshkujt të rinj.
Ndërkohë halla tregon se dëgjoi zërin e mbesës që bërtiste në shkollë ndaj shkojë më vrap te ajo. “E dëgjova që bërtiste, e dëgjoi gjithë fshati ndaj shkova me vrap, mësuesit i thashë si nuk të vjen turp” tregon halla.
Nga ana tjetër mësuesi Servet Bejo mohon ta ketë bërë këtë gjë, sipas tij duke qenë se ka probleme hasmërie ata po hakmarren, dhe se halla e vajzës ka shkuar atë ditë në shkollë me thikë. Kështu ai pretendon se ka lajmëruar edhe specialistin e Policisë së Zonës , Zenel Koçin, por ai i ka sugjeruar t’i sheshojnë vetë gjërat. Madje mësuesi pretendon se duke dhënë dorëheqjen dhe duke tërhequr denoncimin këtë gjë e ka mbyllur. Por të kundërtën thotë z.Koçi për gazetarët, ai mohon kategorikisht të ketë dijeni për këtë situatë dhe të jetë telefonuar nga mësuesi.
Për të kuptuar më shumë mbi situatën, gazetarët kërkuan një përgjigje nga drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore Çorovodë, e cila tregoi se ka nisur procedurat me portal për zëvendësimin e mësuesit, ndërkohë nuk u përgjigj për situatën me nxënësen, pasi këtë përgjigje kërkonte ta jepte vetëm me shkrim./ tch
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për 11 urdhër-arre...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fond...
On August 6, 2022, 71-year-old Milkë Kroza was killed ...
Ai tha se ka jetuar për vite me radhë në Itali dhe prej 7 ...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, while warn...
Former MP Myslim Murrizi has denounced a police chief ...
Sipas nenit 21 për kriteret e pranimit në Gardën e Republi...
A citizen, who wishes to remain anonymous, tells us that a...
Monika Kryemadhi, MP of PL, in a statement to the media, r...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar një konflikt pronësie...
Disa punonjës të policisë së burgjeve, kanë hapur agjenci ...
Gjendja është po e njëjtë edhe sot pas 81 vitesh nga 8 nën...
Në 7 Shtator “Stop” solli historinë e një zonje, që iu dre...
Një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar n...
Fiks Fare brought to everyone's attention a fairly widespr...
Eleni Marsela, only 10 years old, lives in the town of Shi...
On July 5 of this year, the show Stop on TV Klan dealt wit...
Rrjeti që ka marrë para nga inceneratorët, nga afera më e ...
Në Qershor 2022, emisioni Stop në Tv Klan trajtoi prob...
Një qytetar në Dibër është ankuar pranë emisionit Stop në ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred this Monday evening in the Shk...
Tirana Police have announced that criminal proceedings hav...
Citizen BS, who was wounded by gunfire this Monday in P...
The perpetrator of the injury of 35-year-old BS in Pograde...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
A strong aftershock shook Venezuela this Monday following ...
US President Donald Trump said today that Iran has request...
Five people have died after a shooting in Stade, northern ...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...