Lulzim Basha shareholder in the project of the Port of Durrës / Denunciation of the former head of the DP
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, while warn...

Ai tha se ka jetuar për vite me radhë në Itali dhe prej 7 vitesh në Shqipëri, ku punon në një Call Center në Fier. Pohon se prej 20 vitesh është konsumues i lëndës narkotike kanabis, por “jam i keqi i vetes, jo i të tjerëve”.
“E kam konsumuar rregullisht në Itali, por kurrë s’e kam shpërndarë! Nëse kam shitur qoftë edhe 1 herë të vetme, të më dënojnë” thotë ai. Në qershor të vitit 2022 e kanë kapur në Fier me 1.5 gramë hashash, pasi sapo kishte blerë “1 boçe”, ndërsa Policia dhe Prokuroria e Fierit e akuzojnë për “mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike”, akuzë e cila parashikon një dënim nga 5 deri në 10 vite burg.
Vitet dhe muajt e fundit, në Shqipëri janë organizuar disa operacione antidrogë. Janë sekuestruar qindra kilogramë kokainë, janë kapur një mori dozash heroinë. Madje, janë gjetur dhe asgjësuar hashash në qindra parcela, të shpërndara në të gjithë vendin. Personat që e konsumojnë, punëtorët, apo edhe gratë që punonin për të mirëmbajtur punishtet, janë arrestuar dhe proceduar.
Ndërkohë, pronarët e ngarkesave me kokainë, ata që sjellin heroinë, apo edhe pronarët e parcelave të hashashit nuk janë arrestuar apo proceduar. Policia dhe prokuroria është mjaftuar me arrestime të “peshqve të vegjël”, duke mbushur burgjet me këta persona.
40 vjeçari nga Fieri tha për Fiks Fare se ka qenë konsumues prej gati 20 vitesh i hashashit. “Kam qenë në Itali që 17 vjeç, ndërsa edhe atje e kam pirë. Prej 7 vitesh qëndroj në Fier ku dhe punoj në Call Center. Kurrë nuk e kam shpërndarë, qoftë 1 herë të vetme. Vetëm sa e kemi pirë me shokët, bashkë. Nëse kisha 1 dozë, ua jepja atyre, ata mua. Në qershor 2022, në Fier, shkoj te zona e QTU-së. Blej 1 dozë, kisha 5 mijë lekëshin e fundit. Eci pak dhe më turren 15 policë. Më bie të fikët dhe e marr veten. Më bëjnë presion ku e ke fshehur, e shet, kujt ia shet. U thashë se e konsumoj vetë, biles ia tregova vetën ku e kisha në xhep. Më kontrolluan shtëpinë, e kthyen përmbys. Nuk më gjetën asnjë gjë. Më thanë ‘kësaj herë shpëtove, s’po të bëjmë gjë’. Më lanë të lirë” thotë 40 vjeçari.
Më tej pohon se në fillim të muajit nëntor 2022, i ka shkuar polici i zonës dhe i dërgon disa letra.
“Kishin bërë hetime dhe doza që kisha unë, vetëm një boçe hashash, peshonte 1.5 gramë. Më kanë ngritur akuzën e ‘mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike’, 283/1, akuzë e cila parashikon një dënim nga 5 deri në 10 vite burg. Kurrë s’e kam shitur. Asnjë gramë në jetën time. Në telefon kam folur me shokët apo më kanë shkruar e gjeta këtu e atje. Nëse e kam shitur ndonjëherë të më çojnë në burg” përfundon ai.
Në dokumentet e prokurorisë rezulton se janë bërë hetime dhe se lënda e gjetur është vetëm 1.5 gramë. Ndërkohë, të pandehurit i janë bërë analizat nga ku ka rezultuar se ai është përdorues i lëndëve narkotike. Por, për dozën 1.5 gramë thonë se “është e madhe” dhe se trupi i tij s’e përballon dot! Për këtë arsye, prokuroria e Fierit i ka ngritur akuzën e shpërndarjes! Fiks Fare telefonon oficerin e Policisë Gjyqësore që është marrë me këtë rast. Fillimisht thotë se nuk e mban mend rastin, por kur i përmendet emri, shton se “po”.
Por, nuk pranon të japë informacione për çështjen, pasi duhet t’i drejtohemi prokurorisë dhe e mbyll telefonin. Gazetarët e Fiks Fare shkojmë në Prokurorinë e Fierit për të takuar prokurorin Andi Pogaçe, i cili është prokurori i çështjes. Bëjnë një kërkesë për informacion, ku e pyesin nëse sasia 1.5 gramë quhet përdorim apo mbajtje. Por, deri në transmetimin e kësaj kronike, prokuroria dhe prokurori Pogaçe nuk kthejnë përgjigje. Në Kodin Penal nuk përcaktohen gramët dhe kjo i lihet në “dorë të lirë” prokurorit apo gjyqtarit.
Në nenin 283, fraksion 1, krahas dënimit nga 5 deri në 10 vite burg, nuk përcaktohet me sa gramë quhet përdorim, mbajtje apo shitje. Ky nen i jep dorë të lirë prokurorit apo gjyqtarit. Me këtë kategori të pandehurish, drejtësia është treguar e pamëshirshme, duke i hetuar, gjykuar dhe dënuar. Janë mbushur burgjet plot, ndërkohë që organizatorët apo ata që mbjellin, trafikojnë apo shesin me shumicë, janë gjithmonë të lirë./ tch
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, while warn...
Former MP Myslim Murrizi has denounced a police chief ...
Sipas nenit 21 për kriteret e pranimit në Gardën e Republi...
A citizen, who wishes to remain anonymous, tells us that a...
Monika Kryemadhi, MP of PL, in a statement to the media, r...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar një konflikt pronësie...
Disa punonjës të policisë së burgjeve, kanë hapur agjenci ...
Gjendja është po e njëjtë edhe sot pas 81 vitesh nga 8 nën...
Në 7 Shtator “Stop” solli historinë e një zonje, që iu dre...
Një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar n...
Fiks Fare brought to everyone's attention a fairly widespr...
Eleni Marsela, only 10 years old, lives in the town of Shi...
On July 5 of this year, the show Stop on TV Klan dealt wit...
Rrjeti që ka marrë para nga inceneratorët, nga afera më e ...
Në Qershor 2022, emisioni Stop në Tv Klan trajtoi prob...
Një qytetar në Dibër është ankuar pranë emisionit Stop në ...
Banorë të fshatit Orizaj, të Njësisë Administrative Otllak...
Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e Fiks Fa...
24-vjecarja nga Sukthi i Durrësit, Marinela Zani disa ...
Residents of the area at the bend of Kamza complain to the...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred this Monday evening in the Shk...
Tirana Police have announced that criminal proceedings hav...
Citizen BS, who was wounded by gunfire this Monday in P...
The perpetrator of the injury of 35-year-old BS in Pograde...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
A strong aftershock shook Venezuela this Monday following ...
US President Donald Trump said today that Iran has request...
Five people have died after a shooting in Stade, northern ...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...