Sentenced to 24 years in prison for murder/ 60-year-old arrested in England
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Another phase of the international operation, codenamed "T...

Anëtarët e familjes thanë për Fiksin se nuk e njihnin kujdestaren, e cila ishte nusja e njërit prej djemve. “Nuk e dimë nëse marrim pension. Lajmë, shpëlajmë. Gatuajmë vetë” thanë ata, ndërsa gjendja e shtëpisë ishte skandaloze.
E pa pastruar, me krevate e dyshekë të papastër. Rrobat e trupit po bënin muaj pa larë.
Ndërkohë, Fiksi pyeti edhe te Posta në Krutje, të cilët na thanë se 4 anëtarë të familjes marrin pension dhe ndihmë ekonomike. Por, ato ua tërheq Aida Prifti, e cila gjithashtu merr 160 mijë lekë të vjetra si kujdestare. Në total, familja merr rreth 640 mijë lekë të vjetra.

Në tetor, kujdestarja tha se do të kujdesej për familjen.
Pas këtyre premtimeve, gazetarët e Fiks Fare shkuan sërish te kjo familje, por pa lajmëruar askënd, për të parë nëse janë marrë apo jo masa. Grupi i Fiksit gjen sërish kryefamiljarin Mitër Prifti duke gatuar.
Ai po pastronte disa speca për ti skuqur. E pyesin se kush gatuan, ndërsa përgjigjet se “unë gatuaj”. Pyetjes nëse ka ardhur apo jo Aida, thotë se ka ardhur, na ka sjellë disa gjëra, po sërish ai gatuan.
Ditën që shkoi Fiksi për herë të dytë, kryefamiljari kishte gatuar gjellë me oriz dhe speca të skuqur. Ndërkohë, gazetarët e pyesin se kush pastron, na thotë se “Erjeta (vajza me aftësi ndryshe)”.

Gazetarët shkuan te dhoma ku flenë, ku konstatojnë se ndryshe nga hera e parë, janë vendosur disa çarçafë dhe jorganë. Por, dyshekët janë sërish të papastruar. Vendi është sërish i pistë, me lagështirë, urinë. Në kronikën e mëparshme, Drejtoresha e Shërbimit Social në Lushnje, Anila Çela, por edhe vetë kujdestarja ligjore Aida Prifti, premtuan se do të kujdeseshin.
Pas këtij premtimi, gazetarët telefonojnë drejtoreshën Anila Çela. Ajo na thotë se kanë marrë masa, i kanë raportuar se tani jetojnë mirë, hanë, pinë dhe pastrohen.
Por, kur i tregojnë gjendjen aktuale dhe se janë vetëm 10 % më mirë se herën e fundit, na thotë se “nëse më kanë gënjyer, po ju gënjej dhe unë”. Drejtoresha pohon se i kanë dërguar disa fotografi dhe gjendja duket mirë.

Te fotografitë që i kanë çuar drejtoreshës, janë fotografuar disa ushqime, vendi që pastrohet, krevatet e rregulluara. Por, gjendja aktuale është shumë herë më ndryshe. Gjella as shihet dhe jo më të hahet. Dyshekët me lagështirë, urinë. Vendi i papastër.
Shërbimi Social vetëm sa monitoron gjendjen e kësaj familje nëpërmjet fotografive.
Nga krahasimi i Fiks Fare, rezulton një ndryshim tepër i madh nga fotot e drejtoreshës me ato të gjendjes aktuale. Pavarësisht se kujdestarja ligjore ka shkuar disa herë, por jo përditë, sërish ata gdhihen dhe ngrysën vetëm./ tch


Plarent Berxha ka dërguar një video mesazh në redaksinë e ...
“Stop” ishte në Fllakë të Durrësit për shqetësimin e zotit...
E zuri covidi dhe shkoi 10 ditë me vonesë për të tërhequr ...
“Stop” rikujton mënyrën, sesi ish-prokurori Emëror Kasaj d...
In 2019, "Stop" published the case of Luan Nikollari, who ...
Në datën 6 tetor 2022, Fiks Fare transmetoi një investigim...
An unusual event has brought the show "Stop" to Dimal, as ...
Tre persona janë ankuar në redaksinë e Fiks Fare se janë m...
“Stop” u ndal në familjen e zotit Ilir Krekeza, i cili vet...
Prej disa muajsh emisioni “Stop” transmeton problemet e pa...
Kukës Municipality together with the National Housing ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ndryshimet e pr...
Fatma Banka tells the investigative show "Stop" that s...
In the middle of June, the investigative show "Stop" o...
Rina Qyra (Hajrie) is a debtor since she could not repay a...
Gëzim Ndou nga Puka tregon se djali i tij ka ndjekur për 4...
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçu...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për 11 urdhër-arre...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fond...
On August 6, 2022, 71-year-old Milkë Kroza was killed ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
A serious incident has occurred in Morina, Kukes. Citizen...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...