
Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i arrestuar tashmë, raportohet se ka fshehur të dhënat në lidhje me një pagesë prej qindra mijëra eurosh të marra nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare.
Sipas aktpadisë, lidhjet e tij kryesore me Shqipërinë janë mbajtur përmes ish-zyrtarit shqiptar të shërbimeve sekrete, që në aktakuzë identifikohet si personi A.
Ky person ka paguar edhe për shpenzimet e tij të udhëtimit në Shqipëri. I përfshirë në këtë aferë është edhe një tjetër i cilësuar si personi B.
Shqiptarët që identifikohen si personi A dhe personi B, thuhet se janë Dorian Muçka dhe Arben Neza.
Sipas dokumentit të akuzës, të publikuar nga VOA, gjatë një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017, “më 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me personin B [Dorian Duçka].

Me kërkesë të personit A [Agron Neza] ai i bëri thirrje kryeminisrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte licenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guackë.
Personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit një suvenir të FBI-së në prani të personit B”.
Kush janë Dorian Duçka dhe Arben Nezaj
McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.
Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI, që të nisë hetimin për personin, që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha.
Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI-ja.
Duçka dhe Nezaj, sipas dosjes së publikuar nga mediat e huaja, shfaqen në shërbim të Qeverisë, janë familjarë opozitarë.
Dorian Duçka është familjar i kreut të PL-së, Ilir Meta, ndërsa Arben Nezaj, është familjar i Besnik Mustafajt.

Në fis janë me opozitën, ndërsa për shërbime janë me qeverinë.
Arben Nezaj ai afërmi i Besnik Mustafajt, lakohet në dosje si biznesmeni politikan.

Ndërsa Duçka, përveçse si familjar i Ilir Metës, ka një profil më të njohur.
Ai ka shërbyer ish-zv/ministër i Industrisë dhe Energjisë në periudhën 2013-2015 në qeverinë Rama-Meta.
Më pas ai ka kaluar në sektorin privat ndërkombëtar duke shërbyer si këshilltar i jashtëm për Investimet për Kryeministrin Rama që prej vitit 2016, sipas 'woldpolicyconference'.
Duçka ka mbajtur një post edhe gjatë qeverisjes Berisha-Meta si Drejtor i Integrimit Europian në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë (2009-2013). Ai ka pasur një përvojë pune edhe me TAP-in, si Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projekteve./CNA.al
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, pas firmosjes së marrëveshjes ...
Partia Demokratike dhe PBDNJ kanë firmosur marrëveshjen e ...
Detaje të reja kanë dalë nga hetimi i ish-zyrtarit të lart...
Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Social...
Deputeti Agron Shehaj ka denoncuar mbrëmjen e sotme li...
Analisti Andi Bushati ka ngritur dyshime të forta, tek...
Ish-deputeti i PS-së, Spartak Braho ka kërkuar dorëheq...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbajt...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar pas arrest...
Kandidati i Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci, fto...
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e ish-zyrt...
Zgjedhjet e 14 majit kanë ndezur motorët tashmë të partive...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate pë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se një juri e SHB...
Ilir Meta ka rikthyer pas deklaratat kërcënuese nga koha k...
Emri i Lulzim Bashës, ish-kreut të PD-së, ka dalë në një a...
Deputeti socialist Erion Braçe, nuk i ka ndalur kritikat n...
Opozita ka kërkuar sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Finan...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...