“Mos harxho më kot kafe e çaj”/ Murrizi, mesazh Yuri Kim: Këta të flakin kur s’ju hyn më në punë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka ...

Në një konferencë të përbashkët Policia e Shtetit dhe Policia e Italisë kanë pasqyruar rezultatet e arrira gjatë vitit 2022, në luftën e përbashkët kundër kultivimit të kanabisit.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka theksuar se policia u angazhua maksimalisht për përmbushjen e prioriteteve dhe masave të përcaktuara në dokumentet strategjike.
Ai tha se gjatë këtij viti, ndërthurja e burimeve njerëzore me ato logjistike ka rritur efikasitetin dhe rezultatet e punës. Gjithashtu, rrumbullaku deklaroi se lufta kundër kanabisit ka qenë rezultative falë bashkëpunimit me strukturat homologe të vendeve të tjera, veçanërisht falë bashkëpunimit me Policinë italiane dhe Guardia di Finanza-n.
Policia e Shtetit, në përmbushje të Strategjisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021-2025 dhe të Planit të Veprimit, në zbatim të saj, gjatë vitit 2022:
- ka kryer gjithsej 156 124 kontrolle dhe 345 010 orë shërbimi, duke përdorur edhe 53 dronë;

- ka marrë dhe trajtuar 7358 informacione policore për kultivimin e bimëve narkotike, ose 335 informacione më shumë se një vit më parë;
- nga rritja e bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligjzbatuese, janë ndjekur 162 informacione, ose 97 informacione më shumë se një vit më parë;
- ka referuar dhe ndjekur 186 procedime proaktive, me metoda speciale të hetimit, kundër kultivimit të bimëve narkotike, ose 40 procedime më shumë se një vit më parë;
- ka evidentuar 30 raste të sekuestrimit të farave të kanabisit, si rezultat i të cilave janë sekuestruar rreth 3.5 kilogramë fara të kësaj bime.
Gjatë këtij viti u goditën edhe 24 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave. Për këto raste u proceduan penalisht 56 shtetas të implikuar dhe u asgjësuan 3633 bimë narkotike dhe 2318 kubikë me fidanë të kësaj bime.
Falë punës së pandërprerë, treguesit kanë ardhur në rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë vitit 2022 janë evidentuar 548 raste të kultivimit të bimëve narkotike, nga të cilat 362 janë raste kultivimi të konstatuara dhe të goditura, dhe 186 raste të tjera janë evidentuar përmes procedimeve proaktive; janë implikuar në këtë veprimtari kriminale 352 shtetas, nga të cilët 157 janë arrestuar në flagrancë apo janë ndaluar; janë gjetur dhe asgjësuar 116 212 bimë narkotike nga të cilat 40921 të konstatuara nga monitorimi ajror i GDF-së. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë së Shtetit janë evidentuar dhe asgjësuar edhe 5139 kubikë narkotikësh.
Ndërsa gjatë vitit 2021 janë evidentuar 848 raste të kultivimit të bimëve narkotike, nga të cilat 736 janë raste kultivimi të konstatuara dhe të goditura dhe 112 raste të tjera janë evidentuar përmes procedimeve proaktive; janë implikuar në këtë veprimtari kriminale 668 shtetas nga të cilët 400 janë arrestuar në flagrancë apo janë ndaluar; janë gjetur dhe asgjësuar 166 212 bimë narkotike dhe 20 997 kubikë narkotikësh.
Në përfundim të fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm ka falënderuar Departamentin e Sigurisë Publike, të Ministrisë së Brendshme të Italisë, Misionin Interforce, Guardia di Finanza-n dhe të gjithë kolegët italianë, të angazhuar në luftën e përbashkët kundër kultivimit të kanabisit./ B.A. - CNA.al
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka ...
Barometri konfirmon përkeqësimin e gjendjes ekonomike ...
“Rozafa Fisha City” në Maliq po fillon të marrë jetë. ...
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Elbasan-Metal...
Zgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës i Samitit BE-B...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e s...
Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, ësh...
Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, ka ...
Ditën e djeshme u bë e ditur se me përfundimin e manda...
Pas shembjes së “Prestige Resort”, një tjetër hotel...
 Komisioni Evropian kërkon nga Shqipëria që të heqë dorë n...
Inceneratorët, afera më e madhe korruptive që ndodhet në d...
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, As...
Avokati i 31-vjeçarit Gert Shehu, Ervis Lila, ka folur...
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, As...
Mediat pranë qeverisë ditët e fundit kanë filluar me n...
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me ...
“Top Channel” ka filluar të bëjë opozitë, të marrë rol...
GJKKO ka shpallur të pafajshme, deputeten e PD-së, Albana ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, dhe përfaq...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...