Aksident në aksin Elbasan-Metalurgjik/ Ndërron jetë këmbësori
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Elbasan-Metal...

“Rozafa Fisha City” në Maliq po fillon të marrë jetë. Teksa ende po bëhen punime para se të gjallërohet qyteti më i ri, te “Fish City” në Maliq është vendosur busti i Nikolla Kallfës, ish-drejtorit të Kombinatit të Sheqerit.
Biznesmeni Gjergj Luca ka dhënë një mesazh frymëzues duke nderuar figurën e Nikolla Kallfës.
Me anë të një videoje, Luca thotë se toka duhet të lindë burra të tillë si Nikolla Kallfa, i cili ndërroi jetë në ballë të punës dhe në mes të njerëzve.
“Përshëndetje miq, përshëndetje!
Ky burrë këtu është Nikolla Kallfa, është ish-drejtori i kombinatit që ka marrë pjesë në të gjithë ndërtimin e këtij kombinati të madh dhe pastaj ka drejtuar mijëra punonjës, nga Korça, Maliqi, nga të gjithë vendet. Dhe ne zgjodhëm që momentin e parë të rikujtojmë këtë burrë të madh dhe e kemi vënë pikërisht pranë flamurit kombëtar.
E kemi vënë se ky njeri ka ndarë gëzimin e vet, jetën e vet me njerëzit dhe ka ndërruar dhe jetë mes njerëzve, në mes të punës, në mes të gëzimit që të krijon puna. Dhe nuk ka burrë që të përmendet në të gjithë këtë zonë, nga të gjithë njerëzit që unë kam takuar për shpirtin e tij, për frymëzimin e tij që ka dhënë tek njerëzit.
Dhe në rrugëtimin tonë, qytetin e ri “Fish City” në Maliq, pikërisht do ta fillojmë nëpërmjet këtij burri që ka qenë shembulli më i madh i punës, i frymëzimit, i jetës dhe të vërtetës që krijon puna. Qoftë i paharruar kujtimi i këtyre burrave dhe të mundohemi t’i promovojnë te të gjithë të rinjtë gjithë sakrificën që kanë bërë për të ndërtuar këtë vend, për të motivuar njerëzit.
Faleminderit miq! Dhe ishallah edhe kjo koha e sotme “pjell” burra si puna e këtyre këtu që kanë qenë 22 karat! Respekte!”, thekson biznesmeni./ B.A. - CNA.al
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Elbasan-Metal...
Zgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës i Samitit BE-B...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e s...
Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, ësh...
Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, ka ...
Ditën e djeshme u bë e ditur se me përfundimin e manda...
Pas shembjes së “Prestige Resort”, një tjetër hotel...
 Komisioni Evropian kërkon nga Shqipëria që të heqë dorë n...
Inceneratorët, afera më e madhe korruptive që ndodhet në d...
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, As...
Avokati i 31-vjeçarit Gert Shehu, Ervis Lila, ka folur...
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, As...
Mediat pranë qeverisë ditët e fundit kanë filluar me n...
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me ...
“Top Channel” ka filluar të bëjë opozitë, të marrë rol...
GJKKO ka shpallur të pafajshme, deputeten e PD-së, Albana ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, dhe përfaq...
Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Ndërkombëtar të ...
Gert Bogdani, i cili humbi bindshëm në Primaret për Bashki...
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, sot në ditën ndërkombë...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...