Gjykata Kushtetuese, ultimatum Kuvendit/ “Të plotësohet boshllëku ligjor për votën e emigrantëve”
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e s...

Zgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës i Samitit BE-Ballkani Perëndimor, nuk është çështje e rendit alfabetik e as rastësi, por tregues i besimit të palëkundur të partnerëve tanë, për shkak të qëndrimeve të linjëzuara që vendi ynë ka mbajtur në vazhdimësi, si pjesë e familjës euro-atlantike.
Në këtë mënyrë e lexon ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati takimin e zhvilluar të martën në Tiranë.
Në takimin e tij të radhës në “Public Square”, Bushati thotë se “lufta në Ukrainë ka rritur ndërgjegjësimin për cënueshmërinë e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për të rishikuar procesin e anëtarësimit”, ndaj, “duke pasur parasysh këtë kontekst, zhvillimi i të parit Samit BE – Ballkan Perëndimor, në rajonin tonë, duhet lexuar si shprehje e investimit të BE-së në rajon, si pasojë e dinamikës së re të krijuar në Europë.”
Ish-ministri thotë se përmbajtja e deklaratës së Samitit të Tiranës, në dallim nga ato të Sofies, Zagrebit dhe Brdos është një hap përpara, pasi jo vetëm rikonfirmon angazhimin e plotë të BE-së ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, por edhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit, bazuar në reformat e besueshme, kushtëzimin e ndershëm e rigoroz dhe meritën individuale, si një proces me interes të ndërsjellë për rajonin dhe BE-në.
“Me qëllim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e brendshëm të BE-së, Tregu i Përbashkët Rajonal, i dakorduar në kuadër të Procesit të Berlinit, vlerësohet si hap përgatitor. Bërja realitet sa më parë e Tregut të Përbashkët Rajonal do të stimulonte tregtinë ndër rajonale dhe do të tërhiqte më shumë investime, megjithëse duhet pranuar se kapacitetet për tregtinë ndër rajonale janë modeste.
Megjithëse Samiti BE – Ballkan Perëndimor i mbajtur në Tiranë, shënon një hap të rëndësishëm përpara, padurimi për afatizimin e procesit të anëtarësimit në BE është i madh. E njejta gjë mund të thuhet edhe për ofrimin e instrumenteve politik dhe ekonomik që mundësojnë një gjë të tillë dhe që zbusin hendekun zhvillimor, që veçse thellohet me kalimin e kohës mes nesh dhe BE-së”, shprehet ai.
Bushati thotë se “Është koha që BE-ja ta trajtojë Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj. Barra financiare e vlerësuar për anëtarët e BE-së do të varionte midis 0.014% dhe 0.026% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), apo në një shumë vjetore mes 1.6 euro dhe 10.8 euro për frymë. Kjo është një barrë e papërfillshme për BE-në, por një investimin gjeostrategjik që shoqërohet me një divident të madh politik, e që do të shënonte zgjerimin përfundimisht të sovranitetit të BE-së mbi të gjithë Europën Juglindore”./ CNA.al
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e s...
Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, ësh...
Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, ka ...
Ditën e djeshme u bë e ditur se me përfundimin e manda...
Pas shembjes së “Prestige Resort”, një tjetër hotel...
 Komisioni Evropian kërkon nga Shqipëria që të heqë dorë n...
Inceneratorët, afera më e madhe korruptive që ndodhet në d...
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, As...
Avokati i 31-vjeçarit Gert Shehu, Ervis Lila, ka folur...
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, As...
Mediat pranë qeverisë ditët e fundit kanë filluar me n...
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me ...
“Top Channel” ka filluar të bëjë opozitë, të marrë rol...
GJKKO ka shpallur të pafajshme, deputeten e PD-së, Albana ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, dhe përfaq...
Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Ndërkombëtar të ...
Gert Bogdani, i cili humbi bindshëm në Primaret për Bashki...
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, sot në ditën ndërkombë...
Në orën 12:00 do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për...
Makina me të cilën po udhëtonin ekipi i "Kallxo.com", p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...