Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Mirel Mërtiri, apo siç e ka quajtur SPAK "truri" i inceneratorëve dhe bashkëpunëtorët e tij, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Këtë e ka konfirmuar ditën e sotme Policia e Shtetit në një përgjigje për CNA.
CNA iu drejtua Policisë së Shtetit nëse shtetasi Mirel Mërtiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, apo nëse shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Giuseppe Ciaffaglione ishin ndaluar dhe nëse kishin filluar procedurat e ekstradimit për znj. Gugallja.
Por për rreth 49 ditë nuk pati asnjë përgjigje.
Një ditë pas shkrimit të CNA që vinte në dukje faktin se Policia e Shtetit nuk kishte dalë zyrtarisht me një reagim, ka ardhur edhe përgjigjja nga ky institucion shtetëror.
Policia e Shtetit njofton se:
“Në zbatim të ligjit nr. 10193 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, të datës 03.12.2009, i ndryshuar, si dhe udhëzimit të përbashkët nr. 376, të datës 24.06.2022, ndërmjet Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut, “Për shpalljen e personave në kërkim ndërkombëtar”, të tre shtetasit e përmendur më lart janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Shpallja në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bëhet mbi bazën e vendimit të Prokurorisë dhe të Gjykatës. Policia e Shtetit, me të marrë njoftimin për vendime të tilla, bën shpalljen në kërkim.
-Shtetasja Stela Gugallja është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, më datë 18.02.2022, në bazë të kërkesës së SPAK-ut, nr. 22 prot. K.B, të datës 18.02.2022 dhe në zbatim të urdhrit të prokurorit, për ekzekutimin e masës së sigurimit personal.
Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet homologe është bërë i mundur lokalizimi i kësaj shtetaseje, në Austri, dhe janë njoftuar institucionet përkatëse. Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka paraqitur me shkresën nr. 1664, prot. më datë 26.05.2022, kërkesën për ekstradim. Deri në datën 04.04.2023 nuk ka një konfirmim për arrestimin dhe miratimin e ekstradimit të kësaj shtetaseje.
-Shtetasi Klodian Zoto është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, më datë 18.02.2022, në bazë të kërkesës të SPAK-ut, nr. 21, prot. K.B, më datë 18.02.2022, dhe në zbatim të urdhrit të prokurorit, për ekzekutimin e masës të sigurimit personal.
Nuk është lokalizuar apo arrestuar me qëllim ekstradimin, deri në datën 04.04.2023.
-Shtetasi Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, më datë 09.02.2023, në bazë të kërkesës së SPAK-ut, nr. 25 prot. K.B, datë 09.02.2023, dhe në zbatim të urdhrit të prokurorit, për ekzekutimin e masës të sigurimit personal.
Nuk është lokalizuar apo arrestuar me qëllim ekstradimin, deri në datën 04.04.2023”, shprehet Policia e Shtetit për CNA.
Kujtojmë se CNA ka raportuar më parë se në mesditën e 9 shkurtit, Mërtiri u shpall në kërkim ndërkombëtar.
"Truri" i inceneratorëve akuzohet për aferën në inceneratorit e Elbasanit dhe të Fierit.
Ai dhe bashkëpunëtorët e tij Klodian Zoto, Stela Gugllja, Giuseppe Ciaffaglione kanë përfituar kontrata koncensionare prej afërsisht 480 milionë euro nga qeveria shqiptare./ CNA.al


CNA i ka dërguar Autoritetit të Dosjes dy shkresa ku k...
Kryeminsitri dhe ish-kryeministri kanë dalë ditët e fu...
Gazetari Hysni Gurra ka komentuar deklaratën e kryemin...
Drejtori i zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Emanuel...
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës me përfaqësue...
Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një konferencë me P...
Gazetari Elvi Fundo ka rrëfyer detaje rreth jetës të i...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka he...
Asambleja e Këshillit të Europës ka mbledhur firmat për mo...
Dallëndyshe Bici ka reaguar në rrjetet sociale pas arresti...
Gazetari Bledian Koka ka bërë me dije se kryebashkiaku...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspetkua...
Ndryshime kanë ndodhur në strukturën e Kadastrës së Durrës...
8 zyrtarë të Kadastrës së Vlorës janë kallëzuar në SPA...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, T...
Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berish...
Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar lidhur me gjykimi...
CNA i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve me dy shkr...
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzon ankimimin e Pa...
Në Tiranë vijon shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...