Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Pas largimit të Sokol Ballës, një nga problemet që ka lindur në "Top Channel", duket se është emisioni i mbrëmjes, pra ai që quhet “Prime Time”, emisioni politik kryesor, i cili deri javën e shkuar drejtohej nga Sokol Balla, por gjithashtu televizioni ka ngelur dhe pa Drejtor Informacioni.
Burime nga "Top Channel" i thanë CNA.al, se aktualisht Departamenti i Informacionit drejtohet nga Altin Kreka, por pronarët e tanishëm të "Top"-it dhe kryesisht Lori Hoxha e cila merret me menaxhimin e televizionit po kërkojnë një drejtor të ri informacioni.
Një nga emrat e përfolur është ai i Andi Telës, drejtorit aktual të "ABC News", një emër ky për të cilin, njerëz të familjes Hoxha, janë interesuar, për t’u vënë në kontakt dhe për të mbledhur informacion.

Gjithashtu ka pasur kontakte dhe me gazetarë të tjerë me eksperiencë, apo menaxhues televizionesh. Por halli i departamentit të informacionit, duket i vogël përballë atij të emisionit të mbrëmjes, “Prime Tim"-t, emisionit politik të ditës. Të njëjtat burime theksuan për CNA.al se është kërkuar rikthimi i Eni Vasilit, e cila u largua me ardhjen e Sokol Ballës në "Top Channel", por kjo e fundit sapo ka filluar edicionin e ri dhe ka refuzuar.

Po përpiqet të ketë emra që të zëvendësojnë denjësisht Sokol Ballën, në emisionin kryesor të ditës.
"Top Channel" ka pasur një garë të fortë me "TV Klan"-in, megjithëse shpeshherë e humbur ose në shumicën e rasteve përballë “Opinion"-it me Blendi Fevziun. Por gjithsesi trendi i sjellë nga Fevziu është ndjekur nga shumica e televizioneve të cilat janë përpjekur të krijojnë në orën 21:00 të mbrëmjes, një emision analitik ditor, special, politik, social etj. Kështu ka ndodhur me të gjitha televizionet, por gara më e madhe ka qenë gjithmonë midis "Klanit" dhe "Top Channel", por tashmë "Top Channel", ka ngelur pa emision kryesor të mbrëmjes. Largimi i Sokol Ballës, pas një konflikti me aksionerët, me Lori Hoxhën, disa ditë më parë e ka lënë zbuluar emisionin e mbrëmjes në "Top Channel".
Refuzimi i Eni vasilit, ka krijuar një tjetër hallkë problematike, pasi duket e pamundur që të zëvendësohet me shpejtësi, kjo edhe për faktin se në të gjitha televizionet kanë filluar sezonet e reja, të cilat prej disa javësh po vazhdojnë me transmetimet e përditshme, në mbrëmjet e emisionit të tyre special ditor.
Në fakt të njëjtat burime theksuan se negociatat vazhdojnë, këtë herë pritet që të mos ketë nxitim, siç ndodhi me Sokol Ballën, i cili zëvendësoi menjëherë Ben Blushin. Në atë kohë Ben Blushi ishte drejtor i përgjithshëm dhe emisioni i mbrëmjes moderohej nga Eni Vasili, por rikthimi i Sokol Ballës në "Top Channel" me shpejtësi, e çoi atë edhe Drejtor Informacioni, por edhe moderues të emisionit kryesor të ditës, ndërkohë që rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të televizionit e ka marrë Lori Hoxha.

Tashmë, aksionerët po përpiqen që të gjejnë dy emrat që do të zgjidhin çështjen e “Prime Time”-t , i cili tashmë ka ngelur halli kryesor, por edhe Drejtorit të Informacionit. Në fakt "Top Channel" vazhdon të transmetojë, por pa “Prime Time” dhe pa drejtor informacioni./ CNA.al
Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, ka folur ditë...
Nisi sot viti i ri akademik edhe për studentët dhe kur...
Gjatë programit pesë-ditor në basenin e Vjosës, eksper...
Policia e shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq, po zh...
Analisti Artur Zheji ka thënë se SPAK-u nuk ka dhënë shenj...
Avokati Spartak Ngjela ka lëshuar kritika ndaj SPAK-ut, që...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që Klement Çala, një nga aut...
Gjatë kontrollit në shtëpinë e personit që dyshohet se ka ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas mbledhjes me drejtuesit e ...
“Problemi i energjisë elektrike është një çështje madhore,...
Pas përfundimit të komunikatës me mediat, kreu i PD-së ka ...
Sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku po...
Tri ditë më parë Lefter Kokës iu rrëzua nga GJKKO kërkesa ...
Finalizohet, pas një hetimi disamujor, operacioni policor ...
Ervin Salianji, ka arritur ta shtyjë sërish ditën e burgut...
Prej kohësh tashmë është hedhur në diskutim nëse duhen lej...
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg shtetasin Aqif Bezati,...
Paraditen e sotme rreth orën 11:30 dyshohet se një zonjë 6...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Ish-ministri Lefter Koka, prej 10 muajsh ka qëndruar në pa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...