Rama për projektin e Zvërnecit: Do të jetë krenari për Shqipërinë dhe për Europën
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...

Udhëheqësja e madhe konservatore, Evi Kokalari, Evi apo Evis Angelakis, dje ka sulmuar doktor Berishën.
Dhe është normale sepse Berisha është sulmuar nga shumë njerëz, por zonja, e cila u shfaq befasi një udhëheqëse e madhe amerikane, tashmë ka ngelur me "gisht në gojë".
I vetmi personazh politik i rëndësishëm në SHBA, ambasadori Riçard Grenell, në emër të të cilit ajo fliste jo pak, ka ardhur në Tiranë, ka dhënë një intervistë për Çim Pekën gjë që e ka tërbuar Evin.

Prej kohësh, Kokalari është kthyer në një propaganduese të fortë në shërbim të qeverisë. Sulmon Partinë Demokratike, segmente të caktuara të saj, thjesht dhe vetëm për interesa personale, derisa në fund shkoi te Berisha.
Sulmoi zgjedhjet në PD, pse 5 apo 7 emra që ajo donte t’i mbante si franksion brenda Partisë Demokratike, që nesër t’i kishte si instrument për të qenë deputet apo për të qenë një faktor i rëndësishëm në politikën e Shqipërisë, nuk u zgjodhën anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Evi akuzoi struktura të caktuara të PD-së, kryesisht Belind Këlliçin.
Në fakt, kishte personazhe të tjera që ishin të përfshirë në proces, si Albana Vokshi apo Flamur Noka apo edhe vetë Berisha dhe shumë të tjerë, të cilët monitoron.
Evi akuzonte vetëm një, dukej qartazi se kush ishte qëllimi. Kishte drejtuar gishtin nga Belind Këlliçit, pasi ky i fundit shihej si një kandidat i mundshëm ndaj Erion Veliajt.
Lidhja e Evi Kokalarit dhe Erion Veliajt qe raportuar më parë edhe nga CNA.al edhe nga shumë media. Kokalari e mohonte derisa më pas bëri autogol.
Nxori një mesazh të sajin me Arjan Çanin dhe Erion Veliajn, ku ky i fundit i përgjigjej me shpejtësi skëterrë në një grup që hapte Evi në “WhatsApp”.
Më tej u sulmuan edhe zgjedhjet në FRPD, sërish goditet Belind Këlliçi. Një sulm edhe ndaj kreut të ri të kësaj strukture, por gjithçka vinte në të njëjtën formë nga Kokalari, e cila dukej qartazi se tashmë kishte një betejë personale me Belind Këlliçin.
E pasi vazhdoi me të dhe ky i fundit u bë zyrtarisht kandidat për kryetar bashkie nga opozita, Kokalari nuk u ndal.
Dhe tashmë, pas një nate, pas mllefeve, nuk mundi dot të frenohet as para Berishës, a thua se ka çështje parimore.
Në fakt zgjedhjet brenda strukturave të partisë, procese të tilla janë me probleme dhe me gabime. Kjo dihet botërisht.
Por politika përpiqet t’i bëjë sa më perfekte dhe jo t’i përdorë ato për t’u përçarë dhe për t’u ndarë. Në fakt Evi Kokalari nuk është ndarë për zgjedhjet në PD.
Ajo është ndarë dhe ka sulmuar për shkak se po i shërben kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. Nuk dihet se kush jan detyrimet dhe deri ku shkojnë, por së shpejti do të dalin fakte dhe prova të pakontestueshme për zullumet e Evi Kokalarit në rrugët e kryeqytetit.
Më tej mund të theksojmë se sulmi i djeshëm, i ardhur ndaj kreut të Partisë Demokratike, zotit Sali Berisha, është thjesht dhe vetëm sepse ambasadori Grenell pranoi të bënte një intervistë për Çim Pekën dhe për këtë mesa duket nuk kanë pyetur Evi Kokalarin.
Kjo e fundit, ndoshta kujton se është këmba e urës për Partinë Demokratike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fakt dikush duhet t’i thotë se PD-ja ka më shumë se 32 vjet marrëdhënie me SHBA-në, me probleme, me ulje, me ngritje edhe me "non grata" brenda, biles.
Por kurrsesi, marrëdhëniet e saj nuk mund të ngelen në duart e Evi Kokalarit, Angelakisit apo kujtdo tjetër që pretendon se është një udhëheqëse e ndritur e partisë, ku në fund të fundit nuk merr dot asnjë votë dhe nuk peshon dhe vlerëson më askush, jo për shkak se nuk mund t’i vleresojnë kontributet.
Por, çdo kontribut që jep e djallos me budallallëqet dhe artikulimet e pavlera që bën në opinionin publik, inatet personale dhe paaftësinë për të kuptuar dhe vepruar në politikë./CNA.al
Drejtori i Gatishmërisë për Emergjencat Civile, Robert Hys...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është rikthyer sërish përpla...
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe, mbrojtjen që Edi Rama i ...
Subjekti "Integrated Energy BV SPV" ka njoftuar në vitin 2...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Konferencën e përjavshme kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka ...
Kryeministri Edi Rama është zbuluar se nga Pakoja e Madhe ...
Në një intervistë ndryshe kryetari i Partisë së Lirisë, zo...
Dy ditë më parë, mediat e Rilindjes shpërndanë një lajm në...
Rrezikun më të madh për bizneset e tyre, ndërmarrjet e pye...
Gazetari Artan Hoxha shprehet i çuditur publikimi pikërish...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mb...
Gazetari Eni Ferhati paralajmëroi se në muajin shkurt prit...
Një tjetër denoncim është bërë nga deputetja e Partisë...
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka publikuar disa pamj...
Richard Grenell, shefi i inteligjencës në administratë...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kimka folur rreth përfundimit ...
Richard Grenell, shefi i inteligjencës në administratë...
Ambasadorja Yuri Kim ka zbuluar se shumë zyrtarë të lartë ...
Richard Grenell, shefi i inteligjencës në administratë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...