
CNA ka filluar t’i drejtohet Autoritetit të Dosjeve me një numër shkresash për të kërkuar hapjen e letrave për personazhet publikë.
Kjo edhe për një situatë të ndodhur shumë muaj më parë, kur në Parlament Taulant Balla dhe Enekelejd Alibeaj flisnin për hapjen e dosjeve se shqiptarët tashmë do të kishin të drejtë të aksesonin, të shikonin, të vlerësonin dosjet se kush kishin qenë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, për personat publikë, kuptohet.
CNA fillimisht dërgoi një listë të parë me ministra, ish-presidentin, kryetaren e Kuvendit. Më pas dërgoi një listë me personazhe të tjera publike.
Tani së fundmi, dërguam disa emra sërish, kryeministrin dhe disa përfaqësues të opozitës e njerëz publikë të medias. Është shkresa e tretë që ne i dërgojmë Autoritetit të Dosjeve. Herën e parë na u tha se dosjet ende nuk ishin hapur për shkak të faktit se duheshin disa akte nënligjore.
Më tej, Autoriteti i Dosjeve, pas dokumentit tonë të dytë, publikuar një javë më parë, tha se brenda vitit do të hapeshin se institucioni kishte ecur përpara me procesin.
Sot ne publikuam një tjetër listë. Në dy listat e fundit ka pasur një fakt, kanë reaguar dy personazhe. I pari është Leka Bungo dhe i dyti është Edmond Spaho.
Të dy kanë nxjerrë dokumentat, Spaho pas akuzave politike që i janë bërë në Parlament disa muaj më parë dhe i dyti zoti Bungo, i cili megjithëse duhet të kishte qetësinë shpirtërore, ka shpërthyer pasi e ka ndjerë veten të fyer se përse ne kemi kërkuar dosjen e tij.
Askujt nga personazhet nuk i kemi thënë që ke qenë spiun, thjeshtë dhe vetëm këtyre personazheve publikë duhet t’ju publikohen dosjet, kanë apo nuk kanë pretendime, shkresa të publikuara ose jo.
Ajo është një procedurë që ata e kanë bërë personalisht. Ne po kërkojmë dhe do të kërkojmë që të hapen dosjet për të gjithë ish-bashkëpunëtorët e Shtetit që janë aktivë në jetën publike.
Sot po publikojmë dokumentin e nxjerrë nga zoti Leka Bungo, i cili ka qenë mjaft i shqetësuar edhe pas një aksidenti që ka pësuar dhe i urojmë një jetë të gjatë dhe shëndet të plotë dhe të merret më shumë me pleqërinë, me nipër e me mbesa dhe me hallet e tij sesa me letra si “Taci-bao” i shokut Enver, sepse ato tashmë nuk bëjnë as për në tualet.


Nga ana tjetër, menjëherë pas shkrimit tonë ka reaguar Edmond Spaho, të cilit gjithashtu po i publikojmë reagimin e tij dhe dokumentin që tregon se ai nuk ka qenë ish-bashkëpunor i Sigurimit të Shtetit.



Dhe njëherë sqarojmë se dokumentat e paraqitura pranë Autoritetit të Dosjeve nga CNA nuk thonë se këta persona kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Këto dokumenta thjeshtë dhe vetëm kërkojnë të hapen dosjet për këta persona publikë dhe do kërkojmë për çdo njeri publik, për njerëzit që kanë zënë ekranet, postet, për njerëzit që kanë zënë karriket, edhe për ata që janë me bebelina në krye të institucioneve, edhe për ata që janë pa bebelina në krye të institucioneve.
Do të kërkojmë që t’ju nxjerrim dosjet që t’i shohin shqiptarët kush ka qenë dhe kush nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Pas 34 vjetësh të rrëzimit të Murit të Berlinit, pas 32 vjetësh demokraci të gjithë e kanë të nevojshme të dinë, të kuptojnë se kush kanë qenë horrat e Sigurimit që persekutuan një komb të tërë për 45 vjet dhe që sot dalin dhe japin leksione ekraneve, mbajnë poste publike, janë zyrtarë të shtetit sepse kështu na kanë thënë Parlamenti dhe politika që i kanë hapur dosjet dhe të gjithë tashmë do të kenë mundësinë të shikojmë dhe kuptojmë se kush kanë qenë shërbëtorët e Sigurimit.
Në fakt, asnjë nga dosjet nuk është hapur, asnjë prej tyre nuk e dimë dhe kujtdo që i kërkon dosjen te Autoriteti kërcen me pa të drejtë dhe ndjehet i lënduar.
Edhe njëherë CNA sqaron se do të vazhdojmë çdo javë, dy herë në javë, tre herë në javë me dokumenta zyrtarë për t’i kërkuar Autoritetit të na japë dhe të na verë në dispozicion dokumentat e personave publikë, dosjet e tyre, janë apo nuk janë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Jo si studime shkencore! Jo për studime historike! Jo për tema diplome! Jo! Për t’i publikuar dhe për t’i treguar shqiptarëve kush kanë qenë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe pikë!
Ftojmë deputetët, politikanët, zyrtarët, gazetarët dhe njerëzit publikë të nxjerin dosjet e tyre edhe pse Autoriteti i fsheh./ CNA.al
Jetojmë në një botë me ritme frenetike ku çdo gjë është e ...
Në datë 2 dhjetor kanë hyrë në fuqi ndryshimet e miratuara...
Gazetari Agim Xhafka ka treguar historinë me një polic...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Portalin e Fermeri...
Pakënaqësia ndaj sistemit të drejtësisë dhe "punës" së...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u është përgjigju...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar qe...
Shefja e OSBE-ODIHR, Audrey Glover, në një konferencë ...
Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, ka b...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe In...
Doktor Baton Haxhiu është bërë supermen dhe bën të pam...
Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kri...
Ditën e djeshme, Gjykata e Arbitrazhit rrëzoi kërkesën...
Dy ditë më parë ka humbur jetën në ambientet e burgu...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar...
Audrey Glover është caktuar si shefja e misionit të vë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë për gradimin e...
Shqipëria është larguar nga mbledhja në OKB e organizu...
3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstradu...
Ditën e sotme është mbajtur faza e parë e konkurimit për P...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...