Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Sot në Korçë janë prezantuar 3 projektet për ndërtimin e stadiumit “Skënderbeu”.
Ky stadium nuk do të shërbejë vetëm për aktivitetet sportive, por edhe për shërbime të tjera, pra në tërësi do të funksionojë si një qendër shumëfunksionale.
Në muajin shkurt të këtij viti, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit/ Atelier Albania hapën thirrjen për pjesëmarrje në Konkursin Ndërkombëtar për Projekt-Ide, ku në finale u përzgjodhën 3 finalistë.
Të tria kompanitë janë me prestigj në skenën bashkëkohore të arkitekturës, si "ARCHEA Associati" (Itali), "BOFILL Architecture" (Spanjë) dhe "CEBRA" (Danimarkë).
"ARCHEA Associati"
Përfaqësuesi i kompanisë italiane “ARCHEA Associati”, teksa prezantoi projektin, theksoi se stadiumi i projektuar nga ata do të jetë me kapacitet deri në 10 mijë njerëz.
Kjo qendër do të lidhe bulevardin "Republika" me Katedralen e Korçës.
Sipas projektit, në pjesën e pasme të stadiumit do të ketë aktivitete tregtare, dyqane, bare, restorante, bar kafe, hotele, apartamente. Rreth stadiumit është e rëndësishme që hapësira të jetë e lirë sepse kur kemi stadiumin duhet të kesh një lloj plaze sheshi vërdallë si në Tiranë. Duhet zona përreth të jetë e lirë.
Stadiumi do të jetë tërësisht i mbuluar dhe do të ketë dy kate parkimi.

“Nuk jemi këtu të projektojmë një stadium, por qendrën e re të qytetit.
Për fat të mirë kushtet e zonës janë të jashtëzakonshme. Jeni saktësisht në qendër të aksit kryesor të qytetit. Këtu është një aks shumë i bukur i bulevardit 'Republika', që në fakt shkon menjëherë te Katedralja, ngjashëm me Tiranën.
Mund të aplikojmë të njëjtat aktivitete. Ajo që kemi bërë është shumë e thjeshtë, kemi lëvizur aksin dhe kemi krijuar një park të ri.
Ideja është që mund të krijojmë monumentin përfundimtar të qytetit, pra, një park në skaj të qytetit, ku njerëzit mund të shijojnë përreth stadiumin.
Ideja është të krijojmë një park shumë të madh, ta lidhim bulevardin 'Republika' me Katedralen, ku njerëzit mund të vijnë këtu çdo ditë.
Këtu kemi stadiumin me kapacitet prej 10 mijë njerëzish dhe në pjesën e pasme mund të kemi aktivitete tregtare, dyqane, bare, restorante, bar kafe, hotele, apartamente. Rreth stadiumit është e rëndësishme që hapësira të jetë e lirë, sepse kur ke stadiumin duhet të kesh një lloj sheshi vërdallë si në Tiranë. Duhet zona përreth të jetë e lirë.
Stadiumi është si një katedrale, sot kjo është e rëndësishme.
Kemi 8% pjerrtësi, stadiumi është tërësisht i mbuluar. Rreth ka një kopsht për qytetarët. Në fund mund të kemi një hotel, apartamente, shesh, dhe një bar që është në lartësi, ku mund të shohin qytetin nga sipër.
Në këtë objekt mbledhim të gjitha objektet që duam të organizojmë, të gjitha mjediset, siç i kemi në Tiranë.
Është një ide e thjeshtë, është vetëm një element. Ka një zonë parafiltrimi për tifozët.
Do të ketë dy kate parkimi. Ka një lloj pjerrtësie të stadiumit, ka më shumë shkallë”, tha përfaqësuesi.
Studio "CEBRA" (Danimarkë).

Përfaqësuesi i kompanisë daneze, shpjegoi se stadiumi do të përshatet me ndërtesat e Korçës. Sipas projektit të tyre është menduar që parku të shtrihet dhe në anën tjetër të bulevardit, në mënyrë që të lidhen të gjitha funksionet dhe rrugët, e pjesa që mbetet, është propozuar që të ketë ndërtesa të vogla.
Kjo do t’i japë larmishmëri Korçës.
“Kemi diskutuar shumë dhe masterplanin dhe kemi kuptuar se do t’i bëjmë të dyja këto.
Nëse duam të kemi një stadium të integruar, duhet të shohim se cila është situata përreth stadiumit dhe këto janë dy propozimet tona, dhe gjëja e dytë, ka të bëjë me funksionet çfarë mund t’i shtojmë projektit që të mbështesim elementet e jetesës në këto zona.
Ndërtesa që do të bëjmë duhet t’u përshtatet ndërtesave të Korçës.
Është stadiumi, i cili është i rrethuar nga ndërtesat siç i ka Korça, por duke i sjellë në stilin bashkëkohor.
Nuk flitet vetëm për futboll, por edhe aktivitete të ndryshme që do të ndodhin këtu.
Ne përcaktojmë vendin dhe pastaj shikojmë llojin e ndërtesave që janë të përshtatshme për Korçën.
Kemi menduar ta shtrijmë parkun edhe në anën tjetër të bulevardit.
Në mënyrë që të lidhen të gjitha këto funksione do të shikojmë se si mund të lidhen rrugët, dhe pjesa që mbetet, kemi propozuar të ketë dhe ndërtesa më të vogla.
Pra, kemi kapur këtu larmishmërinë e ndërtesave që janë në Korçë dhe vërtetë mund të jenë në formë trekëndëshi.
Kjo jep dhe larmishmëri që e shikoni dhe në Korçë”, tha përfaqësuesi.
"BOFILL Architecture" (Spanjë)

Përfaqësuesi i kësaj kompanie shprehet se është vendosur që stadiumi, fusha, të vendoset në nivel të poshtëm që të ketë më shumë transparencë. Në konceptin e tyre nëse do të ketë ndonjë shfaqje apo aktivitet sportiv mund të shihet edhe nga të gjitha ndërtesat përreth.
Pylli shkrihet me vendin ku do të ndërtohet qendra.
Gjithashtu ka një dialog të ndërtesave të reja me ato ekzistuese. Ka elemente të rëndësishme që do të përfshihen në këtë projekt.
Ajo çfarë arrihet është që banorët kanë një pamje të dyfishtë. Nga njëra anë shohin fushën dhe nga ana tjetër parkun.
“Stadiumin, siç mund të shihni fushën, e kemi vendosur në nivel më të poshtëm që të arrijmë më shumë transparencë. Duam të kemi shumë jetë dhe gjallëri në të gjitha ndërtesat.
Nëse do të shohësh një koncert apo shfaqje mund ta shohësh edhe nëpërmjet ndërtesave.
Të gjitha tranzicionet në ndërtesa bëhen nga jashtë, këto fasada janë në jetë në 24 orë të ditës.
Pylli shkrihet me vendin ku do të ndërtohet qendra.
Gjithashtu ka një dialog të ndërtesave të reja me ato ekzistuese. Ka elemente të rëndësishme që duam të përfshijmë në këtë projekt.
Ndërtesat janë shumë të ngushta. Ajo çfarë duam të arrijmë është që banorët kanë një pamje të dyfishtë. Nga njëra anë shohin fushën dhe nga ana tjetër parkun”, deklaroi përfaqësuesi./ CNA.al
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Departamentit ...
Kreu aktual i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, e ka konsi...
Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Korçës, ka deklaruar s...
Sot, po prezantohen 3 finalistët me prestigj në skenën ndë...
Qeveria ka propozuar në Kuvend disa ndryshime në ligji...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lid...
Sipas hartës së re gjyqësore, duke filluar nga sot do ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Belsh, ka sulm...
Mjeku Erion Dasho ka thumbuar të gjitha mediat që i bë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se...
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e njohur gjithashtu s...
Instituti i Statistikave me të dhënat e fundit të publikua...
Luiz Ejlli, i famshmi i “Big Brother”-it, këngëtari që...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha...
Këngëtari Luiz Ejlli, i kthyer në një personazh të mad...
Gazetarja Sonila Meço, dy javë para zgjedhjeve ka para...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka angazhuar Charlie Bla...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar podcasting e tij radhës...
Disinformimi është informacion i rremë i përhapur qëll...
Një tjetër investim strategjik pritet t’i shtohet qyte...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...