Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Shkencëtarët kanë mbjellë bimë në dheun e marrë nga sipërfaqja e Hënës. Kjo është një shenjë që tregon se njerëzit mund të jetojnë një ditë në Hënë, mund ta sigurojnë atje ushqimin dhe të prodhojnë ujin.
Studiuesit e Universitetit të Floridës thonë se kanë mbjellë bimë në dheun e marrë nga Hëna dhe kanë zbuluar atë, që një nga studiuesit e quan “bazën e ëndërrave eksploruese?. Është hera e parë që shkencëtarët tregojnë se jeta mund të krijohet nga regolith-i, materiali i marrë nga sipërfaqja e Hënës.
Ata thonë se zbulimi i tyre, i publikuar në revistën “Communications Biology” (Biologji komunikative), mund të ketë ndikim në eksplorimet e ardhshme në Hënë.
Rob Ferl, një nga bashkautorët e studimit, thotë, se zbulimi i tyre mund të ndihmojë austronautët që ndodhen me mision në Hënë, të nxjerrin ushqimin e tyre dhe të ulin nevojën për furnizime të shpeshta nga Toka. “Kur njerëzit zhvendosen si civilizim, jo për të eksploruar për disa ditë, por kur shkojmë diku për të qendruar, ne gjithmonë marrim me vete agro-kulturat tona?, thotë Ferl.
Përveç përmirësimit të nivelit të sigurimit të ushqimit në hapësirë, studimi sjell edhe përfitime të tjera. Ai mund të ndihmojë astronautët të pastrojnë ajrin, të mënjanojnë dioksidin e karbonit nga atmosfera dhe të prodhojnë ujë të pastër.
Si mbillen bimët në dhè Hëne
Mision astrobiologjik i Nasa-s në Mars, shkurt, gëzim tek ekipi pas zbritjes me sukses të Perseverance.
Studiuesit mbollën fara Arabidopsis (një lloj bari guri) në dhè Hëne marrë rreth 50 vjet më parë, gjatë tri misioneve të veçanta Apollo në Hënë: Apollo 11 dhe 12 në vitin 1969 dhe Apollo 17 në vitin 1972.
Ata e ndanë dheun në pjesë 1 gramëshe dhe e hodhën në enë. Aty shtuan ujë, dritë dhe ushqim për bimët. Ata mbollën po ashtu një pjesë tjetër fare në hi vullkanik, një substancë që është e ngjashme me dheun hënor, për të shërbyer për kontroll.
Shkencëtarët panë në më pak se 48 orë mbirje të bimëve në të dyja grupet, por disa ditë më vonë vërejtën se bimët në dheun e Hënës ishin të stresuara. Bimët në regolith dukeshin të mpira krahasuar me ato në hirin vullkanik.
Por Ferl thotë, se fakti që bimët ishin në gjendje të mbinin në përgjithësi është një zbulim pozitiv. “E rëndësishme është se para se të bëhej ky eksperiment, askush nuk e dinte nëse bimët, sidomos ato me rrënjë do të ishin në gjendje të ndërvepronin me dheun shumë djegës, shumë antagonist siç është regolithi hënor?, thotë Ferl.
Vështirësia mbetet te sigurimi i provave
Ekspertimenti në vetvete ishte i lehtë, por gjetja e materlialit të nevojshëm për të bërë eksperimentin ishte e vështirë. Ekzistonte vetëm një sasi e vogël dheu hënor për të bërë eksperimentin, 12 gram gjithsej, sa një lugë gjelle, dhe duhej bërë kërkesa disa herë gjatë një dekade rresht, për ta marrë nga Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA.
“Këto prova janë thesare natyrore me vlera të mëdha?, thotë bashkautorja e studimit, Anna-Lisa Paul. “Kur punojmë me to ne i ndryshojmë ato. E para prej ajrit (ato vendosen në kontakt me ajrin) dhe ujin, ato nuk janë më origjinale dhe humbasin natyrën e tyre arkivore, e cila është shumë, shumë e mbrojtur.?
Përfitime për misionet e ardhshme në Hënë
Zbulimi është me rëndësi, mbase më me rëndësi se kurrë ndonjëherë, kur kihet parasysh se NASA dhe Agjencia Europiane e Hapësirës shpresojnë që të rikthejnë njeriun në Hënë me programin e tyre, Artemis.
Ekzistojnë plane për të bërë nisjen e parë të misionit Artemis pa ekuipazh në vitin 2022 dhe misionin me ekuipazh një dekadë më vonë. Edhe vende të tjera janë duke bërë plane të vizitojnë Hënën vitet e ardhshme, përfshirë këtu Japoninë dhe Kinën.
Por shkencëtarët ende nuk e dinë se si do të reagojnë bimët e Tokës në mjedisin hënor, real, të pasimuluar. Hëna është shumë e thatë në krahasim me Tokën dhe kjo mund të ndryshojë aftësinë e bimëve për të mbirë./DW
Shumë prindër besojnë se nëse i ndihmojnë fëmijët të bëjnë d...
Optimizmi të zgjat jetën. Në këtë përfundim kanë arritur stu...
Lumturia nuk mund të matet, por disi shkencëtarët arritën të...
Bota mundi të shihte për herë të parë imazhin e një vrime të...
Është e ngjashme me një rrugë me tulla të verdha në “Magjist...
Sipas një studimi, të ecësh shpejt çdo ditë, do t’iu bëjë t...
Ideja e një qyteti lundrues mund të tingëllojë si një koncep...
A e dini se ekziston një gjuhë që flitet vetëm nga tetë njer...
Thonjtë e gjatë mund të strehojnë dhjetëra lloje bakteresh d...
Kane Tanaka , japonezia që u njoh zyrtarisht si personi më i...
Shkencëtarët kanë identifikuar gjashtë lloje të reja bretkos...
Shkencëtarët kanë krijuar një metodë që mund të na lejojë të...
Një kometë me një bërthamë 50 herë më të madhe se normalja p...
Një liqen rozë në Euroazi është një nga të paktët në botë dh...
Ka qenë ëndrra e grave dhe burrave për shekuj. Tani shkencët...
Shumë njerëz vuajnë nga çrregullimet e ankthit , të cilat e ...
Mund të jetë një hap i madh në çdo marrëdhënie, por një stud...
Zemërimi është një gjendje shpirtërore që shpesh të bën të d...
Uji i ngrirë në shkëmbinj në sipërfaqen hënore mund të jetë ...
Super limuzina “The American Dream” është makina më e gjatë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...