Dhjetë mrekullitë më të mëdha inxhinierike, që ndryshuan historinë e botës
(Pjesa e dytë)I hapur në vitin 1994 pas 6 vitesh punime, Tun...
Me ndihmën e algoritmeve studiuesit kanë arritur të kompozojnë deri në fund simfoninë e 10-të të Beethovenit. Janë programet kompjuterike aq kreativë sa gjenitë e muzikës?
Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë drejtim të paktën kreativiteti dukej sikur ishte një ekskluzivitet i trurit të njeriut. Por po shtohen shenjat se edhe ky bastion po bie. Pasi kompjuterat i përfunduan deri në fund kompozimet e Gustav Mahlerit dhe Franz Schubertit, i erdhi radha Ludwig van Beethovenit. Kur kompozitori ndërroi jetë në vitin 1827, ai e la të papërfunduar simfoninë e tij nr 10-të. Nga kjo vepër kanë mbetur skica me dorë, pjesërisht fragmente të papërnuara. Me rastin e 250 vjetorit të lindjes së Beethovenit, vepra e tij, – disi e vonuar për shkak të Coronës,- me ndihmën e inteligjencës artificiale prezantohet në 9 tetor 2021 në kuadër të Festës së Beethovenit në Bon. Për këtë koncerni Telekom, me seli po në Bon ngriti një ekip ekspertësh. Një grup kompozitorësh, studiuesish dhe informaticienësh u përpoq të analizonte stilin e kompozitorit gjeni dhe të mbaronte “të pambaruarën”.
Mësuam stilin e Beethovenit
Inteligjenca artificiale u furnizua me skica e shënime të Beethovenit si edhe partitura të kompozitorëve të kohës. “Këtë duhet ta kuptosh kështu, që Beethoveni në momentin që kishte ide të reja mbante shënime. Disa herë si fjalë, disa herë si nota muzikore”, thotë Matthias Röder, drejtor i Institutit Karajan në Salcburg. Duke u nisur nga ky material, drejtuesi i projektit me ekipin e tij bënë supozime, se “si do t’i kishte zhvilluar ai vetë gjëra të caktuara”, thotë Röder. Muzika bazohet në njësi të caktuara si gjuha. Prandaj bëhet fjalë fillimisht që inteligjenca artificiale të mësonte. Simfonitë, sonatat në piano, kuartetet në violinë iu ofruan inteligjencës artificiale rregullisht për “ta trajnuar”, Si në trurin e njeriut që ka rrjetin neuronal, kompjuteri është në gjendje të krijojë vetë lidhje të reja. Rezultatet që përshtateshin më mirë me njëra-tjetrën u rifutën në sismtem duke iu dhënë nota të reja.
Njeriu dhe makineria plotësojnë njëri-tjetrin
Kështu u krijua kompozimi i ri artificial. “Ajo që na lejon inteligjenca artificiale është mundësia e ofrimit të një sekuence në 20 apo 100 variante të ndryshme. Kjo është e mrekullueshme, sepse nëse është punuar mirë me algoritmin, atëherë çdo tentativë bën sens”, thotë Robert Levin, studiues i muzikës nga Universiteti Harvard.
Për studiuesit bashkëpunime të tilla janë mjaft interesante, sepse ato japin të dhëna si makineritë mund të mbështesin njeriun, ose të imitojnë kapacitetin kreativ. “Ne u përpoqëm të kuptonim se cila është gjendja e teknikës në zhvillimin e muzikës dhe jemi përpjekur të testojmë kufijtë. Në fund përdorëm disa module të të ashtuquajturit Natural Language Processing, që janë frymëzuar nga përpunimi natyror i gjuhës”, thotë Ahmed Elgammal, drejtor i i Art&Art Lab të Universitetit Rutgers në Nju Jork dhe zhvillues i inteligjencës artificiale të Beethovenit. Por e kanë vlerë projekte të tilla për muzikantët?
“Mund të thuhet se kompjuteri vepron në bazë të algoritmit. Po, por njeriu e bën në bazë të përvojës dhe arsimimit. Ata nuk janë patjetër shumë larg njëri-tjetrit”, thotë profesori Levin.
Se sa ndjehet kalimi nga origjinali tek kompozimi i inteligjencës artificiale, këtë publiku mund ta kuptojë kur të ndjekë simfoninë e luajtur nga orkestra e Bonnit nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm muzikor të saj, Dirk Kaftan./DW
(Pjesa e dytë)I hapur në vitin 1994 pas 6 vitesh punime, Tun...
Vjeshta ka mbërritur tashmë, dhe kjo do të thotë veshje e pë...
(Pjesa e parë)Për mijëra vjet, njerëzimi ka krijuar struktur...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Faleminderit Zotit që ke...
Nga Mark T.Mitchell “The American Conservative”Nuk jam vaksi...
Në vitin 1935, kreu i SS-ve nazistë Hajrih Himler krijoi “Ah...
Nga Carl Karlsson “World Crunch”A është kjo Suedia…apo Siçil...
Nga Sojin Lim “The Conversation”Kur presidenti i Koresë së J...
“The Washington Post”“Pandora Papers”, është një investigim ...
Nga Jennifer Welsh “Live Science”Kanceri është një gjendje s...
Nga Sean Lang “History Extra”Fjalët kanë fuqinë që ta ndrysh...
Nga Steven A.Cook “Foreign Policy”Që nga viti 2019, analistë...
Ne njerëzve na pëlqen të mendojmë se jemi në krye të zinxhir...
Kalorësit Tempullarë ishin një Urdhër i të krishterëve të de...
Nga Patricia Mccarthy “American Thinker”Mediat raportuan se ...
Nga Jasmine Sherif “Project Syndicate”Covid-19 po e çon botë...
Nga Chris Stewart “The HillJavën e kaluar, presidenti amerik...
Nga Michael Laitman“News max”Kohët e fundit kam dëgjuar gjit...
Nga Rainer Zitelmann “National Interest”Nuk është ende e qar...
Sot ato janë markat më të preferuara për miliona e miliona ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...