Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Gjatë Mesjetës së vonë, jeniçerët ishin forca më e fuqishme ushtarake në botë. Në kulmin e tyre, ata ishin një trupë prej 200 mijë ushtarësh, dhe ishin luftëtarët më të stërvitur që kishte parë Evropa dhe Lindja e Mesme që nga koha e Perandorisë Romake.
Shumë prej tyre ishin stërvitur që në moshë të re, për të mbrojtur interesat politike në rritje
të Perandorisë Osmane. Por ndikimi politik i jeniçerëve, do të paraqiste një kërcënim të vazhdueshëm për pushtetin e vetë sulltanit, çka edhe çoi në fund në shpërbërjen e kësaj force elitare, pas një rebelimi të madh të tyre në fund të shekullit XVII-të.
Historia e kësaj njësie ushtarake elitare daton që në shekullin XIV, kur Perandoria Osmane nisi të sundojë hapësira të mëdha të Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut dhe pjesëve të Evropës. Vetë Perandoria Islame u themelua rreth vitit 1299, nga një udhëheqës fisnor turk nga Anadolli – Turqia e sotme – i quajtur Osmani I.
Nën udhëheqjen e pasardhësve të tij, territoret e Perandorisë Osmane u zgjeruan nga Azia e Vogëlderi në Afrikën e Veriut. Ndër pasardhësit e Osmanit ishte edhe Sulltan Muradi I, që sundoi midis viteve 1362-1389. Nën mbretërimin e tij, mbi territoret e krishtera u vendos një sistem taksash i njohur si ?dev?irme?.
Jeniçerët ishin një njësi ushtarake elitare. Anëtarët e saj i nënshtroheshin një stërvitje intensive që në moshë të re, dhe ata detyroheshin të betoheshin se do të ishin besnikë ndaj sulltanit. Taksa parashikonte që autoritetet osmane të merrnin djemtë e vegjël të krishterë 8-vjeçarë nga prindërit e tyre, veçanërisht nga familjet në Ballkan, për të punuar si skllevër.
Ka shumë tregime historike të familjeve të krishtera, që përpiqeshin me çdo mënyrë të mos i dorëzonin fëmijet e tyre tek osmanët. Jeniçerët, nuk ishin vetëm një degë e veçantë e ushtrisë. Ata kishin gjithashtu edhe pushtet politik. Prandaj, anëtarët e kësaj njësie gëzonin disa privilegje, kishin rroga më të larta, merrnin dhurata nga sulltani, dhe ushtronin madje ndikim politik.
Në fakt, ndryshe nga shtresat e tjera të skllevërve të mbledhur përmes sistemit ?dev?irme?, jeniçerët gëzonin statusin e njerëzve ?të lirë?, dhe konsideroheshin si ?bijtë e sulltanit?. Luftëtarët më të mirë, shpërbleheshin me ngritje në përgjegjësi në radhët e ushtrisë, dhe ndonjëherë merrnin pozicione politike në perandori.
Në këmbim të këtyre privilegjeve, jeniçerët konvertoheshin në fenë islame, nuk martoheshin asnjëherë, dhe ishin tërësisht besnikë ndaj sulltanit. Kur sulltan Mehmedi II pushtoi Kostandinopojën (Stambolli i sotëm) në vitin 1453, jeniçerët luajtën një rol të rëndësishëm në
atë luftë.
?Ata ishin një ushtri moderne, shumë kohë para se Evropa të ngrinte njësi të tilla?- thotë Virginia H.Aksan, profesore e historisë në Universitetin Mekmaster në Kanada. ?Ushtritë evropiane, përdornin ende kalorësit e veshur me armaturat e rënda, nën të cilat mezi lëviznin?- shton ajo.
Jeniçerët ishin veçanërisht të njohur për harqet e tyre. Por ata ishin gjithashtu të aftë për të luftuar me shpata. Uniformat e tyre të lehta, i jepnin mundësi të manovronin me shkathtësi përballë kundërshtarëve të tyre perëndimorë, të cilët mbanin zakonisht armaturat e rënda, shpata më të trasha dhe më të rënda.
Kreu i tyre ishte ?jeniçeri agas??, ose ?agai i jeniçerëve?. Kur jeniçerët nuk luftonin në front, ata mblidheshin në kafenetë e qyteteve, ose rreth enës së madhe të gatimit të kampit të tyre, që quhej kazan. Ushqimi nga kazani, ishte një mënyrë për të kultivuar solidaritetin midis ushtarëve.
Ata furnizoheshin me ushqime të bollshme nga pallati i sulltanit, si pilaf me mish, supë, dhe puding me shafran. Pranimi i ushqimit të sulltanit, simbolizonte harmoninë e jeniçerëve me udhëheqësin. Nëse ata e refuzonin ushqimin, kjo ishin një shenjë shqetësuese, pasi mund të sinjalizonte fillimin e një rebelimi.
Dhe përgjatë historisë së Perandorisë Osmane pati disa rebelime jeniçerësh. Në vitin 1622, sulltani Osmani II, që planifikoi të zhdukte jeniçerët, mbylli kafenetë që ata frekuentonin, dhe vrau disa nga liderët e tyre më të njohur. Por Selimi III, u rrëzua nga froni pikërisht nga jeniçerët. Në një farë mënyre, ata ishin një forcë e rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit të perandorisë, por njëherazi një kërcënim për pushtetin e vetë sulltanit .
Ndikimi politik i jeniçerëve, nisi të zbehej në fillim të shekullit XVII-të. Ligji ?dev?irme? u shfuqizua në vitin 1638, dhe anëtarësimi në këtë njësi elitare u diversifikua përmes reformave, që lejonin hyrjen në të edhe të myslimanëve turq. U anulua edhe rregulli i të qenit beqar.
Në fund të atij shekulli, numri i tyre ishte vetëm 20.000. Rënia përfundimtare e jeniçerëve ndodhi në vitin 1826, nën sundimin e Sulltan Mahmudit II. Sulltani donte të ndërmerrte disa reforma në forcat e tij ushtarake, të cilat u refuzuan nga ushtarët e jeniçerëve. Sulltani përdori artilerinë për të bombarduar kazermat e tyre. Të mbijetuarit e asaj masakre, u internuan ose u ekzekutuan, duke shënuar kësisoj fundin e kësaj njësie dikur të lavdishme./CNA.al
Egoistë. Budallenj. Të rrezikshëm. Të ligj. Këto janë fjalët...
Ministrat e jashtëm të Bashkimi Evropian, çelën të martën dr...
Nga James Jay Carafano “National Interest”Herët a vonë, bota...
Bashkë me fatkeqësitë natyrore, sëmundjet infektive janë ndë...
Nga Ross Clark “The Spectator”* A ka diçka të veçantë në të ...
Nga Stephen E.Nash “Sapiens”* Bota gjendet sot nën kthetrat ...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia po e përsh...
Që Ballkani Perëndimor si kopshti i brendshëm i Europës të j...
Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në sht...
Rritja dramatike e numrit personave të infektuar me koronavi...
Nga Johann Fortwengel “The Conversation”* Vetëdija se jeta j...
Nga Annalisa Chirico “Il Foglio”* Jan Bremer ndodhej prej nj...
Nga António Guterres “Corriere Della Sera”Shqetësimi i shkak...
Është e mërkura e datës 14 prill 1943. Një mbrëmje pranveror...
Në shekullin e XVII-të, ndodhi spekulimi i parë i madh tregt...
Vitamina C është një ilaç i zakonshëm, për të cilin disa nje...
Nga Jochen Bittner “The New York Times”* Evropa mund të jetë...
Gjermania është një nga vendet që po përmbys shanset e mbije...
Çfarë do të thotë që raporti i përhapjes duhet të zbresë nga...
Pandemia, është një fjalë e frikshme. Por bota ka parë pande...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...