Hapja e bisedimeve të anëtarësimit në BE/ Përparim apo gjest simbolik?
Ministrat e jashtëm të Bashkimi Evropian, çelën të martën dr...
Egoistë. Budallenj. Të rrezikshëm. Të ligj. Këto janë fjalët që përdoren rëndom, për të përshkruar njerëzit që po e vazhdojnë jetën e tyre sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Por para se
të arrijmë në përfundime të shpejta, është e rëndësishme të shohim shpjegimet e ekspertëve.
Këto javë të fundit, kemi parë ngado një rritje të numrit të të vdekurve, reagime të pashembullta të qeverive ndaj COVID-19, dhe në pjesën më të madhe të botës jeta jonë e përditshme po ndryshon rrënjësisht. Shumë nga ne, janë mësuar tashmë të qëndrojnë në shtëpi.
Ndërkohë shohim në internet fotot të njerëzve që popullojnë ende plazhet dhe rrugët. Por pse disa njerëz sillen akoma në një mënyrë të rrezikshme? Në vitin 2009, Daniel Ofri shkroi mbi një fenomen që vërejti tek pacientët e saj. Ajo zbuloi se ekzistonte një epidemi psikologjike e dyshimit, që i vuri njerëzit dhe familjet e tyre në rrezik gjatë epidemisë së Gripit të Derrit H1N1. Sipa saj ?ashtu siç ka modele të infektimit, duket se ka modele të reagimit emocional (epidemiologjia emocionale), të shoqëruara me sëmundje të reja?.
Sëmundjet, veçanërisht ato si COVID-19 që mund të mos shfaqin simptomat tek cilido që takojmë, kapin si imagjinatën ashtu edhe frikën tonë. Ne na kap frika dhe pasiguria. Dhe njerëzit e frikësuar dhe të pasigurtë, bëjnë shpesh dy gjëra:supozojnë se më e keqja do t?i ndodhë të tjerëve, dhe së dyti veprojnë në mënyrë joracionale
Një aspekt thelbësor i asaj që psikologët e quajnë teoria e mendjes, është aftësia për t?i atribuar
të tjerëve gjëra të tilla si qëllimi, emocionet ose njohuritë. Por në shumicën e kohës, ne hamendësojnë pse njerëzit bëjnë atë që bëjnë. Në rastin e pandemisë aktuale, kjo gjithashtu na nxit të bëjmë automatikisht vlerësime etike mbi sjelljen e njerëzve të tjerë.
Por teoria e mendjes është e gabueshme, dhe ajo mund të çojë shumë në gabime themelore të atribuimit. Në rastin konkret, vetëm sepse dikush po vepron në një mënyrë që mund të çojë në vdekjen e të tjerëve që infektohen nga COVID-19, nuk do të thotë se ata nuk shqetësohen për këtë gjë.
Po përse veprojmë në mënyrë joracionale gjatë një pandemie? Le të lëmë mënjanë gabimin tonë themelor të atribuimit, dhe të shqyrtojmë mundësi të tjera. Ndërsa personi i çuditshëm, mund të jetë duke vepruar nga egoizmi apo nga keqdashja, disa arsye të tjera pse nuk mund t?i kushtojmë vëmendje këshillave të distancimit social janë:
Ne s?mund ta kuptojmë dot rëndësinë e situatës
Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë probleme të mëdha dhe komplekse. Ato u duken më shumë si skena filmi, se sa si gjëra të jetës reale. Pamundësia e kuptimit të kësaj pandemie, mund të çojë në injorimin apo mohimin e shkallës dhe krejt realitetit.
Ne kemi mendime të dëshiruara
Në epokën dixhitale, nuk duhet shumë kohë për të gjetur në internet një artikull që ju tregon atë që doni të dëgjoni. Mendimi i dëshiruar, mund të çojë në deklarata që e minimizojnë seriozitetin e situatës. Nëse keni mendimin e gabuar se bota po merr fund, ju mund të grumbulloni burime të tepërta ushqimore në shtëpinë tuaj, dhe të lini thatë ata që kanë nevojë. Nëse keni mendimin e gabuar se koronavirusi nuk është më keq sesa një gripi i zakonshëm, atëherë do të vini të tjerët në rrezik, duke u socializuar pa e vrarë mendjen.
Ne nuk e besojmë atë që po ndodh
Mediat kanë qenë prej kohësh të mbushura me histori sensibilizuese. Nëse na thuhet vazhdimisht se bota jonë është në krizë, ne nuk mund t?i marrim seriozisht lajmet, kur dikush përpiqet të na bindë se kjo krizë është e ndryshme.
Jemi konfuzë
Nuk e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ajo që bëmë dje sipas udhëzimit të autoriteteve, sot mund
të na duket si një budallallëk me brirë. Dhe kjo na çon drejt një pafuqie të të mësuarit, ku ne thjesht mund të heqim dorë nga përpjekja për të kuptuar se si të sillemi siç duhet, dhe në vend të kësaj ta përdorim intuitën tonë si udhëzuesin tonë.
Njohja e këtyre gjërave, mund të na ndihmojë t?i kapërcejmë këto sjellje. Mënyra më e sigurt për t?u sjellë gjatë epidemisë COVID-19, është të respektoni këshillat e dhëna nga ekspertët e qeverive tona për epidemiologjinë. Ata kanë shumë më tepër njohuri dhe të dhëna, sesa mund të shpresojmë ne të fitojmë duke tentuar të kuptojmë vetë përgjigjet e duhura.
Por është diçka tjetër që ka një ndikim të jashtëzakonshëm në gjasat tona për të qëndruar në shtëpi:sjellja ngjitëse.Sipas Kristi Duan dhe kolegëve të saj në librin ?Psikika e pandemisë?, ne kemi nevojë të studiojmë sjelljen ngjitëse, për të kuptuar reagimin tonë psikologjik dhe sjelljen ndaj pandemive.
Sipas hulumtimit të tyre ?sjellja ngjitëse paralajmëron, pasqyron dhe përputhet me ngjitjen fizike të një sëmundje infektive në një epidemi?. Me fjalë të tjera, ashtu si një person që ka COVID-19 ka të ngjarë të përhapë sëmundjen tek 2 ose 3 persona të tjerë, e njëjta gjë është e vërtetë edhe për sjelljen.
Një person që e refuzon distancimin social, mund të ndikojë që 2 ose 3 tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo sjellje ngjitëse, është veçanërisht e rëndësishme në situata mjaft stresuese, dhe mund të krijojë një cikël të mbrapshtë. Por këto nuk janë të gjitha lajme të këqija, pasi e vërtetë është dhe e kundërta.
Ngjitës është edhe respektimi i këshillave të dhëna nga epidemiologët. Nëse qëndrojmë në shtëpi, ka të ngjarë të motivojmë 2-3 të tjerë të qëndrojnë gjithashtu në shtëpi. Kjo është mënyra se si secili prej nesh mund të bëjë diferencën, jo vetëm duke parandaluar përhapjen e virusit në vend, por edhe duke ndikuar potencialisht që njerëzit në mbarë botën të qëndrojnë gjithashtu në shtëpi.
Si përfundim:Qëndroni në shtëpi. Mos lejoni t?ju gënjejë mendja, duke supozuar se njerëzit që nuk po distancohen nga shoqëria, janë domosdoshmërisht egoistë. Dhe për të bindur të tjerët të qëndrojnë në shtëpi, gjëja më e mirë që mund të bëni, është të qëndroni vetë në shtëpi./CNA.al
Ministrat e jashtëm të Bashkimi Evropian, çelën të martën dr...
Nga James Jay Carafano “National Interest”Herët a vonë, bota...
Bashkë me fatkeqësitë natyrore, sëmundjet infektive janë ndë...
Nga Ross Clark “The Spectator”* A ka diçka të veçantë në të ...
Nga Stephen E.Nash “Sapiens”* Bota gjendet sot nën kthetrat ...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia po e përsh...
Që Ballkani Perëndimor si kopshti i brendshëm i Europës të j...
Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në sht...
Rritja dramatike e numrit personave të infektuar me koronavi...
Nga Johann Fortwengel “The Conversation”* Vetëdija se jeta j...
Nga Annalisa Chirico “Il Foglio”* Jan Bremer ndodhej prej nj...
Nga António Guterres “Corriere Della Sera”Shqetësimi i shkak...
Është e mërkura e datës 14 prill 1943. Një mbrëmje pranveror...
Në shekullin e XVII-të, ndodhi spekulimi i parë i madh tregt...
Vitamina C është një ilaç i zakonshëm, për të cilin disa nje...
Nga Jochen Bittner “The New York Times”* Evropa mund të jetë...
Gjermania është një nga vendet që po përmbys shanset e mbije...
Çfarë do të thotë që raporti i përhapjes duhet të zbresë nga...
Pandemia, është një fjalë e frikshme. Por bota ka parë pande...
Nga Andreas Kluth “Bloomberg View”* Covid-19, është veçanëri...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...