Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Nga António Guterres ?Corriere Della Sera?
Shqetësimi i shkaktuar nga COVID-19, na prek të gjithëve. Shumë njerëz janë në ankth, tejet të shqetësuar, dhe në konfuzion. Dhe kjo gjë është tërësisht e natyrshme. Ne jemi duke u përballur me një kërcënim të paparë ndaj shëndetit tonë në këto dekadat e fundit.
Ndërkohë, koronavirusi vazhdon që të përhapet, rreziku rritet, dhe sistemet shëndetësore, ekonomitë dhe jeta jonë e përditshme janë vënë përballë një prove të vështirë. Më të brishtët
në aspektin shëndetësor, janë edhe më të prekurit.
Në mënyrë të veçantë të moshuarit tanë, dhe të tjerët që vuajnë nga sëmundje kronike, ata që nuk kanë qasje në shërbime shëndetësore të besueshme, dhe ata që jetojnë në varfëri, apo gjithsesi në kushte jetese të pasigurta.
Efektet ekonomike dhe sociale, të kombinimit të pandemisë së koronavirusit dhe ngadalësimit të ecurisë ekonomike, do të zgjasin me muaj. Por virusi do të arrijë herët a vonë kulmin e vet, dhe më pas do të nisë të zhduket. Dhe atëherë ekonomitë tona, do të nisin të rimarrin veten. Por deri në atë momënt, ne duhet që të veprojmë bashku për të ngadalësuar përhapjen e këtij virusi të rrezijshëm, dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin.
Ky është momenti i maturisë, dhe jo i panikut. I shkencës, dhe jo i stigmës ndaj tjetrit. Është momenti i fakteve, dhe jo i frikës. Edhe pse situata është klasifikuar zyrtarisht si një pandemic nga OBSH-ja, ne jemi në gjendje që ta kontrollojmë atë.
Ne kemi mundësi që të ngadalësojmë transmetimin e saj, të parandalojmë infektimet e reja,
dhe të shpëtojmë shumë jetë njerëzish. Por kjo gjë do të kërkojë përpjekje të pashembullta personale, kombëtare dhe ndërkombëtare. COVID-19 është armiku ynë i përbashkët, të cilit duhet t?i shpallim luftë.
Kjo do të thotë se shtetet, kanë një përgjegjësi për t?u mobilizuar, përgatitur dhe intensifikuar veprimet e tyre. Po në ç?mënyrë? Duke zbatuar strategji efektive të kontrollit; përmes aktivizimit dhe përmirësimit të sistemeve të reagimit emergjent; dhe rritjes së ndjeshme të kapacitetit të testimit dhe kurimit; vënies në gatishmëri të strukturave spitalore, për të siguruar që ato të kenë hapësirën, burimet dhe stafin e nevojshëm, për të bërë ndërhyrje mjekësore që mund të shpëtojnë jetë njerëzish.
Ndërkohë, të gjithë ne të tjerët kemi një përgjegjësi:të ndjekim këshillat e mjekëve, dhe të zbatojmë hapat e thjeshtë dhe konkretë të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore. Përveçse është një krizë e shëndetit publik, koronavirusi po e ?infekton? rëndë ekonominë globale.
Tregjet financiare, janë goditur rëndë nga pasiguria. Zinxhirët e furnizimit botëror, janë destabilizuar. Kërkesa për investime dhe konsum ka rënë, me një rrezik real në rritje të një recesioni global. Ekonomistët e Kombeve të Bashkuara, vlerësojnë se virusi mund t?i kushtojë ekonomisë globale të paktën 1 trilion dollarë këtë vit, dhe ndoshta edhe më shumë.
Asnjë vend nuk mund t?ja dalë i vetëm në këtë situatë. Tani më shumë se kurrë më parë, qeveritë kombëtare duhet që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të rigjallëruar ekonomitë, shtuar investimet publike, mbështetur tregtinë, garantuar mbështetje financiare që të synojë në veçanti njerëzit dhe komunitetet më të prekura nga koronavirusi, apo ata që janë më të brishtë ndaj ndikimeve negative ekonomike, përfshirë gratë që shpesh përfitojnë një asistencë më të vogël sociale sesa burrat.
Një pandemi, nxjerr në pah ndërlidhjen thelbësore që ekziston në mesin e familjes sonë të madhe njerëzore. Parandalimi i përhapjes së mëtejshme të COVID-19, është një përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne. Organizata e Kombeve të Bashkuara, dhe veçanërisht Organizata Botërore e Shëndetit, janë tërësisht të mobilizuara.
Si pjesë e familjes sonë njerëzore, ne jemi duke punuar pa u lodhur me qeveritë, duke siguruar udhëzime ndërkombëtare, dhe duke e ndihmuar botën që të përballet me këtë kërcënim. Jemi që të gjithë të përfshirë në këtë luftë, dhe të gjithë do t?ja dalim që ta fitojmë atë.
Shënim:António Guterres, është Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Është e mërkura e datës 14 prill 1943. Një mbrëmje pranveror...
Në shekullin e XVII-të, ndodhi spekulimi i parë i madh tregt...
Vitamina C është një ilaç i zakonshëm, për të cilin disa nje...
Nga Jochen Bittner “The New York Times”* Evropa mund të jetë...
Gjermania është një nga vendet që po përmbys shanset e mbije...
Çfarë do të thotë që raporti i përhapjes duhet të zbresë nga...
Pandemia, është një fjalë e frikshme. Por bota ka parë pande...
Nga Andreas Kluth “Bloomberg View”* Covid-19, është veçanëri...
Virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje – jo vetëm p...
Kancelarja Merkel, Presidenti francez Macron dhe kryeministr...
Nga Daniel Stelter “The Globalist”* Ndonëse jemi vetëm në fa...
Historia e termit mjekësor “pacienti zero”, pra ai që shkakt...
Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë. Sa koh...
Në fund të vitit 2002 shpërtheu SARS me pasoja të rënda akut...
Në vështrim të parë shërbimet sekrete dhe pandemia Corona nu...
Nga Douglas Mackinnon “The Hill”* Shumica e njerëzve, kanë d...
Në Kinë, mbyllja funksionoi menjëherë, por u kuptua pas 12 d...
I ashtuquajturi “Imunitet i tufës” është një mekanizëm sipas...
Burra, gra dhe fëmijë janë të infektuar me virusin e ri Coro...
Shkollat po mbyllen në të gjithë vendin, ndeshjet sportive j...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...