Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Nga Daniel Stelter ?The Globalist?
* Ndonëse jemi vetëm në fazën e dytë të një krize me katër faza të koronavirusit, nuk është kurrë shumë herët të nisim të mësojmë leksionet që i shpërfillëm më herët, dhe që kontribuan në zgjerimin e krizës.
Kur them ?vetëm faza e dytë?, këto janë fazat 3 dhe 4:Epidemia e koronës (faza e parë) dhe kriza aktuale financiare që vijon (faza e dytë), do të pasohen nga një goditje deflacioniste për ekonominë reale (faza e tretë), dhe më pas në fazën e katërt, do të shtrohet pyetja nëse funksionon ende sistemi ynë monetar dhe ekonomik.
Faza nr.1: Epidemia, që nuk duhej të shndërrohej në një krizë
Në fillim patëm një epidemi të virusit të ri në Kinë. Pas dështimeve serioze në nivelin lokal, autoritetet qendrore në Kinë, vendosën të zbatojnë një plan të vërtetë lufte kundër virusit, që duket se është i suksesshëm. Numri i të infektuarve të rinj, është tani në rënie.
Sigurisht, virusi në Kinë nuk është mposhtur ende, por ai është nënshtruar. Koronavirusi do të mbetet aktiv, ai do të vazhdojë të infektojë popullsinë, dhe do të jetë për vite më radhë një faktor ndikues i jetës në Kinë. Por falë masave drastike, autoritetet ia kanë dalë që të fitojnë kohë.
?Këta kinezët!?: Përgjigja arrogante e Perëndimit
Dhe çfarë bënë përballë kësaj situate vendet perëndimore? Zgjodhën të shohin me habi hapat radikalë, që ndërmorën kinezët për ta luftuar koronavirusin. Në atë fazë, bota perëndimore karakterizohej kryesisht nga një ndjenjë kurioziteti nga larg. Kina është larg. Dhe a nuk i kemi ditur gjithmonë, kushtet e dobëta higjeno-sanitare në tregjet e kafshëve në Kinë (dhe në fakt të të gjithë tregjeve në Azi)?
Por liderët tanë politikë, kishin shqetësime të tjera. Sezoni i karnavaleve kishte mbërritur, dhe duhej të shijohej si gjithmonë. Dhe natyrisht ishte futbolli, dhe ndeshjet e kampionateve duhej që të luheshin. Fatmirësisht Gjermania nuk ka më një familje mbretërore. Por as tek ne, askush nuk guxon të ndërhyjë mbi ?Mbretin Futboll?.
?Këta italianë!?: Një përgjigje arrogante brenda Evropës
Kur virusi u shfaq befas në Itali, paragjykimet thellësisht të rrënjosura, nxorrën me shpejtësi krye. A nuk kemi ditur gjithmonë neglizhencën e italianëve si komb? A nuk janë politikanët dhe shoqëria italiane, në thelb të paaftë për t?u përballur me probleme serioze? Dhe a nuk është sistemi italian i kujdesit shëndetësor, shumë i çuditshëm dhe i pafinancuar? Padyshim që nuk është aq i mirë sa i yni.
Një profeci vetë-përmbushëse
Tanimë koronavirusi është kudo, përfshirë Gjermaninë. Në vend se të ishin të përgatitur për të mësuar nga përvojat negative të vendeve të tjera, politikanët tanë kaluan nga arroganca tek veprimet e ngadalëta. Ndjenja e largësisë së krizës së koronavirusit, dhe e një niveli befasues relaksimi në mesin midis drejtuesve tanë politikë, i la hapësirë debatimeve mbi mbylljen ose jo të shkollave, me politikanë të paskrupuj si Mikael Mëler, kryetari i bashkisë së Berlinit, që tentoi të mbante hapur klubet dhe teatrot në qytet. Të tjerët, vazhduan të talleshin me virusin e ri. Ata deklaronin se koronavirusi ishte po aq vdekjeprurës, sa edhe një virusi i gripit sezonal.
Menaxhim katastrofik i i krizës nga Donald Trump
Nuk është aspak ngushëllues për evropianët, fakti që reagimi në Shtetet e Bashkuara nga ana e presidentit Donald Trump, ishte edhe më keq se ai i kryebashkiakut të Berlinit. Trump ka qenë angazhuar në akte tërësisht idiote, si për shembull shpërndarja sapo mori detyrën në vitin 2017 e ekipit që merrej me pandemitë me seli në Shtëpinë e Bardhë.
Pastaj, me gjithë pompozitetin dhe madhështinë e tij si ?Zoti i Universit?, ai zgjodhi të minimizojë rreziqet e koronavirusit. Çuditërisht, pajisjet e testimit nuk ishin të disponueshme
për ditë me radhë në sistemin më të shtrenjtë të kujdesit shëndetësor në botë. Dhe sistemi i tij i sigurimeve shëndetësore, nuk mbulon ende afro 30 milionë njerëz.
Numri i infeksioneve të raportuara në SHBA është i lartë. Vetëm pas disa javësh vonesë, Trump vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare, ndërsa refuzoi të pranojë çdo lloj përgjegjësie mbi pasojat e keqmenaxhimit të tij. Por të paktën ai lau duart, dhe ua la përgjegjësinë vendeve evropiane.
Shok kulturor: Azia funksionon më mirë se Perëndimi?
Me këtë krizë, vendet fqinje të Kinës në Azi, duket se po dëshmojnë se si mund të kihet sukses në menaxhimin e një krize. Tajvani, Vietnami, Hong Kongu dhe Singapori, morën masa të forta dhe të qëndrueshme që në fillim të epidemisë, për të mbajtur të ulët numrin e rasteve të reja.
Edhe pse shumica e këtyre vendeve kufizohen direkt me Kinën, numri i të infektuarve, në raport me madhësinë e popullatës së tyre, është dukshëm më i ulët se në Evropë.
Edhe pse shumë e prekur, Koreja e Jugut, po dëshmon të jetë një model sesi një vend i OECD-së, mund të përballet me këtë krizë. Shkalla e vdekjeve, është dukshëm më e ulët se sa në vendet e tjera. Dhe ky sukses i vendeve aziatike nuk është rastësi.
Këto vende kanë përvojën e afërt me SARS-in në vitin 2003. Ndërkohë mesa duket, politikanët dhe shoqëritë tona perëndimore, nuk mendojnë se e kanë të nevojshme mësojnë nga vendet e tjera. Por eksperienca e fundit, na meson për të kundërtën./ Përshtatur nga CNA.al
Historia e termit mjekësor “pacienti zero”, pra ai që shkakt...
Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë. Sa koh...
Në fund të vitit 2002 shpërtheu SARS me pasoja të rënda akut...
Në vështrim të parë shërbimet sekrete dhe pandemia Corona nu...
Nga Douglas Mackinnon “The Hill”* Shumica e njerëzve, kanë d...
Në Kinë, mbyllja funksionoi menjëherë, por u kuptua pas 12 d...
I ashtuquajturi “Imunitet i tufës” është një mekanizëm sipas...
Burra, gra dhe fëmijë janë të infektuar me virusin e ri Coro...
Shkollat po mbyllen në të gjithë vendin, ndeshjet sportive j...
Shpesh thuhet se më shumë se 93 për qind e të gjithë komunik...
Gripi i Vuhanit, koronavirusi kinez, virusi Covid-19, ose th...
Nga Gerd Gigrnzer “Project Syndicate”Berlin – Askush nuk e d...
Nga Erika Hughes “The Conversation”“Ju lutemi të mos shtërng...
Kishte diçka kontradiktore në fjalimin e Boris Johnson në li...
* Një tren doli nga shinat teksa po ecte me 130 km/h në orë,...
Nga Mark Landler “The New York Times”* Në Frankfurt, preside...
Për më shumë se një shekull, Kulla Eifel, ka qenë një pjesë ...
Nga Jonah Lipton “The Guardian”*Koronavirusi është bërë i pa...
Deri tani, e dimë se COVID-19, është një sëmundje e frymëmar...
Mund të merret Kina si model i përgjigjes ndaj epidemisë? Ra...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...