web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse ajo çfarë nuk na vret, na fut në panik?

15 Mars 2020, 07:37, Blog CNA

Nga Gerd Gigrnzer ?Project Syndicate?

Berlin – Askush nuk e di se ku ose sa shpejt do të përhapet një virus i ri. Ne nuk mund t?i llogarisim rreziqet me saktësi, dhe do të mësojmë vetëm në karantinë nëse kemi reaguar me tepri apo e kemi nënvlerësuar situatën. Duke pasur parasysh këtë pasiguri, mënyra se si ne reagojmë ndaj një epidemie virale, është po aq e rëndësishme sa edhe natyra e patogjenit.

Dhe mënyra se si ne reagojmë ndaj koronavirusit COVID-19, duhet të udhëhiqet nga ato që kemi mësuar nga epidemitë virale të dikurshme. Por mos vini bast mbi këtë gjë. Epidemia e Gripit të Derrave e vitit 2009 vrau qindra mijëra njerëz, kryesisht në Afrikë dhe Azinë Juglindore.

Por në Evropë, ku kërcënimi ishte relativisht i vogël, mediat e përditësonin çdo ditë numrin e vdekjeve dhe numrin e rasteve të dyshuara. Në Britaninë e Madhe, qeveria parashikoi se rreth 65.000 qytetarë mund të vdisnin nga kjo sëmundje. Në fund, vdiqën më pak se 500.

Në mënyrë të parashikueshme, një llogaritje e tillë e përditshme ngjalli frikë, dhe i nxiti politikanët të marrin vendime të nxituara, jo të këshilluara – të tilla si grumbullimi masiv i ilaçeve – pa shqyrtuar provat. E gjithë vëmëndja ishte përqendruar tek virusi i ri, i panjohur, dhe jo tek mbrojtja e njerëzve nga kërcënimet më vdekjeprurëse, siç është gripi sezonal, i cili vetëm në vitin 2009 vrau shumë më shumë njerëz sesa Gripi i Derrit.

Ngjashëm, miliona njerëz, sidomos në vendet në zhvillim, vdesin nga malarja dhe tuberkulozi çdo vit. Dhe vetëm në Shtetet e Bashkuara, infeksionet spitalore vrasin rreth 99.000 pacientë në vit. Megjithatë, këta njerëz të pafat nuk marrin vëmendjen e duhur. Por, përse kemi më shumë frikë nga ajo që ka më pak të ngjarë të na vrasë?

Parimi psikologjik që na bën t?i druhemi Gripit të Derrit, Gripit të Shpendëve ose COVID-19, por jo gripit të zakonshëm, quhet frika nga rreziqet e frikës . Është e lehtë të nxisni frikën nga episode në të cilat shumë njerëz vdesin brenda një intervali të shkurtër kohor, siç është rrëzimi i një avioni apo epidemitë.

Por kur shumë njerëz vdesin gjatë një periudhe më të gjatë kohore – si nga aksidentet automobilistike apo gripi sezonal – është e vështirë që ta trembësh publikun që të vërë rregullisht rripin e sigurisë në makinë apo të vaksinohet. Merrni ?virusin? paradigmatik të mijëvjecarit: terrorizmin. Pas ngjarjeve traumatike të 11 shtatorit 2001, shumë amerikanë rreshtën së udhëtuari me avion, duke preferuar udhëtimt e gjata me makinë.

Vlerësohet se 12 muaj pas sulmeve, të paktën 1.500 njerëz humbën jetën në aksidentet rrugore, për shkak se u përpoqën që të shmangnin rreziqet e udhëtimit me avion, shumë më tepër sesa numri i përgjithshëm i pasagjerëve që vdiqën në të 4 avionët që u rrëmbyen nga terroristët.

Terroristët godasin me forcën e tyte fizike, që tërheq vëmendjen e të gjithëve. Sulmi i tyre i dytë ndodh me ndihmën e trurit tonë:frika jonë nga rreziku i frikës, na bën të zhytemi në panik. Dhe godftja e dytë mund të jetë e kushtueshme.

Brenda 2 vitesh nga sulmet e 11 shtatorit 2001, ekonomia amerikane humbi mbi 100 miliardë dollarë, për shkak të reduktimit të udhëtimeve, ndërprerjes së biznesit dhe anulimit të shumë aktiviteteve publike. Ndërkohë qeveria federale shpenzoi mbi 500 miliardë dollarë në masa sigurie, ndërsa populli amerikan pranoi shtimin e ndërhyrjs së shtetit në jetët e tyre si një kusht i sigurisë së tyre.

Por sot, një amerikan ka më shumë të ngjarë të vritet nga një fëmijë, sesa të hidhet në erë nga një terrorist islamik. Nuk janë vetëm terroristët, ndaj të cilëve ne kemi një frikë po aq të madhe. Në vitin 2009, qeveria egjiptiane urdhëroi vrasjen e të gjithë derrave në vend, edhe pse atje nuk ishin raportuar ende raste të Gripit të Derrit.

Por qeveria egjiptiane shfrytëzoi frikën e rrezikut të frikës, për të përndjekur pakicën e vogël kristiane në Egjipt. Sot, pakicat aziatike në SHBA dhe Evropë po paguajnë koston e COVID-19. Qytetarët me origjinë aziatike shihen me dyshim, ndërsa restorantet kineze nga Berlini në San Françisko po raportojnë një rënie të biznesit prej më shumë se 50 për qind, pasi klientët po i shmangin ato.

Dhe natyrisht, mediat kanë interesin e tyre t?i bien vazhdimisht këmbanave të alarmit, duke

na mbajtur të fiksuar pas faqeve, platformave mediatike në internet. Fatmirësisht, frika joproporcionale nga gjërat që nuk ka gjasa të na vrasin, nuk është e vështirë në trurin tonë.

Kjo është arsyeja pse leximi i rrezikut është kaq i rëndësishëm. Ne duhet të mësojmë matematikën e pasigurisë, domethënë të menduarit në mënyrë statistikore. Ashtu si leximi u jep mundësi njerëzve të kuptojnë tekstet, edhe të menduarit statistikor na lejon të kuptojmë dhe menaxhojmë rreziqet me të cilat përballemi.

Një pjesë e leximit të rrezikut është të mësuarit pse kemi frikë nga ajo që kemi frikë. Në fakt, të kuptuarit e pasigurisë dhe të kuptuarit e psikologjisë shkojnë së bashku. Kjo mund të ndihmojë publikun të shtrojë pyetjet e duhura – dhe politikanët të marrin vendimet e duhura.

Për shembull, kur u përhap Gripi i Derrit, shumë qeveri ndoqën këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe grumbulluan sasi të mëdha të Tamiflu-së, një ilaç që tregtohej në atë kohë për t?u mbrojtur ndaj pasojave të rënda të gripit të zakonshëm.

Por shumë këshilltarë dhe ekspertë të OBSH, kishin lidhje financiare me prodhuesit e këtij ilaçi, dhe ende nuk ka prova se Tamiflu është efektiv në kurimin e llojeve të ndryshme të gripit. SHBA-ja harxhoi mbi 1 miliardë dollarë për blerjen e këtij ilaçi, ndërsa britania e Madhe mbi 522 milionë dollarë, para që mund të ishin investuar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

Edhe me një lexim më të mirë të nivelit të rreziku, shumica e politikanëve do të kishin nevojë për një kurajo të madhe, për të vepruar më shumë në bazë të provave sesa nga frika. Por këta janë pikërisht lloji i udhëheqësve që na duhen dhe që duhet t?i respektojmë.

Kuptimi në rang global i rrezikut që po hasim, do t?i jepte të gjithëve një shans për t?iu qasur me kokë të ?ftohtë? situatave të tilla si epidemia COVID-19. Koronavirusi i këtij viti nuk do të jetë i fundit. Si një hap i parë drejt përballjes me epidemitë e ardhshme, ne duhet të mësojmë të jetojmë me pasigurinë, në vend se ta lejojmë veten të mbetemi peng i saj./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga